Kulturë
Vladimir Shyti: Plazhi Durrësit nën sundimin e bashkisë
E diele, 16.07.2023, 07:48 PM
Plazhi Durrësit nën sundimin e bashkisë
Vëzhgim
Nga
Vladimir Shyti
“
Kam një foto të marrë që nga vitet e diktaturës komuniste. Eshtë një fotografi
e vjetër si në gështenjë të thellë, e
shplarë nga koha, megjithatë dallohet
qartë një pjesë e plazhit si një zonjë virgjëreshë”Zhukat e xukthit, qysh nga Agipi pranë urës së Dajlanit dhe
deri në Apollonia ndanin rrugën automobilistike me rërën e shndritshme, që zgjaste afro një kilometër deri në bregun
e detit. Më tutje trungjet e pemëve të lyer me gëlqere të freskët, të cilat ndiqnin udhën e shtruar me
zift, ku përfundonte në Plepa, dhe më pas rruga humbiste midis pyllit të
dëndur të pishave.
Tashmë
plazhi është kthyer në fushë beteje. Godinat hotelore kanë zaptuar në mënyrë
ritmike mbi gjysmëm e rërës, ku dikur
njerzia Durrsake ngulte kallamat me mbulesa bardhoshe dhe, jehona e tyre përhapej në tërë
bregdetin, plazhi i gjithi ishte pronë e
tyre. Por, kujt do t’i shkonte ndërmend
gjith kjo tridhjetë vjet më parë?Qyteti është një vend i mrekullueshëm. I
mbledhur përreth gjirit, gati në një
nivel me detin, i përqafuar nga kodrat
dhe i lëpirë nga deti. Por, po të
rrugëtosh pranë tij nuk sheh as dhe një copë hapsirë ujore detare, pasi ngrehinat madhështore shtuan kodrat dhe
malet në këtë qytet, të cilët të
pengojnë të hedhësh sytë më tej.
Pasi
mbaroi vitin shkollor, im nip më lutet
që të bënin ca ditë plazh. E vendosëm,
dhe të nesërmen herët në mëngjes u nisëm plot gaz dhe hare. Kaptuam urën
e Dajlanit dhe u përballëm me një objekt në ndërtim përbri hotel Tiranës, që
kishte zënë për momentin hyrjen për në plazh. Nëpërmjet një shtegu dhish
u futëm më në fund në breg të detit. Cadra kashte e shazllone të rrjeshtuar si
ushtarë të një perandorie, që prisnin
trumpetën e betejës kishin zaptuar Agipin. Më pas disa cadra të vendosura në mënyrë
të parregullt, ndarë me një hendek
kultivitatori, afro tridhjetë
metra-katror ishte plazhi publik, që
ndahej nga perandoria në mënyrë të shëmtuar e përbuzëse. Tepër i nervozuar
vendosa çadrën midis të tjerve,
pothuajse ngjitur me ta. Im nip njëmbëdhjet vjeçar e vuri re shqetësimin
tim, por shpejt e rrëmbeu pasioni për
detin dhe e kaloj në heshtje. Pra, ky
ishte plazhi publik, një b…pule në atë
vend të pushtuar dhe, arsyea
dihet;bashkia e qytetit kërkon të vjelë sa më shumë para nga zaptuesit. Ky
element jo i veçantë për plazhet tona është një lloj mikrobi që ndërfutet, ashtu sikur zhiva për zjarrin dhe ujin, një armiqësi ndaj jetës të njeriut që ka
pësuar zhgënjim shumë më herët prej saj:Vdiq ajo edukatë e qetësi e
trashguar, tashmë e “reja e
magjishme”duket diçka e vogël në këtë arë me kallamishte. Ligjet e jetës
kërkojnë rritje të vazhdueshme, ato nuk
të lejojnë të qëndrosh jashtë rrotullimëve jetësore dhe, bashkia e di fort mirë këtë gjë, por veprimi saj ka një kuptim të
drejtpërdrejtë –arrogante.