E shtune, 20.04.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Radisti dhe polici

E premte, 09.06.2023, 07:43 PM


Në filmin “Gracka” është një skenë në të cilën radisti Refik (aktori Guljem Radoja), del nga qelia duke sulmuar rojen, por vritet pak metra larg objektit ku rrinte. Në fakt, bëhet fjalë për 30 vjeçarin Tahir Sulejman Premçi dhe ngjarja është krejt tjetër. Në vitin 1945 duke qenë ushtar në Gjirokastër, u arratis në Greqi. U kthye si desant dhe u arrestua. Duke qenë i paburgosur, arrin të manipulojë rojen e brendshme, Gani Rosën, të cilit i thotë se po ta lironte, do arratiseshin dhe të dy do dilnin jashtë Shqipërinë sepse xhaxhai i kish lënë Ganiut një pasuri të madhe. Në këtë mënyrë, më 28.10.1952 Tahiri dhe Ganiu dalin të armatosur nga paraburgimi i Degës së Punëve të Brendshme të Tiranës te selvia dhe marrin rrugën e Shëngjegjit. Atje, më 2.11.1952 pikasen se alarmi ishte dhënë; Ganiu arrestohet dhe Tahiri vritet (mund edhe të jetë vetëvrarë për të mos rënë i gjallë). Fotoja e tij u ekspozua në Muzeun e MPB-së dhe revistën “Në shërbim të popullit”.

Gani Rosa u dënua me vdekje dhe u ekzekutua. Edhe bashkëshortja e tij u dënua për moskallëzim krimi.

Në foto Tahir Premçi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora