Kulturë
Prend Buzhala: Lëre hapin tim të qetë
E merkure, 23.11.2022, 07:17 PM
Prend BUZHALA:
ÇASTE
LIRIKE ME PAK FJALË
LËRE HAPIN TIM TË QETË
E
përse thua: o jetë,
përse
ngutesh si furtunë e marrë,
përse
fluturon si një shpend i plagosur?
E
i lutesh jetës: ma lejo
një
gjë krejt të vogël,
bie
fjala, një shikim që pret tepër gjatë,
bie
fjala, një hap të qetë
deri
te ajo shtëpi që e shoh nga larg.
E
pajtohesh me përgjërim : o jetë, kuptoje,
ka
mjaft vite për sëmundje,
ka
mjaft vite për vuajtje,
mjaft
vite si ato të fatkeqësisë.
Lëre
hapin tim të qetë!
MENDIM I HESHTUR ME TIS
PIKËLLIMI
Çka
vlen ajo kohë
që
nuk të dhuruaka trishtim,
dhimbje
zemre që shpërthen motet,
erë
që ta rrëzon trupin si në varr.
Kot
kërkon fjalë të mëdha,
me
peshë të rëndë.
Më
të rëndësishmet
janë
ato që nuk shqiptohen,
si
mendim i heshtur me tis pikëllimi.
PRUSHI I JETËS
Sa
më shumë e mallkon jetën
aq
më dëshpërimisht e do,
për
të rendur mbi hirin dhe prushin e saj,
mbi
rrugët me gropa, si gropa zemre,
mbi
shtigjet me gjemba e ferra,
si
thika në trup, si gjilpërë në sy.
E
prapë thua:
s'ka
gjë më të bukur se jeta.
(23 nëntor 2022)