E enjte, 28.03.2024, 03:50 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Dita e poetëve

E premte, 21.07.2023, 07:22 PM


Dita e poetëve

Nga Ndue Ukaj

Në një ditë vere si kjo, 98 vjet më parë lindi gjeniu i letërsisë shqipe, Martin Camaj, kurse po në një ditë vere si kjo, 11 vjet më parë, kaloi në amshim poeti Ali Podrimja.

Lidhja mes Camajt dhe Kosovës është e fortë dhe në njëfarë mënyrë, atë që bëri Ernest Koliqi në fushën e arsimit, duke themeluar arsimin shqip në “tokat e lirueme", siç thoshte, atë e bëri Camaj në fushën e poezisë e të librit, duke botuar dy librat e tij të parë me poezi në Kosovë, me çka filloi zhvillimi i poezisë në Kosovë dhe në hapësira tjera shqiptare jashtë Shqipërisë.

Pra, Camaj në Prishtinë, botoi dy librat e parë “Nji fyell ndër male” (1953) dhe “Kanga e vërrinit” (1954), dhe me të zë fill poezia shqipe në Kosovë.

Kjo domethënë se Camaj bëhet njëlloj përgëzuesi i identitetit letrar e kulturor të Kosovës së mëvonshme.

Camaj solli në poezi tingujt e bukur e të painfektuar me ideologji dhe kështu poezia e tij ndikoi fuqishëm në krejt rrjedhat e letërsisë shqipe në këto hapësira, ndërkohë që ndikimi e tij vërehet në poezinë e Azem Shkrelit, Rrahman Dedajt, Ali Podrimjes dhe një plejade të tërë poetësh të Kosovës. Kjo është shenjë dhe dëshmi e një vepre të madhe dhe me ndikim.

Këto lidhje letrare dhe estetike janë vlerat themelore të kombit tonë, janë oksigjen për të pastruar atë helmin që ndonjëherë e mbjell politika dhe injoranca.

Leximi i veprës së Camajt e Podrimajt është shumë i dobishëm dhe mund të shërbejë si ilaç kundër gjuhës së gjarpnit.

Vepra e Camjat dhe Podrimjës janë dëshmi të forta sa të thella e sa të natyrshme janë lidhjet ndërmjet shqiptarëve.

Prandaj, t'i kujtojmë ata, të frymëzohemi nga vepra e tyre dhe t'i lexojmë, sepse gjuha e tyre e mrekullueshme na lartësoj dhe dëfton gjuhën e mirësisë dhe të bukurisë, për çka kemi nevojë si për oksigjen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora