Faleminderit
Jahja Drançolli: Lufta e Madeleine
E hene, 23.01.2023, 07:07 PM
Jahja Drançolli:
Si
sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së parë të
shtetit në SHBA, duke u bërë gruaja e parë që mban atë post në kabinet. Nga ky
post znj. Albright do të inkuadrohet fuqishëm në krijimin e kushteve objektive
për mbrojtjen dhe çlirimin perfundimtar të Kosovës me 1999!
Një
ditë pasi u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së, Madeleine Albright u
betua si Sekretarja e parë femër e Shtetit amerikan nga Zëvendëspresidenti Al
Gore në Shtëpinë e Bardhë. Si kryetare e Departamentit të Shtetit të SHBA-së,
Albright ishte femra zyrtare e rangut më të lartë në historinë e vendit, një
dallim që disa kanë thënë se i dha fund "glass ceiling” (“tavan qelqi”),
që i pengonte gratë të ngjiteshin në rangjet e qeverisë.
Albright,
Maria Jana Korbelova lindi në Çekosllovaki në vitin 1937 dhe iku në SHBA me
familjen e saj në vitin 1948 pas pushtimit komunist. Ajo studioi drejtësi në
Universitetin e Kolumbias në New York City dhe u diplomua me titutll doktor
shkence (Ph.D). Gjatë viteve 1970-ta, ajo shërbeu si anëtare e stafit në
Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, dhe në vitin 1989 u bë
presidente e Qendrës jofitimprurëse për Politikat Kombëtare. Në janar 1993, ajo
u emërua Përfaqësuese e Përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nga
Presidenti Bill Clinton, ku fitoi një reputacion si një negociatore e ashpër, e
drejtpërdrejtë në kontakte personale. Në dhjetor 1996, ajo u emërua nga Clinton
për të zëvendësuar Warren Christopher si Sekretare e Shtetit, posti më i
rëndësishëm dhe më i fuqishëm në kabinetin e presidentit.
Gjatë
gjithë mandatit të saj, Albright mbeti një përkrahëse e ndërhyrjes ushtarake
dhe një avokate e fortë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Në veçanti,
në vitin 1999 ajo spikati në ngritjen e vetëdijes së NATO-s për bombardimin e
Jugosllavisë së mbetur për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të
Kosovës nga forcat serbe- jugosllave. Bombardimet e NATO-s, disa e quajnë Lufta
e Madeleine, përfunduan pas 11 javësh sulme ajrore kur Jugosllavia ra dakord me
kushtet e NATO-s!