| E premte, 07.07.2023, 07:33 PM |
Ndue Ukaj:
Njeriu
që është në mes të një pylli s'e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një
fjalë angleze.
Pyllin
e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.
E
kryeministri Albin Kurti është futë në mes të një pylli marrëzish dhe sheh
vetëm armiq e marrëzi.
E
vërteta është se armiqtë e vërtetë, Kosova s'i ka në Tiranë, në Europë, në
Amerikë, ata më lehtë i gjen në Prishtinë, janë do mendjekëqij ose do don kishotë që luftojnë me mullinjtë e
erës.
Dhe
fatkeqësia bëhet më e madhe ngaqë Kurti është i rrethuar me disa demagogë të
rrezikshëm dhe me do mjerana trushpëlarë që kur u thotë baba ideologjik
fluturon gomari, si në kor e ethshëm bërtasin: fluturon, fluturon.
Një
kryeministër që s'fol kurrë për vlera e virtyte, veç kryeministër i mirë s'mund
të jetë.
Një
kryeministër të cilit zor t'ia gjesh një fjali të bukur e vizionare për vendin,
pos do ushtrimeve bajate retorike, dokrrave e paçavureve urrejnxitëse, ai veç
kryeministër i mirë s'mund të jetë.
I
kryeministri ynë, prej se është në politikë, dy dekada, sheh veç armiq dhe
marrëzi, prandaj kapacitetet e tij qeverisëse janë të varfra dhe rezultatet e
punës së tij tre vjeçare as me mikroskop s' mund të duken.