E shtune, 04.02.2023, 02:47 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: 7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë

E diele, 04.12.2022, 07:26 PM


7106 dokumente arkivore e bibliotekare i mblodha për historinë e kombit tonë

Nga Gjon Keka

Deri më sot arrita t'i mbledh dhe sistemojë 7106 dokumente arkivore dhe bibliotekare mbi jetën, veprën dhe epokën e artë të Gjergj Kastriotit dhe historisë së Arbërisë.

Të merresh me historinë e popullit arbëror nuk është punë e lehtë,  kur dihet se shumë nga dokumentet e vjetra janë zhdukur përgjatë shekujve nga pushtues të ndryshëm.

Megjithatë, fatmirësisht janë në fakt arkivat dhe biblotekat e ndryshme europiane e sidmos austriake që kanë ruajtur dokumente e vepra të vjetra mbi historinë e në veçanti për jetën,  veprën dhe epokën e artë të kryezotit dhe kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Për studiuesit, historianët dhe hulumtuesit e fushave , ndoshta është e kuptueshme se si dhe me çfarë mundi nxjerren dokumente nga arkivat dhe bibliotekat dhe se sa pluhuri i madh i kohëve i ka prekur ato dokumente apo vepra kur shfletohen,  për mua dhe studiuesit e historianët tjerë që kanë qëndruara nëpër arkiva kjo është e njohur, sepse vetë merrem vazhdimisht me studime të tilla e hulumtime, nxjerrje të dokumenteve e veprave të vjetra dhe se sa kohë e gjatë kalon deri sa të gjendet një dokument i vjetër i fshehur në mesin e shumë dokumenteve tjera.është pothuajse njësoj sikur të hulumtosh në thellësi të detit gjërat të çmuara që i kanë përkund valët e detit të shekujve, apo njësoj sikur të kërkosh në nëntokë ari të çmuar të fshehur nga e kaluara.

Mua personalisht pothuajse një pjesë e madhe e rinisë sime më ka shkuar duke u marrë me kërkime shkencore në arkiva e biblioteka nga gjitha ato vitet lodhje, mundimesh arritta të nxjerrë mjaftueshëm dokumente historike e që tani janë bërë pjesë e arkivit tim personal disa janë botuar në vepra të ndryshme të mia, dhe një shumicë e madhe janë ende të pabotuar , e disa do të botohen në vitet në vijim.

[Gjon Keka, studiues i epokës së  artë të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut]



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Përvjetori i lindjes së Dardanit dhe Europianit të Madh - Dr.Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Xhubleta në UNESCO - fillimi i pranimit dhe njohjes së simboleve të lashta të kombit tonë Gjon Keka: Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit Gjon Keka: Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: 28 nëntori 1443 është si dielli për historinë e kombit tonë Gjon Keka: Skënderbeu në shumë gjuhë të botës Gjon Keka: Stema e rrallë e familjes Kastrioti Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora