Mendime
Nue Oroshi: Shoqata "Trojet e Arbrit" sot feston 19 - vjetorin e themelimit
E marte, 13.06.2023, 07:54 PM
Shoqata "Trojet e Arbrit" sot feston 19 - vjetorin e themelimit
Nga
Nue Oroshi
Një fjalë popullore shqipe thotë: " Se kur të vetë pleqëria se ku e ke lanë të rijtë vaj halli për ty! " Por kur të rinjtë e lenë me angazhime
për të ndriçuar historinë shqiptare dhe për ta sjellur dhe korigjuar mangësitë
dhe fallsifikimet historike atëherë është një lumturi për punën e kryer me
vite. Edhe Shoqata " Trojet e Arbrit " e themeluar para 19 viteve në Hamburg të Gjermanisë është
shoqata e vetme shqiptare e cila i ka qëndruar stuhive dhe rrebesheve
kundërshtuese. Nuk është e lehtë të ndriçosh gjithë ato ngjarje historike, nuk
është e lehtë të ndriçosh veprimtarinë e mijëra atdhetarve shqiptarë që nuk
është shkruar fare për ta ose janë përmendur vetëm në kontekstin negativ.Kur e
filluam këtë punë para 19 viteve ishte e paimagjinuar të mendosh se
pikërisht kjo Shoqatë sot do ta luan rolin e dy akademive shkencore asaj në
Shqipëri dhe asaj në Kosovë që lirisht mund te themi kanë mbetur që të
dyja nën hijen e Shoqatës " Trojet e
Arbrit ".
Shoqata" Trojet e Arbrit " për 19
vite të punës së saj ka mbajtur 22 sesione të rregullta dhe të veçanta
shkencore, ka mbajtur 12 akademi shkencore dhe promovuese në të gjitha trojet
etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Kjo shoqatë ka botuar 30
vepra enciklopedike ku vetëm në këtë vit ka nxjerr nga shtypi 5 vepra
enciklopedike në mesin e të cilave hyjnë edhe dy Librat enciklopedik " Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare " me gjithsejt 1296 faqe. Përveç punës organizative dhe
botuese Shoqata " Trojet e Arbrit" deri tash ka kryer edhe dy projekte
kombëtare ku në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare ka vendosur Monumentin e
Gjergj Kastriotit.Vendosja e këtij monumenti i ka çuar peshë qarqet neotomane
dhe ato pansllaviste kur shumica dolën lakuriq dhe e treguan vetvetën se në
cilin burim pijnë ujë. Ne nuk e lam me kaq.Vetëm një vit e gjysmë mbrapa
e vendosëm Memorialin për 28 Martiret shqiptar të vrarë barbarisht në fshatin
Nashec të Prizrenit në marsin e vitit 1913. Ky memorial u vendos në shenjë
respekti për 25.000 mijë shqiptarët e vrarë që i vrau Serbia në periudhën
kohore nëntor 1912 e deri në mars 1913. Pas këtij memoriali që i falënderoj
familjarët e të vrarëve që e financuan këtë memorial Shoqata " Trojet e Arbrit" vazhdon
tutje. Ne se bashku me skulptorin Fiqiri Kasa e bëmë projektin më të mirë
kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren. Pas pesë kërkesave
drejtuar institucioneve komunale dhe atyre shtetërore ata të ndikuar nga
politika neotomane në trojet shqiptare e refuzuan pa fije turpi projektin
e Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren.Tash ka mbetur që ky projekt te
vendosët pa lejën e institucioneve neo otomane dhe atyre pansllaviste në
Kosovë. Anashkalimi i shumë figurave historike që kanë qenë heronj të vërtetë e
jo heronj të rremë na bëri që këtë vit të fillojmë edhe me dy projekte të tjera
kombëtare.Kemi filluar me projektin e Monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut në
Shkodër si dhe jemi në fazën e parë te përgaditjes se dokumentacionit për
monumentin e Nderit të Kombit Prenkë Bibë Dodës në Prizren ku do t´iu
bashkangjitet heronjëve të tjerë Abdyl Frashërit,Ymer Prizrenit e Sulejman
Vokshit. Gjithashtu gjatë këti viti në shenjë nderimi të 80 - vjetorit te
themelimit te Lidhjes se Dytë te Prizrenit në Dibër do ta mbajmë sesionin e
XVII-të të rregullt shkencor për Qënderesën në Dibër dhe në të gjitha trojet
etnike shqiptare. Kurse në Pejën e Lekë Dukagjinit me respekt te madh do mbajmë
një sesion te veçantë shkencor për 120 vjetorin e lindjes se mendjendriturit
dhe dritëpamesit të kombit shqiptar profesor Ernest Koliqi. I gjithë ky
aktivitet shkencor, organzativ, atdhetar,i vendosjes se monumenteve historike
është duke u kryer më një vullnet te pashoq dhe pa asnjë përkrahje
institucionale. Institucionet jo vetëm që nuk na përkrahin por ato edhe mundohën
që të na bllokojnë në anën tjetër. Po financojnë gjëgjëza apo ndonjë libër
gjeja me poezi: u rrit djali u ba burr i thotë babës s´je kanë kurrë.
Për të arritur gjithë këtë sukses është dashur një punë shumë e madhe në shumë
aspekte. Fillimisht dua të falënderoj ish kryetarin e nderuar prof.dr.Muhamet
Shatrin i cili përplot 11 vite e udhëheqi këtë shoqatë jo me pak vështirësi.
Meqenëse vargu është i madh i mbi 300
studiuesve dhe shumë veprimtarëve që dhanë kontribut si në aspektin shkencor e
organizativ dhe në aspektin financiar dua t´iu bëj një falënderim të
përgjithshem dhe t´iu them se çdo guri që e keni vendosur në Kalanë e
madhe me emrin" Trojet e Arbrit "është
bërë një muranë e vërtetë dhe një pengesë e madhe për dëpertimin e ideologjive
te huaja qoftë karpatiane apo aziatike. Çdo
përkrahje që i keni dhënë kësaj shoqate është shënderruar në një përgamene të
shkruar dhe këto pergamena i kemi bërë bashkë dhe tash historia shqiptare ka 30
vepra enciklopedike te botuara. Një falënderim të veçantë dua ta shprehi edhe
për të gjithë ata studiues dhe studiuese që nuk janë në mesin tonë por që e
kanë dhanë një kontribut te çmuar. Shoqata" Trojet e Arbrit" kurrën e
kurrës nuk do ta harron kontributin e tyre dhe do ti përkujtoj me nderë dhe
respekt për jetë te jetëve. Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë 19 vjeçarë pati edhe
ndonjë studiues që u lodh me kontributet e ti, pati edhe ndonjë studiues tjetër
që hyri tek "Trojet e Arbrit "me ndonjë
qëllim te caktuar por ne gjithmonë i kemi falënderuar për aq sa kanë
kontribuar. E veçanta që e dallon Shoqatën "Trojet e Arbrit" nga
organizatat dhe institucionet tjera është fakti se kryesia e kësaj shoqate nuk
ka pasur kohë asnjëherë te mirret me thashetheme. Ne ato i kemi hedhur pas
shpine dhe i kemi te hedhura edhe tash. Motoja jonë është: " Ata që janë atdhetarë dhe studiues të vijës kombëtare
urdhëroni rrugën e keni të hapur që bashkarisht me ne ti çojmë gjërat përpara !" E krejt
në fund dua t´iu them se një fëmijë që ka lindur para 19 viteve sivjet është
regjistruar në fakultet dhe ka filluar rrugën akademike. Shoqata "Trojet e Arbrit" është
shëndrruar në një Akademi Kombëtare e cila është duke ju treguar rrugën
shqiptarëve se ka duhet shkuar. Kurse vitin tjetër do ta mbaj një sesion te
madh shkencor kushtuar veprimtarisë 20 vjeçare te Shoqatës " Trojet e Arbrit", dhe
gjithë atyre burrave dhe grave atdhetare që na përkrahen dhe nuk i kemi në
mesin tonë.