E marte, 23.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Roli i Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912

E diele, 30.10.2022, 07:59 PM


Roli i  Vojsllav Tankosi?it në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912

Nga Dr. Qazim Namani

Në shekullin XIX, Rusia tani më i kishte hartuar disa projekte, për sllavizmin dhe greqizmin e popullatës ortodokse vllahe e shqiptare, për ti bashkuar ata kundër P. Osmane dhe popullatës të besimit islam në trevat e Ballkanit.

Sidomos luftës së Krimesë, dhe nënshkrimit të traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia filloi që ti nxitë për kryengritje të armatosur, popullatën e krishterë në Gadishullin Ballkanik.

Në disa qytete shqiptare, Rusia i hapi edhe konsullatat ruse. Në vitin 1866, konsull rusë në Prizren, u emërua Evgenije Timajev. Rusia tani më kishte emërua konsull edhe në Shkup, ndërsa në vitin 1902 e hapi konsullatën edhe në qytetin  Mitrovicës në Kosovë.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në viset e banuara me popullatë shqiptare, Perandoria Osmane, lejojë hapjen e shkollave në gjuhen serbe, ndërsa në kishat ortodokse u lejua që të sillen shumë klerikë rusë.

Në shkollat serbe, librat dhe plan programet siguroheshin nga Rusia. Në këto shkolla ngrihej morali për sllavët, dhe edukoheshin fëmijët për të luftuar kundër P. Osmane dhe myslimanëve.

Shumë mësues u sollën nga territori i Maqedonisë së sotme, të cilët kishin kryer seminare kishtare, dhe shkolla në gjuhën sllave, që nga fillimi i shekullit XIX. Në fillim këta mësues dhe klerik, ishin edukuar për ta formuar Bullgarinë e Madhe në tokat shqiptare, ndërsa prej vitit 1867, u kthyen në shërbim për ta zgjeruar Serbinë e Madhe në territoret shqiptare të lumit Morava dhe Vardar.

Fëmijët e familjeve ortodokse vllahe e shqiptare në Kosovë u regjistruan në shkolla serbe. Në shkollat serbe fëmijët mësonin këngë revolucionare për të luftuar kundër myslimanëve. Këto shkolla ndikuan shumë në asimilimin e shumë familjeve shqiptare dhe vllahe.

Si shembull ofrojmë vargjet e një kënge që këndohej në këto shkolla.

Në planë programet e shkollave fillore serbe, këndoheshin këngë me të cilat ngrihej morali për luftë kundër P. Osmane

Vargje të një këngë që këndoheshin në shkollat serbe, të hapura në Kosovë gjatë shekullit XIX

Dëshmi nga burimet serbe për furnizimin e shkollave serbe me libra të cilat kishin karakter fetar dhe argëtues që vinin nga Rusia.

Shkolla fillore serbe ne qytetin e Ferizajt, e ndërtuar në fund të shekullit XIX

Gjatë kësaj periudhe me donacione ruse, dhe ndihmën e konsullatës së Rusisë u sollën mësues në këto shkolla. Në Shqipërinë e veriut, filluan të ndërtohen shkolla të reja në gjuhën serbe. Shumë shkolla të tilla serbe u ndërtuan edhe në vendbanimet e Kosovës.

Rusia e kishte fituar përkrahjen nga të krishterët që jetonin në Perandorisë Osmane, kurse në anën tjetër e kishte bërë për veti edhe opinionin politik të Evropës, kështu që në muajin prill të vitit 1877 i shpalli luftë P. Osmane.

Rusia në këtë kohë ishte përqendruar thelle në çështjet ballkanike. Ajo kishte fuqizuar popullatën sllave e greke, dhe i përkrahte fuqishëm në luftë kundër P. Osmane.

Agjentet sllav tani më kishin depërtuar thellë në punët e brendshme të P. Osmane dhe në territoret e banuara me popullatë shqiptare.

Në prag të krizës lindore, nga Rusia në Serbinë autonome, erdhën shumë oficerë dhe vullnetarë për të filluar luftën kundër osmanëve.

Bazuar në burimet e shkruara, shumë familje të krishtera shqiptare, gjatë shekullit XIX, kaluan në territorin e Serbisë së sotme. Disa nga të rinjtë shqiptar të këtyre familjeve, u shkolluan në shkollat ushtarake e fetare të Rusisë. Këta të rijnë të shkolluar në shkollat ruse, gjatë krizës lindore dhe luftërave ballkanike, ishin shume aktivë në luftë, kundër Perandorisë Osmane, dhe bënë krimet më mizore, ndaj popullatës shqiptare të pa mbrojtur.

Për shqiptarët e serbizuar në atë periudhë, ka mjaftë burime të shkruara. Bazuar në burimet serbe, mendojmë se Voinovicët ishin familje shqiptare nga rrethina e Vushtrrisë, që si shumë familje tjera në mesin e shekullit XIX. Voinoviçët, u shpërngulën në Smederevë. Pas vendosjes në Smederevë, kryefamiljari e ndërron emrin, nga Gjon në Jovan Voinovici. Jovani pasi shkoi në Smederevë u dërgua për tu shkolluar në Rusi, dhe atje e mbaroi shkollën ushtarake. Pasi që Jovani u kthye prej Rusisë ai punoi si nëpunës në administratën e përgjithshme shtetërore për taksa, ndërsa më vonë gjatë Luftërave Ballkanike, punoi si kryetar komune në Mitrovicën e Kosovës. Vëllau i Jovan Voinovicit ishte Panta Gruji?, që ishte një oficer i ushtrisë serbe (i cili ishte emëruar komandant i Divizionit Morava gjatë Luftës së Parë Botërore). Siç shihet politika kishte ndikuar që këta të kenë edhe mbiemra të ndryshëm. Familja e Voinovicëve, kishte lidhje familjare edhe me familjen e Ali Shalës nga komuna e Vushtrrisë, andaj kjo e përforcon mendimin se kishin prejardhje shqiptare.

Me inicimin e Rusisë shtetet e reja sllave dhe Greqia ne vitin 1912 e formuan koalicionin ballkanik për të filluar luftën kundër P. osmane. Sipas këtyre planeve pansllaviste me qëllim populli shqiptarë ishte lënë jashtë kësaj aleance. Në tetor të vitit 1912 Serbia dhe Mali i Zi i filluan sulmet ushtarake kundër trojeve shqiptare. Në këtë luftë hynë edhe Bullgaria dhe Greqia. Mijëra vullnetar nga shtetet sllave të veriut u mobilizuan në këtë luftë. Rusia e mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Qindra vagonë rus furnizonin ushtarët sllav në vijën e frontit. Në zonën e luftimeve kishin ardhur gazetarë nga të gjitha shtetet e fuqishme evropiane.

Njëri ndër çetnikët që bëri krime të shumta ndaj shqiptarëve ishte edhe  Vojsllav Tankosi?. Vojislav Tankosi?, lindi me  20 shtator 1880 në Ruklada, në rajonin e Tamnavës afër Valjevës , dhe ka vdekur  më 2 nëntor 1915.

Familja e tij më parë kishte ardhur për të jetuar në rrethinën e Valevës, prej një zone boshnjake.

Siç shihet me veprimtarinë e tij që e zhvillojë para luftërave ballkanike, i maskuar si shqiptar që veprojë në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme dhe në Kosovë, lenë të kuptohet se kishte origjinë shqiptare nga Peshteri apo edhe nga Tregu i Ri (Novi Pazari).

Si i ri i arsimuar në një frymë të zjarrtë kombëtare serbe, i kishte shtuar shumë aktivitetet e tij në organizata rinore serbe, Tankosi? në atë kohë si i ri, u përpoq të fitonte besimin e gjeneralit Jovan Atanackovi?, i cili kishte filluar të mblidhte vullnetarë për të nxitur kryengritje në territoret ku sundonte P. Osmane.

Tankosici ishte anëtarësuar edhe në organizatën Dora e Zezë, që u themelua në Shkup. Vojislav Tankosi?, që nga fillimi i formimit të kësaj organizate ishte bërë aktiv. me veprimet e tij në territorin e Maqedonisë së sotme. Ky grup e hartojë planin për vrasjen e çiftit mbretëror, Mbretin Aleksandër dhe Mbretëreshën Draga. Në natën e 10-11 qershor 1903, Dragutin Dimitrijevic Apis, e organizoj vrasjen e  çiftit mbretëror në Pallatin e Vjetër.

Tankosic, si besueshem i Dragutin Dimitrijevi? Apis, gjatë këtij aksioni i ekzekutoi dy vëllezërit e Mbretëreshës Draga Mashin, gjatë komplotit të përmbysjes së  mbretit Aleksandër Obrenovi?, për ta sjellë në fron mbreti, Petar Karagjorgjeviqin e Parë.

Vojislav Tankosi?, përveç që ishte anëtar i Dorës së Zezë (Cerrna Ruka), ai ishte bërë anëtar dhe i Bosnës së Re. Vojislav Tankosi?, në moshën rinore e mbaroi Gjimnazin dhe Akademinë Ushtarake, dhe fitoi besimin e Milorad Go?evacit dhe udhëheqësve të tjerë çetnikë. Tankosi? u dërgua si një agjent sekret, i fshehtë, në territorin e Maqedonisë së sotme, për të studiuar terrenin, situatën dhe për të krijuar kontakte me njerëzit  e atjeshëm, për veprim kinse kundër P. Osmane që planifikoheshin të bëhen në të ardhmen.

Edhe ky fakt se ky e njihte gjuhen shqipe, dhe si agjent depërtonte lehtë në mesin e shqiptarëve, në trevat ku sundonte P. Osmane.

Në dimrin e vitit 1903-04, si anëtar i Organizatës Cetnike Serbe, Tankosi? shkoi në Shkup, Manastir dhe Selanik, dhe atje fillojë të organizoi aksione dhe grupe të çetnikëve në Maqedoninë e sotme.

Më 16 prill të vitit 1905, ai mori pjesë në Betejën e ?elopekut afër Kumanovës, nën udhëheqjen e Savatije Miloševi?it.

Disa nga paramilitarët serbë, më aktivë në atë kohë që vepruan në territorin e Maqedonisë së sotme ishin: Jovan Babunski, Jovan Dovezenski, Vasilije Trbi?, Pavle Mladenovi?, Vojislav Tankosi?, Savatije Miloševi?, Doksim Mihailovi?, ?or?e Skopljan?e, Vojin Popovi?, etj, që vepronin në fshatrat e Maqedonisë së sotme, dhe kryenin vrasje të organizuara kundër popullatës myslimane shqiptare.

Këto forca paramilitare serbe kishin masakruar shumë fshatra shqiptare, në komunën e Dollenit dhe Krushevës, në rrethinën e Prilepit.

Vojislav Tankosi?, në vitin 1907–08 ai ishte Shefi i Shtabit të zonës lindore të Vardarit, që do të thotë se ai komandonte të gjitha njësitë aktive nga kufiri serb deri në Vardar. Në vitin 1908, ai drejtoi sulmin ndaj bandave bullgare në fshatin Stracin, gjë që gati shkaktoi një luftë serbo-bullgare. Pas këtyre aktiviteteve, Tankosi? u kthye në Beograd në korrik 1908.

Pas aneksimit austro-hungarez të Bosnjës dhe Hercegovinës (6 tetor 1908), Tankosi? themeloi një shkollë për të përgatitur grupet paramilitare serbe në Prokuplje. Në këtë shkollë u trajnuan disa qindra vullnetarët për aksione si diversantë, gjatë operacioneve speciale, që planifikoheshin të ndodhin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vojislav Tankosi?, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin 1911, me veshje shqiptare i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për bashkëpunim kundër P. Osmane

Udhëheqësit e këtyre njësive paramilitare kishin hyrë në bisedime edhe me krerët e lëvizjeve shqiptare. Siç shihet bisedimet e serbëve me shqiptarët, të zhvilluara me shekuj, nuk kanë qenë të pa njohura për serbët, gjatë shekullit XIX, por edhe në prag të luftërave ballkanike.

Kjo dëshmohet nga këto të dhëna, për Vojislav Tankosicin, i cili në mënyrën më dinake, përfitojë gjatë bisedimeve me Isa Boletinin, i cili njihej si njëri ndër shqiptarët më të fuqishëm të kohës.

Në bisedimet e vitit 1911 me Isa Boletinin, Vojsllav Tankosici fitoi, njohuri për organizimin e shqiptarëve, terrenin dhe fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Tankosiqi me krenari u fotografua, para shtëpisë së liderit ushtarak shqiptar Isa Boletinit, me të cilin bisedoi.

Para konfliktit me Turqinë, ishte shumë e rëndësishme që Serbia, të mos ndërhynte në konflikt me shqiptarët. Prandaj, qeveria serbe dërgoi oficerët e saj, më të shquar për të biseduar, dhe për mos përfshirjen e shqiptarëve gjatë luftës midis Serbisë dhe Turqisë.

Për të biseduar në Boletin, shkoi edhe Dragutin Dimitrijevic Apis, i cili  kërkonte që të shtohej revolta, e shqiptarëve kundër ushtrisë turke, dhe ushtrisë austro -hungareze.

Nga disa burime thuhet se qeveria e Beogradit, lidhjen kryesore e kishte mbajtur me Isa Boletinin, për të cilin dihej se kishte një dashamirësi ndaj serbëve. Siç shihet Isa Boletini, kishte njohuri për origjinën shqiptare dhe vllahe,  të këtyre serbëve, andajedhe përpiqej të mbajë situatën në kontrollë. Qeveria serbe te Isa Boletini, kishin dërguar emisarë të ndryshëm serbë, për të biseduar me Isa Boletinin, ndër të cilët edhe kolonelin famëkeq Dragutin Dimitrijeviq “Apis”, udhëheqësin e lëvizjes paramilitare serbe “Dora e Zezë”. Ai kishte ardhur në Boletin,  për të ndikuar te Isa Boletinin, që shqiptarët të hyjnë në luftë kundër Austro-Hungarisë.

Isa Boletini në atë kohë ishte shqiptari më i fuqishëm, ai ishte udhëheqësi më i respektuar ushtarak, që pati ndikimin më të madh në mbarë popullin shqiptar. Megjithëse Apisi u kthye në Beograd, me premtimin që e kishte marrë nga Isa Boletini për të ja kthyer armët Austro-Hungarisë, mirëpo askush në qeverinë dhe ushtrinë serbe, nuk ju besoi fjalëve  të tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tankosic vendosi t'i merrte gjërat në duart e tij.

Qeveria serbe u përpoq të përdorte shqiptarët kundër turqve, dhe dërgoi Tankosi? në Kosovë, ku ai së bashku me Isa Boletinin biseduan për të organizuar aksione kundër ushtrisë turke.

Tankosici, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, në qershor dhe korrik 1912, i ndihmoi shqiptarët për një konflikt me turqit në rrethinën e Mitrovicës.

Duke e njohur situatën dhe terrenin, Tankosici vetë shkoi në Boletin, dhe me dinakërinë e tij, e poshtëroi Isa Boletinin, duke ia rrëmbyer të dy djemtë e tij!

Vojsllav Tankosici të dy djemtë e Isës, i dërgojë në Kushumli, ku u mbajtën peng deri sa lufta ballkanike të mbaronte, me mesazhin se jeta e tyre varej nga fakti, nëse do të përmbushej fjala e babait të tyre.

Para shpërthimit të luftës ballkanike, në mars 1912, Tankosi? u transferua në selinë e trupave kufitare, i ngarkuar me vullnetarë  të trajnuar mirë për operacione ushtarake, të cilët kishin ardhur nga të gjitha rajonet me popullsi sllave.

Tankosi? ishte shumë i rreptë në përzgjedhjen e vullnetarëve të tij, dhe nga 2,000 kandidatë, ai në njësitin e tij i zgjodhi vetëm 245 vullnetarë. Njëri ndër ta që u refuzua, për shkak të shtatit të tij të dobët ishte Gavrilo Princip, i cili më vonë e kreu atentatin ndaj Franc Ferdinandit.

Në Luftën e Parë Ballkanike Tankosi? komandoi njësitin e paramilitarëve serbë, për të sulmuar  kufirin në Llap (Merdare). Ai i filloi operacionet në pikën kufitare në Merdare, kundër ushtrisë turke, dy ditë para shpërthimit të luftës. Këtë pikë kufitare e mbronin shqiptarët vullnetar, dhe ushtarë shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë turke. Në këtë betejë paramilitarët e Tankosocit, dhe shqiptarët u përplasën. Kjo ishte  beteja e parë në këtë luftë.

Paramilitarët e Tankosi?it, luftuan për dy ditë vetë, derisa  në këtë luftë me çetnik u bashkua edhe Ushtria e rregullt serbe. Këto forca paramilitare serbe ishin të parët që e thyen kufirin dhe e pushtuan Prishtinën.

Pas pushtimit të Prishtinës, Armatës së tretë Serbe në rrugën për në Shkup, i paraprinin forcat paramilitare serbe nën udhëheqjen e Vosllav Tankosiqit. Këto forca paramilitare, e bënin pastrimin e terrenit duke vrarë shqiptarë të pa mbrojtur dhe duke djegur pasurinë e tyre.

Ushtria serbe së pari e bëri pastrimin e terrenit në rrethinën e Graçanicës. Në fshatin Livadhet, në mes të Graçanicës dhe Gushtericës, forcat serbe u ndeshën me disa shqiptarë që udhëhiqeshin nga Nurë Kadria. Nurë Kadria ishte një fisnik shqiptarë i këtij fshati i cili rreth vetës i kishte disa vullnetarë të clët bashkëpunonin me Isa Buletinin.

Ushtria serbe arriti ti shpartallojë forcat e Nurë Kadrisë të cilin e vranë në fshatin e tij. Pas vrasjes së Nurë Kadrisë gruaja dhe fëmijët e tij, vazhduan jetën në Janjevë. Disa nga fëmijët e tij u martuan me pjesëtarë të komuniteteve tjera dhe për një kohë të shkurtë u asimiluan. Disa nga familjarët e tij sot jetojnë në Kroaci, dhe ndihen si kroat.

Ushtria serbe vazhdoi rrugëtimin duke masakruar dhe djegure shumë fshatra të komunës së Lipjanit dhe Ferizajt.

Masakra ndaj popullatës shqiptare në komunën e Ferizajt u kryen në fshatrat: Prelez të Muhaxherëve, Papaz, Sazli, Ferizaj, Varosh, Zllatar, Bibaj, Burrnikë, Greme, Komogllavë e fshatra tjera.

Bazuar nga burimet e shkruara dhe nga burimet në terren mësojmë se në Ferizaj dhe rrethinë, ushtria serbe la të vrarë mbi 1000 shqiptarë të pafajshëm dhe duke djegur e plaçkitur dhjetëra fshatra shqiptare.

Pas Luftës së Parë Botërore, kur territori i Kosovës së sotme, mbeti brenda kufijve të Serbisë, pushteti i atëhershëm i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, Hanin e Elezit e pagëzoi me emrin e gjeneralit famë keq të ushtrisë serbe Gjeneral Jankovic, ndërsa për krimet që bëri Vojsllav Tankosici, një fshat në komunën e Ferizajt u mbushë me kolonë serbë dhe mori emrin e tij. Ky fshat pas vitit 1999e mori emrin Dardania.

Roli i Tankosicit në organizimin e komploteve, luftimeve dhe atentateve ishte vendimtar në proceset e zhvillimeve të luftërave ballkanike, dhe Luftës së parë botërore.

Krimet e tij ishin bërë të njohura për të gjitha ushtritë që luftuan në Ballkanin qendror.

Në vijim po e japim edhe një pasqyrë të shkurtë të aktiviteteve të këtij çetniku famë keq, deri në vrasjen e tij gjatë luftimeve me austro-hungarezët në vitin 1915. Gjatë vitit 1913, Tankosi?i së bashku me anëtarët e tjerë të Dora e Zezë, bëri presion ndaj qeverisë serbe të Nikolla Paçiqit, para Traktatit të Bukureshtit (1913).

Qeveria u përpoq të tërhiqte Tankosi?in dhe Apisin, por megjithatë, mbreti nuk u pajtua. Një konflikt midis ushtrisë dhe autoriteteve civile, u qetësua gjatë vitit 1913, por u përshkallëzua  më vonë gjatë vitit 1914, me kërcënime të hapura të bëra për disa ministra.

Pretendohet se Tankosi?i mori pjesë në stërvitjen e çetnikëve për vrasjen e Franz Ferdinandit. Pas vrasjes së vitit 1914, qeveria austro-hungareze i dha një ultimatum qeverisë serbe, për vrasjen e Ferdinandit. Tankosi? u burgos nga qeveria serbe, mirëpo ai u lirua, kur Austri e sulmoi Serbinë.

Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Tankosi? u bë komandanti i skuadrës së Vullnetarëve në Beograd, dhe më pas në skuadrën e Vullnetarëve të Rudnikut. Në kohën e Betejës së lumit Drin (1914), kundër austriakëve, ai komandoi një bandë të veçantë vullnetarësh dhe çetnikësh në lumin Lim në Bosnjën Lindore, pastaj në Loznica, Krupanj, dhe fushat e tjera të betejës. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Jovan Babunski formoi njësitin e çetnikëve “Sava” të cilët më pas luftuan nën komandën e Major Vojislav Tankosi?. Njësia vazhdoi të luftojë kundër austro-hungarezëve, në fund të verës së 1914, dhe e shkatërroi një urë hekurudhore në lumin Sava për të parandaluar forcat austro-hungareze që ta kalonin atë.

Tankosiqi e furnizonte me armë organizatën Bosnja e Re, dhe kishte hapur shkollë që i  ushtronte  vullnetarët e çetnikëve për luftë kundër austriakëve.

Tankosici ishte akuzuar në përfshirjen për vrasjen e Franz Ferdinandit. Ai u arrestua nga qeveria serbe kur Gavrilo Princip vrau Archduke Franz Ferdinand (28 qershor 1914), por u fal kur Austri sulmoi Serbinë.

Njësitet e çetnikëve të  Voja Tankosi? dhe Jovan Babunskit i  penguan austriakëve që natën e parë të luftës ta pushtojnë Beogradin.  Me (6 Shtator - 4 Tetor 1914), ai luftojë kundër austriakëve të Lumin Drinë, dhe njësiti i tij është tërhequr i fundit nga kjo betejë. Në këtë luftë ai plagoset rëndë dhe me plagët e marra pas dy dite ai vdes në Trstenik më 2 nëntor 1915.

Gjatë tërheqjes së Ushtrisë Serbe në 1915, Tankosi? deri sa komandonte një batalion u plagos në Igrište afër Veliki Popovi? më 31 tetor 1915. Ai vdiq nga plagët më 2 nëntor 1915, në moshën 35 vjeç në Trstenik.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880 Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora