E enjte, 23.03.2023, 01:53 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Liria' sot të vret n'pabesi pas shpine

E merkure, 01.02.2023, 08:00 PM


“LIRIA” SOT TË VRET

N’PABESI PAS SHPINE

NGA KALOSH ҪELIKU

Sistemi komunist jugosllav shqiptarëve, nuk u jepte Liri të barabarta kombëtare: Shkolla në Gjuhën Shqipe. As, Gjuhë Shqipe. Flamur kuqezi me Shqiponjën Dykrenare. Aqmëpak portretin e Skënderbeut në jaknën e setres. Ose, u jepte aq të drejta kombëtare sa për sy faqe, si bashkëpunëtorë të “vëllazërim - bashkimit”. Kur t’i tekeshte i shpallte armiqë të shtetit “përbashkët”: “nacionalistë, irredentistë dhe terroristë shqiptar”. Armiqë, në shtetin e “përbashkët” të “Vëllazërim - bashkimit”, duke i rrasur në burg me disa vite në “Goli Otok” dhe “Idrizovë”. Publikisht, u jepte doza partiake të kufizuara komuniste, aqsa: të mos dehen me çaj rusi nga “Liria”, dhe të dalin rrugëve me parulla anti jugosllave në demonstrata për Liri Shqiptare.

Përçudi, haptas u jepte xhami me dy e katër minare në Trojet Etnike Shqiptare. Hoxhallarë, e “xhematë” me thasë e qerre.  Haxhi, me autobusë për në Tokën e premtuar në Mekë. Por, jo edhe Burra mejdani, në Shqipëri.

Përinatë, shqiptarët vite me radhë, “Vëllazërim - bashkimit” i shpallnin Luftë për Liri. Gjuhë Shqipe. Flamur kuqezi. Shqipëri Etnike. E, harronin, se Liria: Sot, të vret në pabesi pas porte. Edhe, atë: me “armikun e padukshëm” Koronavirus dhe Pandemi.

Gabim historik i “vëllezërve” tanë jugosllav... Edhe, i joni melez si shqiptarë. Nuk kanë ditur të bëjnë politikë madhore me shqiptarët si Sot, në sistemin Neokomunist. Shqiptarëve, jepu “Liri”... Fe Islame... Xhami, me dy e katër minare... Parti politike... Sallmadi... Por, jo edhe shkolla shqipe... Libra... Flamur kombëtar kuqezi... Që, ato vetë do t’i shndërrojnë në fabrika të partive politike për prodhimin e gjysmëanalfabetëve. Problem historik, me të cilin ballafaqohemi edhe Sotekësajdite, ne shqiptrët.

Sistemi Neokomunist na i ”dha” shqiptarëve të gjitha të drejtat e “barabarta”  kombëtare: shkolla shqipe, gjuhë shqipe, flamur kombëtar kuqezi... Dihet, me Koronavirus dhe Pandemi. Por, nuk na dha Tru në kokë, edhe Sotekësajdite Atdheun. Na la me këmbët dhe trutë në legen. Prandaj, edhe kemi mbetur ende në sistemin Neokomunist.

Liria, të vret në pabesi pas shpine...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora