| E marte, 13.06.2023, 07:55 PM |
Kosova
dikur dhe sot!
Shkruan:
Florim Zeqa
Republika e Kosovës gjendet në një situatë më të keqe sesa përgjatë viteve të ’90-ta kur ishim të okupuar, pasiqë e kishim pushtetin moral në duart tona, e kishim mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve të botës demokratike. Asokohe nuk kishim shtet, por kishim lidership të urtë e të përgjegjshëm, kurse sot kemi shtet, por po na mungon lidershipi i përgjegjshëm!
Diplomaci shterpë dhe
inerte
E
gjithë kjo po ndodhë fajin e lidershipit aktualë dhe gjithë spektrit politik në
Kosovë. Sot përveqse nuk kemi lidership politik të mençur, të urtë dhe të
përgjegjëm, i cili nuk është në gjendje që t’iu përulet miqve ndërkombëtar kur
është në pyetje interesi i shtetit, siç bënte presidenti historik Ibrahim
Rugova për ruajtjen dhe mbrojtjen e qenjes sonë kombëtare.
Më
ligjore dhe më demokratike ka qenë Kosova shqiptare në rrethanat e okupimit
klasik të Serbisë sesa që është sot. Më të fuqishëm e ka pasur pushtetin moral
klasa politike në shtetin paralel sesa sot në shtetin e lirë dhe të pavarur.
Përderisa
në vitet e ’90-ta e kemi pasur një diplomaci aktive dhe të hapur ndaj botës,
sot e kemi një diplomaci shterpë, inerte dhe inekzistente e cila nuk po arrin
ta bëjë asnjë hap para në avancimin e Kosovës në arënën ndërkombëtare.
Dikush
mund të mos pajtohet me konstatimin tim, por janë faktet ato që e dëshmojnë
realitetin e hidhur të diplomacisë kosovare. Asnjë njohje ndërkombëtare dhe as
një progres në politikën e jashtme.
Përderisa
për lidershipin e viteve të ’90-ta hapeshin të gjitha kancelaritë e SHBA-ve dhe
të vendeve tjera evroperëndimore, lidershipi i sotëm sorrollatet korridoreve në
vigjile të ndonjë konference ndërkombëtare në stilin e gazetarëve për ta takuar
ndonjë lider perëndimor apo ambasador të një shteti mosnjohës sa për t’u
fotografuar, për ta plasuar më pas në media si lajm të lobimit për njohje të
Kosovës.
Dështimet ngarendin
njëri pas tjetrit
Dështimet
nuk janë vetëm në planin e jashtëm, por edhe të brendshëm. Klasa aktuale
politike në pushtet dhe opozitë ka dështuar të avancojë çështjen e zhvillimit
ekonomik dhe të shtetndërtimit të Kosovës si shoqëri e lirë dhe demokratike,
dhe bërjen shtet të barabartë për të gjithë qytetarët.
Nodhë
pikërisht kështu për faktin se pushtetit aktual po i mungon një opozitë e
fuqishme dhe konstruktive, po i mungon një shoqëri civile aktive dhe e
organizuar, por po i mungon edhe një mërgatë siq ishte viteve të ’90-ta, e
painstrumentalizuar nga partitë politike, e cila e ndihmon pushtetin kur punon
mirë për shtetin, kurse e ndëshkon dhe bojkoton pushtetin kur e dëmton
interesin e shtetit.
E
sot nuk ka interes më të madh për shtetin sesa ruajtja dhe forcimi i raporteve
me miqt historik dhe tradicional të vendit tonë, siq janë SHBA-të dhe disa prej
shteteve të Bashkimit Evropian.
Për
fat të keq lidershipi ynë po e bën të kundërtën, duke kultivuar ideologji
politike dhe fetare
të
cilat janë në kundërshtim të plotë me interesat afatëgjata historike dhe me
ardhmërinë e vlerave perëndimore të shqiptarëve.
Sot
ndodhemi para një situate tejët serioze, të diskutimit ndërkombëtar të çështjes
së Kosovës pas 24 viteve në liri. E gjitha po ndodhë shkaku i mungesës së
vizionit pragmatik dhe kryeneqësisë së liderëve shtetërorë. Pasi të gjitha
qeveritë e deritanishme deri tek kjo e sotmja nuk ofruan zgjidhje të problemit
të veriut. Mirëpo, për dallim nga qeveritë paraprake, kjo e tanishmja më shumë
po shkakton sesa po zgjithë probleme, duke u larguar nga partneriteti dhe
bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtar.
Sa
më shpejtë dhe sa më parë duhet të dalim nga ky çark i mbyllur, nga kjo situatë
vetë-rrënuese, e cila mund të evitohet me një përulje dhe kërkim falje të
sinqertë ndaj miqve ndërkombëtar, ndaj atyre që na ndihmuan në çlirimin e
vendit dhe bërjen e Kosovës shtet.
Ai
i cili nuk e derdh një pikë gjak dhe një pikë djersë për tokën dhe shtetin e
vet, nuk ka të drejt as të vorroset në të.