E enjte, 28.03.2024, 07:07 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kryeministri ynë sheh veç armiq dhe marrëzi

E premte, 07.07.2023, 06:33 PM


Ndue Ukaj:

Njeriu që është në mes të një pylli s'e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një fjalë angleze.

Pyllin e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.

E kryeministri Albin Kurti është futë në mes të një pylli marrëzish dhe sheh vetëm armiq e marrëzi.

E vërteta është se armiqtë e vërtetë, Kosova s'i ka në Tiranë, në Europë, në Amerikë, ata më lehtë i gjen në Prishtinë, janë do mendjekëqij  ose do don kishotë që luftojnë me mullinjtë e erës.

Dhe fatkeqësia bëhet më e madhe ngaqë Kurti është i rrethuar me disa demagogë të rrezikshëm dhe me do mjerana trushpëlarë që kur u thotë baba ideologjik fluturon gomari, si në kor e ethshëm bërtasin: fluturon, fluturon.

Një kryeministër që s'fol kurrë për vlera e virtyte, veç kryeministër i mirë s'mund të jetë.

Një kryeministër të cilit zor t'ia gjesh një fjali të bukur e vizionare për vendin, pos do ushtrimeve bajate retorike, dokrrave e paçavureve urrejnxitëse, ai veç kryeministër i mirë s'mund të jetë.

I kryeministri ynë, prej se është në politikë, dy dekada, sheh veç armiq dhe marrëzi, prandaj kapacitetet e tij qeverisëse janë të varfra dhe rezultatet e punës së tij tre vjeçare as me mikroskop s' mund të duken.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora