E premte, 26.04.2024, 12:04 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Zenel Shehu dhe njeriu i ri

E premte, 14.07.2023, 08:42 PM


Zenel Shehu dhe njeriu i ri

Nga Kastriot Dervishi

Me kërkesë të aleatëve anglo-amerikanë, më 30.4.1952 hynë në Shqipëri diku nga zona e Kolonjës dhe përfunduan deri në zonën e Bulqizës, Zenel Shehu dhe Tahir Premçi. Misioni i tyre ishte informativ për të mësuar se si ishte gjendja në vend dhe jo sikurse është paraqitur se do organizonin kryengritje, etj. Zbulimi i Zenelit, nuk lidhet me ndonjë plan të madh agjenturor, por ishte efekt i njeriut të ri që kishte krijuar regjimi. Tre persona ndikuan në kapjen e tyre.

I pari, Rizai (ish oficer zogist, më pas partizan e pas lufte mësues) ishte bashkëpunëtor i Sigurimit nga viti 1951 dhe kish dy halla te fisi Shehu, ndërsa dy të tjerët, Latifi dhe Mexhiti ishin të afërm të Zenelit, të cilët u rekrutuan më vonë. Më 28.6.1952 Zenelin dhe Tahirin i shitën pikërisht vullnetet e njeriut të ri dhe jo ndonjë lojë agjenturore e mirëfilltë. Ata u kapën afër liqenit të Vajkalit dhe pikërisht për këtë arsye, radioloja mori këtë emër. Në studimin e Pilo Shantos “Liqeni i Vajkalit”, pra pa nisur radioloja, kapja e Zenelit dhe Tahirit zë pjesën më të madhe.

Deri këtë pikë çdo gjë lidhej me njeriun e ri.

U arrestuan pas desantimeve: më 4.8.1952 Halil Branica; më 29.1.1953 Ahmet Kabashi, më 1.5.1953 Hamit Matjani, Naun Sula dhe Gani Malushi. Pas arrestimeve të fundit, radioloja nuk zgjati shumë, por u mbyll më 23.10.1953.

Lidhen me grupin e tyre desantët që u vranë në një ditë, më 4.6.1953: Haxhi Gjyla, Nuri Plaka, Zenun Gjolena, dhe Pal Nikoll Ndoji.

Askush nga desantët nuk e dinte se si ishte njeriu i ri. Konkluzioni i misioneve ishte i dhimbshëm: populli shqiptar nuk donte ndryshimin, por regjimin e triskave e më vonë tollonave. Njeriu i ri do vijonte ta thellonte gropën e gjithë shoqërisë.

Zenel Shehu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora