Mendime
Jusuf Buxhovi: Shqiptarët, historikisht dhe kulturalisht pjesë e Europës
E merkure, 01.02.2023, 07:56 PM
SHQIPTARËT - HISTORIKISHT DHE KULTURALISHT PJESË E EUROPËS
Nga
Jusuf Buxhovi
Në
Universitetin Europian të Tiranës mbajta ligjeratën "Shqiptarët dhe
Europa". Në fokus të ligjërimit,
para studentëve të shkencave politike, ishin raportet historike, kulturore dhe
politike të shqiptarëve me Europën si
qytetërim perëndimor nga antikiteti në themel të saj, mesjeta e hershme, ajo e
mesme e deri te koha e re. Me këtë rast u theksua roli i madh i trinomit
mbretëror ilir: Dardani, Maqedoni Epir në raportet shoqërore dhe politike të
antikitetit si dhe dimensioni i ndikimit të tyre në hapësirën euro-aziatike tek
formacionet tjera shtetërore të kohës deri te ato perandorake që u pasqyruan me
shfaqjen e Perandorisë së Romës dhe të Bizantit. Hapësira e këtyre mbretërive ishte edhe djep i
politeizmit dhe i filozofisë antike në
kuadër të medësisë sa prej nga rrodhi edhe helenizmi si filozofi.Por, edhe
monoteizmi, me besimet abrahamike, pati epiqendrën e tyre ideore nga shfaqja e
deri te pranimi i tyre zyrtar në shekullin IV nga perandori Konstantin i Madh
në këto hapësira. Në këtë zhvillim, Iliriku dhe Dardania, paraqesin
magjistralën e shtrirjes së krishtërimit drejt perëndimit si liturgji po edhe
me objektet e shumta të kultit, që edhe
sot e gjithëditën janë të pranishme në haspësirën shqiptare edhe në format e
hershme paleokristiane. Pra, në këtë aspekt,
shqiptarët historikisht dhe kulturalisht qendrojnë në themelet e
qytetërimit europian, të asaj që përcakton edhe karakterin e konceptit perëndim. Anashkalimi i këtij fakti shfaqet
në kuadër të politikave antishqiptare të prodhuara nga propaganda sllavo-ruse e
shekullit IX dhe XX, me rastin e krijimit të shteteve të reja në hapësirën
europiane të Perandorisë Osmane, në përputhje me inteteresat hegjemoniste të Moskës dhe
vasalëve të saj: serbëve dhe bullgarëve. Mbi këto koncepte u ndertuan edhe platformat
hegjemoniste "Naçertanja" serbe, "Megaloideja" greke dhe
ajo bullgare, ne të cilat synohej lukuidimi i plotë i çështjes shqiptare nga
Ballkani. Këto platforma u mbështetën mbi mohimin e shqiptarëve si pjesë e
antikitetit dhe mesjetës, duke u paraqitur si popull i mjegulluar, pa histori
dhe mbetje e rrezikshme osmane në djepin europian! Këtu fillon edhe anatema e
shqiptarëve si element antieuropian, që për pasojë, në shekullin IX dhe XX,
pati tri gjenocide ngaj shqiptarëve të
kryera nga shteti serb dhe grek. Diskursi i tillë u vazhdua thuajse pandërprerë
edhe pas shpalljes së shtetit shqiptar, siç po vazhdon edhe kundër shtetit të
Kosovës, si një realitet që në njëfarë mënyre korrigjon gabimet historike ndaj
shqiptatarëve në dy shekujt e fundit. Por, duhe thënë, se shfaqja e shtetit të
Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe në këtë shekull, dhe mbështetja e
tij nga SHBA-të dhe partnerët më të fuqishlm europuan (Gjermania, Franca
Britania e Madhe, Italia dhe të tjerë) për ç'gjë për ta shpëtuar nga gjenocidi
i katër serb, hodhën edhe bomba mbi
Serbinë, tregon për fitorën e rezonit europian për shqiptarët si pjesë e hartës
historike, kulturore dhe politike eurpiane, prej nga hegjemonizmi sllavo-rus
deshi ta përjashtojë me të gjitha mjetet, siç po vepron edhe tash kundër pranimit të këti realiteti që shaqet si
interes gjeostrategjik dhe gjeopolitik i SHBA-ve NATO-s dhe perëndimit në përgjithësi. Ky
konstalacion nga shqiptarët në të dy
shtetet duhet të përcillet me përgjegjësi të madhe, meqë është ekzistencial.