Shtesë » Lajme
53% e punonjësve në kërkim të punës jashtë, 25% planifikojnë të ikin brenda vitit
E premte, 11.11.2022, 08:52 PM
Shqipërinë e presin ditë të vështira në drejtim të largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit, nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë.
Sipas
sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në
rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një
punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Rezultatet
e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që
të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të
ardhshëm.
Ndër
arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme
dhe një shkollim më të mirë për fëmijët, pagat më të larta, ikja për një jetë
më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.
Anketa
tregon se, tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në tranzicion nga niveli i
pakënaqësisë. P.sh. gati 62% e punonjësve janë shprehur se do të kërkojnë
ndryshimin e vendit të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm.
70%
do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe
vendimtar për marrjen e këtij vendimi.
Mundësia
për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e
punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e
kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.
Motivacionet
që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në
vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në
këtë vendim, si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe
balanca mes punës dhe jetës private.
Paga
është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në
Shqipëri dhe Kosovë.
Në
Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe, ndërsa në Shqipëri, arsye
të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë
private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.
16%
e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në
fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private
deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa në
institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë, konkretisht
vetëm mes 4% të punonjësve.
Rezultatet
tregojnë përmirësim në 2022, përsa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë
festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë viti 2019, 21% e punonjësve
punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa gjatë vitit
2022 kjo shifër ka zbritur në 16%.
Revista Monitor