E marte, 19.03.2024, 11:11 AM (GMT)

Kulturë

Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Skënder R. Hoxha

E premte, 16.09.2022, 07:05 PM


HOMAZH: SHKOI NË PËRJETËSI SKËNDER R. HOXHA

Nga Prend Buzhala

Shkoi në përjetësi edhe një shkrimtar e studiues letrar: Skënder R. Hoxha (1949-shtator 2022). Që nga para lufta jemi gjendur së bashku në shumë veprimtari libri e kulture, jo vetëm në Pejë e Klinë, po anembanë Kosovës e nëpër trojet etnike.

S’kishte shumë ditë që u takuam në ambientet e shtypshkronjës dhe botuesit Lena Graphic (në botim kishte një vëllim të pasur me punime nga të tjerët që kishin shkruar për veprën e tij).

Ngushëllime familjarëve, miqve, shkrimtarëve dhe studiuesve!

*******

1.

Para disa javësh (ç ‘parandjenjë!), ai publikoi një shënim në profilin e tij social me titull:

TË DHËNA (SHKURT) BIOGRAFIKE DHE BIBLIOGRAFIKE PËR SHKRIMTARIN, AKADEMIK SKËNDER R. HOXHA.

Shkrimi, sado që mban shënimi n të dhëna shkurt, është tregues se sa të pasur e kishte veprimtarinë e tij në fushën e letrave, por në atë të jetës. Po e japim këtu të plotë:

- Në vitin 1949, u lind në Jabllanicë (tash Shqiponjë) e Dushkajës, komuna e Gjakovës.

– Në vitin 1964 kreu shkollën fillore “Ferhat Binishi” në Zhabel i Dushkajës, komuna e Gjakovës dhe regjistrohet në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

– Në vitin 1968 kreu gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

– Në shtator të vitit 1968 regjistrohet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë, në Degën Biologji – Kimi dhe në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

- Më 1 shtator të vitit 1969 fillon të punojë arsimtar në shkollën fillore “Ferhat Binishi” në Zhabel, ku ligjëroi lëndët: Kimi, Biologji, Fzikë, Njohuri natyre, Amvisëri.

– Më 1972, pa shkëputje nga puna, kreu SHLP – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Gjakovë.

– Më 10 janar të vitit 1973 emërohet drejtor i parë i shkollës fillore në Kralan, e cila, me iniciativën dhe angazhimin e tij do të emërtohet “Hazir Ramaj”.

– Në vitin 1975 fillon të merret me mbledhjen e lëndës toponimike nëpër katunde të Dushkajës.

– Më 1 shtator 1978 kalon të jetojë në Pejë dhe të punojë në shkollën fillore “Vëllazërim – Bashkim” (e cila më vonë do të emërtohet “Sami Frashëri”) në Ozdrim, i komunës së Pejës.

– Në vitin 1979 angazhohet edhe si regjisor në Grupin Dramatik të FPA “Ramiz Sadiku” të Pejës, ku bën regjinë e dramës “Fosilet” të Azem Shkrelit, dy komedive te Kristo Floçit, disa akademive solemne, etj.

– Në vitin 1984, pas shumë përpjekjesh, arrin ta riaktivizojë aktivitetin e Klubit Letrar të Pejës, i cili, pas një kohe, do të emërtohet “Karagaçi”. Në dy tri mandate zgjedhet kryetar i këtij asociacioni letrar.

– Në fillim të vitit 1985 mbaroi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku mori titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

– Në vitin 1990 botoi veprën e parë poetike me titull “Pëllumbi në fluturim”.

– Në vitin 1993 pranohet në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës.

– Në vitin 1995 themelon Shtëpinë Botuese “Art poetika” ku është drejtor dhe redaktor i botimeve. Në kuadër të kësaj Shtëpie Botuese u botuan shumë vepra zhanresh të ndryshme. – Në prill të vitit 1997 kalon të punojë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme teknike “Shaban Spahia” në Pejë, ku punoi derisa u pensionua, më 1 shkurt 2014.

– Në të gjitha shkollat ku punoi ka themeluar grupet letrare, grupe dramatike etj. dhe ka organizuar aktivitetin e tyre.

- Në vitin akademik 2011/12 është regjistruar student i rregullt në studimet pasdiplomike në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror i Tetovës, Programi studimor: Gjuhë dhe letërsi shqipe – Letërsi. Këto studime .i kreu me sukses të shkëlqyeshëm, duke dhënë të gjitha provimet e parapara me Programin Studimor.

- Më 13 qershor 2013, mbrojti publikisht punimin e magjistraturës, me titull: “GJUHA POETIKE E PROZAVE TË DRAMATIZUARA TË AZEM SHKRELIT”, me notë maksimale, para Komisionit Profesional në përbërje: 1. Prof. dr. Salajdin Mehmeti – mentor, 2. Prof. dr. Luljeta Isaku – kryetar, 3. Prof. dr. Ejup Ajdini – anëtar, dhe fitoi gradën shkencore MAGJISTËR I LETËRSISË SHQIPE.

B I B L I O G R A F I

PUNIMESH E VEPRASH STUDIMORE – SHKENCORE, LETRARE, PUBLICISTIKE, HISTORIKE, TË BOTUARA DERI MË TASH:

SKËNDER R. HOXHA shkruan: poezi e prozë (për të rritur dhe për fëmijë), eseistikë, fejtonistikë, trajtesa letrare e shkencore, tema historike, çështje e probleme gjuhësore, ndërsa më me përkushtim merret me hulumtime e studime në fushë të onomastikës, përkatësisht të toponimisë.

Deri më tash ka botuar një numër shkrimesh me interes si dhe njëzetenëntë vepra zhanresh të ndryshme:

1.PUNIME STUDIMORE NË FUSHË TË ONOMASTIKËS:

- “Toponimia e fshatrave Radoniq e Rakoc” (punim studimor), botuar ne “Gjurmime albanologjike”, sshf., 16 – 1986;

- “Çështje të toponimisë së katundeve Radoniq e Rakoc të Dushkajës”, (kumtesë), botuar në “Çështje të studimeve albanologjike (I), (Materiale nga Simpoziumi shkencor i mbajtur në Prishtinë, më 20 dhe 21 dhjetor 1985)”, Prishtinë, 1987;

- “Vëzhgime mbi toponiminë e Dushkajës”, botuar (në dy vazhdime) në “Rilindja”, 4 nëntor 1989 dhe 11 nëntor 1989;

- “Rreth herrjes dhe riemërtimit të disa toponimeve të krahinës së Dushkajës”, Rilindja, Prishtinë, 29 janar 2000, f. 17.;

- “Disa të dhëna rreth toponimisë së Dushkajës”, Toponimia e Gjakovës me rrethinë, (Tryezë shkencore e mbajtur më 4 maj 2001), Gjakovë, 2002, f. 211 – 223.;

- “Hidronimia e Dushkajës”, Nacional, Tiranë, 12 prill 2008, f. 23 – 24.

- “Gjurmë të administratës turke në toponiminë e Dushkajës”, Epoka e re, Prishtinë, 18 janar 2008, f. 19.’

- “Toponimet në poezi – si truall frymëzimesh”, (Këndvështrim letraro-gjuhësor), Zëri, Prishtinë, 2 prill 2008, f. 26.; etj.

2. KUMTESA:

- “Çështje të toponimisë së katundeve Radoniq e Rakoc të Dushkajës”, (kumtesë), botuar në “Çështje të studimeve albanologjike (I), (Materiale nga Simpoziumi shkencor i mbajtur në Prishtinë, më 20 dhe 21 dhjetor 1985)”, Prishtinë, 1987;

- “Vëzhgime mbi toponiminë e Dushkajës”, botuar (në dy vazhdime) në “Rilindja”, 4 nëntor 1989 dhe 11 nëntor 1989;

- “Rreth herrjes dhe riemërtimit të disa toponimeve të krahinës së Dushkajës”, Rilindja, Prishtinë, 29 janar 2000, f. 17.;

- “Disa të dhëna rreth toponimis së Dushkajës”, Toponimia e Gjakovës me rrethinë, (Tryezë shkencore e mbajtur më 4 maj 2001), Gjakovë, 2002, f. 211 – 223.;

- Gjendja e sotme e eposit të kreshnikëve në krahinën e Dushkajës, (kumtesë), e lexuar në Konferenca II Shkencore Ndërkombëtare (organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës), 8 – 9 gusht 2014, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Vlen të theksohet se poeti Skënder R. Hoxha, gjatë vitit 2012 u prezantua me disa poezi (shqip - rumanisht) në Antologie literara (Antologji letrare) SETEA CUVINTELOR (ETJA E FJALËVE), ku janë të përfshirë 8 shkrimtarë shqiptarë e 8 shkrimtarë rumunë. Gjithashtu, për krijimtarinë letrare të këtij poeti, me vlerësime mjaft të mira, shkruan kritikë të njohur nga Bukureshti, si: Maria Mureshan, Marius Çellaru etj., duke publikuar ato shkrime në revista prestiqioze të atjeshme, si: “Constelatii diamantine”, “Citadela”, “Kosova literara” (Kosova letrare), etj. Në revistën shumë të njohur atje “Nomen artis – Dincolo de tacere”, nr. 9, të datës 10 maj 2012, poeti Skëndër R. Hoxha zë dy faqe me poezi sibilike të tij, shqip - rumanisht.

Ndërkaq, ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera që presin mundësitë e botimit.

3. FEJTONE:

- Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921, Gazeta “Pavarësia Neës”, Prishtinë, Fejtoni, prej 26 gusht 2007 - 6 shtator 2006.

- Një kapitull historik i Becit të Dushkajës, Prishtinë, Fejton, prej datës 10 shkurt 2007 – 20 shkurt 2007.

- Kultura shpirtërore e Dushkajës, Gazeta “Bota sot”, Prishtinë, prej datës 18 gusht 2009 – 27 gusht 2009, faqja 23.

- Vendbanimet e Dushkajës – një historik i shkurtër, Gazeta “Bota sot”, Prishtinë, prej datës 23 mars 2013 - 7 prill 2013, faqja 15.

- Fitonimia e krahinës së Dushkajës, Gazeta “Botapress”, Prishtinë, Dokumentare, prej datës 5 mars 2014 – 11 mars 2014, faqja 18.

- Varret e Dushkajës dhe legjendat e ruajtura në traditë, Gazeta “Bota sot”, Prishtinë, prej datës 13 gusht 2014 – 14 gusht 2014.

PS: Kam të botuara edhe disa trajtesa pedagogjiko-metodike, recensione për libra shkollorë, materiale nga thesari popullor, punime e shkrime studimore për çështje letrare, vepra publicistike etj. (që nuk po i numëroj këtu). Po ashtu, deri më tash, jam redaktor në disa vepra të të tjerëve, e në disa të tjera jam recensent, të cilat janë botuar…

4. PËRKTHIME NË GJUHËT E HUAJA:

Të theksojmë se Skënder R. Hoxha është i përkthyer në disa gjuhë të huaja, si: turqisht, anglisht, rumanisht.

Doblibare ve vraniçe koylerinin yer adlari bikgisinde çerkezlerin izi, (Titulli i origjinalit: Gjurmët e çerkezëve në toponiminë e katundeve Doblibare e Vraniq të Dushkajës, (Kumtesë), botuar në revistën në gjuhën turke “Çevren”, nr. 72, korrik – gusht 1989, Prishtinë, fq. 39, 40, 41.

- Singing muses, Haiku and sibilus (shqip: Këndimi i muzave, përmbledhje poetike me Haiku dhe Sibila), Vllamasi, Tiranë, 2011.

- Intersectiile Fata Morganei, (shqip: Udhëkryqet e Fatamorganës, përmbledhje me poezi), Amanda Edit, Bukuresht, Rumani, 2012.

Është prezantuar në “Fjalori Enciklopedik i Kosovës (I, II)”, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2018, si dhe në “Leksikonin Enciklopedik” e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave, Neë york, 2020.

5. VEPRA NGA KY SHKRIMTAR:

Shkrimtari, studiuesi e publicisti Skënder R. Hoxha deri më tash ka botuar një numër veprash të zhanreve dhe tematikave të ndryshme, si:

1. “Pëllumbi në fluturim” (poezi), 1990;

2. “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)”, botoi “Përparimi”,

Prishtinë 1992;

3. “Kalorësit e mortit” (poezi), 1993;

4. “Bilbili i Dushkajës” (poezi për fëmijë), 1995;

5. “Dy akte të dramës së pakryer” (poezi), 1997;

6.“Kontribut për studimin e toponimisë së Du¬sh¬kajës (II)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2000;

7.“Tridhjetë vjet pune të shkollës së mesme “Shaban Spahija” të Pejës”, (monografi), 2002;

8. “Vjersha dhe poema” (poezi), 2004;

9. “Jabllanica (Shqiponja) e Dushkajës” (mo¬nografi), 2004;

10. “Radoniqi e Rakoci të Dushkajës” (mono¬grafi), 2005;

11. “Poemë e dhimbjes krenare” (poezi), 2007;

12.“Toponimia e Dushkajës”, botoi “Jakova”, Gjako¬vë, 2007.

13. “Poet i trazuar” (libër – bisedë me shkrim¬tarin Hasan Hasani), 2007;

14.“Hasan Hasani në sytë e kritikës” (përmble¬dhje kritikash për veprat e H. Hasanit), 2008;

15.“Rrugëtimi për në panteon – Aspekte të kri¬jimtarisë letrare të Hasan Hasanit”, (Vështri¬¬me, ese, recensione, kritika, këndvështrime, për veprat e Hasan Hasanit), 2009;

16. “Në mes meje e dhimbjes”, (poezi), 2010;

17.“Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.

18. “Kolonizimi dhe rikolonizimi i Dushkajës me sllavë (sipas burimeve shkrimore dhe informa¬torëve në terren)”, botoi “Art poetika”, Pejë, 2010.

19. “Këndimi i muzave” (poezi, haiku dhe sibila, shqip - anglisht), Tiranë, 2011.

20. “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre I”,Art poetika, Pejë, 2011.

21. “Udhëkryqet e Fatamorganës” (poezi, shqip – rumanisht), Bukuresht, 2012.

22. “Beci i Dushkajës” (monografi), 3013.

23. “Lirikë për këngë harrimi” (poezi), Penat e Du¬shkajës, Cërmjan, 2015.

24. “Prozat e dramatizuara të Azem Shkrelit – shtresime gjuhësore, letrare e stilistike”, Art poe¬tika, Pejë, 2016. Është kjo vepra e njëzete¬ka¬tërt e këtij autori;

25. “Muza e Dushkajës” (Qasje nga autorë shqip¬tarë krijimtarisë letrare pesëdhjetëvjeçare të Hasan Hasanit), Faik Konica, Prishtinë, 2017.

26. ”DUSHKAJA – Gjurmime etnokulture e historie, Art poetika, Pejë, 2017.

27. “Thanë për veprat e mia – thashë për veprat e tyre II”,Art poetika, Pejë, 2019.

28. “Këndvështrime letrare – Opusi romanor i Hasan Hasanit”, “Faik Konica”, Prishtinë, 2020.

29. Rrugëtimi për në Panteon II - Aspekte të kri¬jimtarisë letrare të Hasan Hasanit”, Prishtinë, 2020.

30. ANEKDOTA nga Dushkaja dhe krahina të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prishtinë 2021.

31. Bukuri epike (poezi), Art poetika, Pejë, 2022 , që është vepra e tridhjetëenjëtë nga ky autor.

6. PËRFAQËSIMI NËPËR ANTOLOGJI NË GJUHË SHQIPE DHE NË GJUHË TË HUAJA: - “Roje drite”, përmbledhje krijimesh letrare të anëtarëve të klubit letrar “Karagaçi” i Pejës, Pejë, 1988, (Skënder R. Hoxha, cikël poetik, f. 21 – 35; - Revista “Nomen artis – Dincolo de tacere”, nr. 9, 2012, Skënder R. Hoxha, cikël poetik, shqip rumanisht, f. 35 – 36; - Revista “Kosovo literara” (Kosova letrare), Bukuresht,viti III, nr. 1/2012, recension i kritikes së njohur rumune Monika Mureshan, Skënder R. Hoxha në një hapësirë të mendimit, f. 36 – 40; - Panoramë e poetëve të Gjakovës dhe të Tropojës, Blini BK, Gjakovë, 2015, Skënder R. Hoxha, (poezi), f. 101–102; -Doblibare ve vraniçe koylerinin yer adlari bikgisinde çerkezlerin izi, (Titulli i origjinalit: Gjurmët e çerkezëve në toponiminë e katundeve Doblibare e Vraniq të Dushkajës, (Kumtesë), botuar në revistën në gjuhën turke “Çevren”, nr. 72, korrik – gusht 1989, Prishtinë, fq. 39, 40, 41.- Singing muses, Haiku and sibilus (shqip: Këndimi i muzave, përmbledhje poetike me Haiku dhe Sibila), (shqip dhe anglisht), Vllamasi, Tiranë, 2011.-Intersectiile Fata Morganei, Udhëkryqet e Fatamorganës, (shqip dhe rumanisht), përmbledhje me poezi), Amanda Edit, Bukuresht, Rumani, 2012.

7. CERTIFIKATA DHE MIRËNJOHJE:

Për të arriturat dhe kontributet në fushën e letërsis, shkencës e kulturës, Skënder R. Hoxha është nderuar me mirënjohje dhe çmime të ndryshme, ku vlen të theksohen ato të vitit 2012, përkatësisht, ato që iu ndan në kuadër të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë:

Në 100 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Skënder R. Hoxhën e nderon me MIRËNJOHJEPër kontribut dhe bashkëpunim permanent me komunitetin shqiptar të Rumanisë. Për pjesëmarrje në Festivalin e Parë të Poezisë Shqipe, me MIRËNJOHJE u nderua nga Shoqata “Bytyçi” Tiranë – Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” 2012. Ndërkaq, me Çmimin POETI I VITIT, poeti Skënder R. Hoxha u nderua nga Iniciativa Sociale e Kosovës, e për kontribut të veçantë në Arte Letrare, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Pejës, Skënder R. Hoxha – shkrimtar nderohet me ÇMIMI I KARRIERËS, Pejë, Nëntor 2012. Ndërkaq, më 31 gusht të vitit 2014, Shoqata “Bytyçi”, Tiranë, Prof. mr. Skënder R. Hoxhës i jep Titullin NDERI I BYTYÇASVE.

Instituti Albanologjik, Prishtinë, KONFERENCA II SHKENCORE NRËRKOMBËTARE, me temë: “Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi”, Mr. Skënder R. Hoxhën e nderon me MIRËNJOHJE me motivacion: “për ndihmën e dhënë për organizimin e konferencës II shkencore ndërkombëtare “Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi”, që u organizua më 8 – 9 gusht 2014, Prishtinë, Kosovë.

Po ky institucion, mr. Skënder R. Hoxhës i ndan CERTIFIKATË, me motivacion: “Për pjesëmarrje me kumtesë në konferencën II shkencore ndërkombëtare “Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi.”

Kryesia e Shoqatës së krijuesve letrarë “Penat e Dushkajës” në Cërmjan, komuna e Gjakovës, nderon me MIRËNJOHJE kryetarin e saj, poetin, shkrimtarin, studiuesin, publicistin, mr. Skënder R. Hoxha, me motivacion: Për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe shkencës, si dhe për idenë e themelimit të Shoqatës së krijuesve letrarë “Penat e Dushkajës”.

Cërmjan, 23 maj 2016.

Nga TAKIMET NDËRKOMBËTARE “Azem Shkreli” 2019 ndan: Certifikatë për Skender R. Hoxha për pjesëmarrje dhe kontribut të dhënë në edicionin e 17-të të këtij manifestimi. Datë: 22/23/24.05.2019 – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Pejë

Nga TAKIMET NDËRKOMBËTARE “Azem Shkreli” 2019 ndan: Certifikatë për Skender R. Hoxha për promovimin e librit “Prozat e dramatizuara të Azem Shkrelit – shtresime gjuhësore, letrare e estetike” e autorit Mr. Skënder R. Hoxha Datë: 22/23/24.05.2019 – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Pejë

Nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht 31 korrik 2019, Mr. Skënder R. Hoxha nderohet me MIRËNJOHJE – Për merita të veçanta në fushë të poezisë, studimeve dhe publicistikës.

(Bukuresht – 31 korrik 2019 – Bucuresti)

Nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht 31 korrik 2019, Mr. Skënder R. Hoxha nderohet me Diploma de Exelenta – Diplomë Shkelqësie, Për merita të veçanta në fushë të poezisë, studimeve dhe publicistikës.

(Bukuresht – 02 gusht 2019 – Bucuresti)

AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE

THE ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCIES, më 2020, nderon me:

CERTIFIKATË MIRËNJOHJE

Motvation

Për rezultate të arritura në vlerësimin dhe edukimin e shumë brezave shkollarësh. Profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, për merita të veçanta në krijimtari letrare, studimore, si dhe në publicistikë.

Prof. Mr. Skënder R. Hoxha

Profession: Prof. mr. i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe

HONORARY CHAIRMAN OF AAAS

Prof. dr. Skender Kodra Ph.D

Më 26 gusht 2020, Skënder R. Hoxha, pasi u vlerësua vepra letrare, studimore, publicistike etj. e deritashme e tij, Senati Akademik i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, vendosi unanimisht për pranimin e tij në familjen e mendjendriturve dhe nga data e shënuar në dokumentin zyrtar, i jepet e drejta juridike ta përdorë titullin Akademik.

Skënder R. Hoxha është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Aktualisht është kryetar i shoqatës së krijuesve letrarë të Dushkajës “Penat e Dushkajës” në Cërmjan dhe nënkryetar i Shoqatës së Krijuesve Letrarë të Pejës.

Jeton, punon e vepron në Pejë e në vendlindjen e tij, në Jabllanicë (Shqiponjë) e Dushkajës, komuna e Gjakovës.

Pejë, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora