Speciale
Dritan Demiraj: 11 Shtatori, Al-Qaeda, rreziqet, kërcënimet dhe mësimet e nxjerra në luftën kundër saj
E diele, 11.09.2022, 07:58 PM
11 SHTATOR 2001-11 SHTATOR 2022
AL-QAEDA - RREZIQET,
KËRCËNIMET DHE MËSIMET E NXJERRA NË LUFTËN KUNDËR SAJ
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Në
mëngjezin e datës 11 shtator të vitit 2001, katër grupe terroristësh të
al-Qaedës ekzekutuan katër sulme terroriste të koordinuara kundër
infrastrukturës ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake të SHBA-ve. Si
pasojë e sulmeve u vranë 2.996 persona dhe u plagosën mbi 6.000 të tjerë, u
shkaktuan rreth 500 miliardë dollarë dëme materiale edhe në infrastrukturë.
Sulmet
terroriste u realizuan si pasojë e rrëmbimit të katër avionëve që operoheshin
nga dy linjat kryesore kombëtare ajrore të pasagjerëve “United Airlines” dhe
“American Airlines”. Të gjithë avionët ditën e sulmit u nisën nga SHBA-të dhe
19 rrëmbyesit ishin terroristë të AQ. Dy nga aeroplanët, avioni me Fluturim
nr-11 i American Airlines dhe avioni me Fluturim me nr-175 i United Airlines, u
përplasën me kullat e Veriut dhe të Jugut në kompleksin e Qendrës Tregtare
Botërore, Manhattan.
Brenda
një ore e 42 minutash të dy kullat 110 katëshe u shembën përtokë. Si pasojë e
rrëzimit të tyre, u shkaktua një dëmtim i rëndë i të gjitha ndërtesave të tjera
përreth kompleksit në Qendrës Botërore
të Tregtisë, përfshirë këtu dhe kullën 47 katëshe të Qendrës Botërore të
Tregtisë.
Një
aeroplan i tretë me numër fluturimi nr-77 i kompanisë American Airlines, u
përplas me ndërtesën e Pentagonit në Arlington County, Virxhinia, si pasojë e
të cilit u shkaktua shkatërrimi i pjesshëm i pjesës perëndimore të ndërtesës së
saj. Aeroplani i katërt me numër fluturimi nr-93 i United Airlines u nis drejt
Washingtonit D.C. por udhëtarët e saj i penguan pengmarrësit që ta
përpasnin në objektivin e zgjedhur nga
ana e tyre, duke e rrëzuar në një fushë në Stonycreek Township, afër
Shanksville në Pensilvani.
Sulmi
terrorist i 11 shtatorit 2001 është sulmi terrorist më vdekjeprurës në
historinë e SHBA-ve, që shkaktoi përveç mijëra civilëve edhe humbjen e jetës së
343 zjarrfiksve dhe 72 oficerëve të policisë së NYPD.
Edhe
pse kanë kaluar tashmë 21 vite që nga koha e kryerjes së sulmeve të tmerrshme
terroriste të 11 shtatorit 2001, al-Qaeda (AQ) përsëri paraqet një rrezik
potencial të rrezikshëm. Sot duket ndryshe po ta krahasojmë me aftësitë
operacionale të grupit që vetëm në një sulm terrorist shkaktoi vdekjen e rreth
3000 qytetarëve amerikanë.
Kjo
padyshim i dedikohet punës së palodhur të 17 agjensive amerikane të inteligjencës,
forcave të saj ushtarake, agjensive të saj ligjzbatuese, forcave ushtarake të
NATO-s, ku një vend modest kanë edhe forcat tona speciale dhe komando me
misionet ‘Eagle 1-8’ në Afganistan, të cilat kanë ushtruar një presion të
jashtëzakonshëm në luftën kundër-terrorizmit në Irak, Afganistan, Pakistan,
Siri, Jemen, Libi, Nigeri, Somali, Mali, etj duke vrarë pothuajse të gjithë
drejtuesit e saj kryesorë, përfshirë së fundi edhe vrasjen e emirit të AQ, Dr.
Ayman al-Zawahiri në Kabul në datën 31 korrik 2022, duke bërë të mundur
shkëputjen në një farë mënyre të këtij grupi nga grupet e tjera rajonale dhe
globale terroriste.
Al-Qaedës
i është vështirësuar mbajtja e ritmit operacional, mbështetja e grupeve nën
komandën e saj, ajo po humb lidhjet me bazën e saj mbështetëse globale, pasi
udhëheqja qëndrore e saj e ka humbur aftësinë për të projektuar një zë të
unifikuar dhe udhëzues për të ardhmen. Tashmë që Dr. Ayman al-Zawahiri u vra, gjykoj edhe pse nuk është shpallur
akoma emri, emiri i mund të emërohet drejtuesi më i lartë i Komitetit Ushtarak
egjiptiani ish kolonel i forcave speciale Saif al-Adel.
Një
nga sfidat më të mëdha të AQ është fakti se lëvizja po përpiqet të ekzistojë si
organizatë dhe si kreu i një rrjeti organizatash terroriste të decentralizuara.
Duke marrë parasysh natyrën e lëvizjes së frymëzuar nga AQ, mendoj që është e
vështirë që të vlerësohen dhe parashikohen lëvizjet e sakta të saj.
Udhëheqësit
e AQ kanë qenë prej kohësh të prirur për të hiperbolizuar, për të tejkaluar
mundësinë e kapaciteteve të saj e për të gjetur rrugë të reja për të rimarrë
rolin e tyre si drejtues në lëvizjen xhihadiste globale. Por për sytë e
ndjekësve të tyre radikalë, përkrahësve të saj ideologjikë, fatmirësisht ajo ka
dështuar për të ekzekutuar sulme terroriste si ato të 11 shtatorit 2001 në New
York, Washington, sulmet në Madrid, Londër, Stamboll, Bali, Jemen, etj.
Por
edhe pse AQ është goditur fuqishëm, mund të themi se kjo strategji pragmatiste
lokale u shfaq dukshëm nga mënyra se si po veprojnë grupet e lidhura me AQ në
Siri (AQS). Shembulli më i qartë ishte
grupi i njohur si Fronti al-Nusra, i cili zbatoi në mënyrën më efektive një
qasje ndaj xhihadit që kishte treguar sukses të plotë gjatë fushatave të AQ në
Jemen dhe në Mali.
Duke
përqëndruar me efektivitet të plotë energjitë e grupeve xhihadiste në vendet e
rajonit, duke zhvilluar një qasje gjithëpërfshirëse me popullsinë lokale në
vend, duke ndaluar kodin penal, duke ndërtuar aleanca me të gjithë aktorët dhe
faktorët Islamik dhe jo Islamik, duke i shërbyer popullsisë me ushqime,
shërbime shëndetësore, ujë, drita dhe nevojat kryesore sociale, Fronti al-Nusra
ndërtoi një nivel të lartë të besueshmërisë popullore, në mënyrë të tillë që
asnjë bashkëpunëtor tjetër përveç AQ të mos afrohej në zonën e saj të veprimit. Në këtë mënyrë Fronti
al-Nusra shfrytëzoi rrethanat dhe duke përdorur mënyrën e duhur të qasjes, i
shfrytëzoi ato në interes të strategjisë së tij. Në ana tjetër ai tregoi se
ishte aktori më i fuqishëm ushtarak në fushën e betejës, gjë që po vazhdon ta
tregoi edhe sot në vitin 2022.
Fronti
al-Nusra gjatë vitit 2017-2018, kaloi nëpër një proces ristrukturimi dhe
riemërimi duke u shndërruar fillimisht në grupin Xhabhat Fateh al-Sham dhe më
pas në grupin e fuqishëm Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Riorganizimi
i parë i saj u realizua në mënyrë paqësore, ndërkohë që ristrukturimi i dytë u
realizua si rezultat i bashkimit të grupeve xhihadiste dhe sulmeve të
befasishme dhe të fuqishme ushtarake ndaj grupeve të tjera Islamike, të cilët
konsideroheshin si kërcënime të mundshme të HTS-së. Një fakt i rëndësishëm për
tu theksuar është se përpara se Hayat Tahrir al-Shami (HTS) të deklaronte
shpalljen e saj në mediat botërore, ajo nuk konsiderohej më si një grup që
kishte lidhje me AQ (që në fakt nuk është aspak e vërtetë).
Të
shqetësuar dhe të zhgënjyer nga largimi i misionit, identitetit dhe kauzës
xhihadiste të Frontit al-Nusra si dhe nga procesi jolegjitim që qëndronte prapa
evolucionit të tij, besnikët e AQ u larguan nga radhët e tij në sasi të
konsiderueshme. Nën udhëheqjen e veteranëve me përvojë xhihadiste prej disa
dekadash në nivelet më të larta të AQ, këta besnikë të AQ krijuan grupe të
reja, ku më kryesori është grupi Tanzim Huras al-Din (HAD), që ka kuptimin
“Ruajtësit e Organizatës Fetare”.
Në
kohën kur u formua në fund të vitit 2017, Tanzim Huras al-Din (HAD) udhëhiqej
nga Samir Hijazi (a.k.a. Abu Hammam al-Shami), i cili ka qënë komandant i
shquar ushtarak i AQ me eksperiencë luftimi në Jordani, Afganistan, Pakistan,
Irak dhe Liban përpara se të mbërrinte në Siri në vitin 2012. Samir Hijazi ka
qënë bashkëpunëtor i ngushtë i drejtuesit kryesor të Komitetit Ushtarak të AQ
Saif al-Adelit dhe më parë ka punuar ngushtë me Abu Musab al-Zarqawin, duke
koordinuar trajnimet e huaja për luftëtarët e huaj në Irak tek AQI.
Sipas
informacioneve të inteligjencës amerikane, Samir Hijazi u zëvendësua si
udhëheqës i Tanzim Huras al-Dinit (HAD) nga një figurë tjetër udhëheqëse e AQS,
Khalid al-Aruri (a.k.a. Abu al-Qassam al-Urduni), i cili është një militant
Islamik jordanezo-palestinez me lidhje të forta me udhëheqësit e AQ dhe
al-Zawahirin.
Pas
një periudhe tre vjeçare, SHBA-të kanë kryer tre sulme kundër objektivave të
lidhura me AQ në veri-perëndim të Sirisë vitet e fundit, konkretisht në datën
30 qershor 2019, 31 gusht 2019 dhe 27 tetor 2019, pavarësisht se është ndaluar
të operojë në hapësirën ajrore të Rusisë në Siri. Duke pranuar përgjegjësinë
për dy sulmet e para, Komanda Qëndrore e SHBA-së (CENTCOM) i përshkroi dy
objektivat e sulmit si: “Sulme kundër al-Qaedës në Siri (AQS) dhe operativëve përgjegjës që po planifikojnë
sulme tëcilat kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët dhe civilët e
pafajshëm”.
Suksesi
më i madh i forcave speciale amerikane në këtë zonë është padyshim vrasja në
datën 27 tetor 2019 e drejtuesit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdati. Ai u godit pas
një bashkëpunimi të suksesshëm midis CIA-s, DIA-s, MIT-it të Turqisë, GRU-së
Ruse, Sirisë dhe kurdëve të Sirisë gjatë një sulmi nga forcat speciale
amerikane në fshatin Barisha në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.
Vrasja bëri që një pjesë e madhe e xhihadistëve të ISIS-it që vepronin në Siri
t’i bashkohen grupeve të tjera xhihadiste të al-Qaedës në Siri dhe HTS-së.
Në
momentin kur presidenti amerikan Joe Biden deklaroi datën e fundit të tërheqjes
së trupave amerikane nga Afganistani 30 gusht 2021, komanda e përgjithshme e
Talebanëve Shura e Quettas në drejtimin e Mullah Muhammad Yaqoob-it dhe Shura e
Peshawar-it nën drejtimin e Sirajuddin Haqqan-it në bashkëpunim me ISI-in e
Pakistanit dhe drejtorin e tij të përgjithshëm gjeneral leitnant Faiz Hameed
filluan ofensivën me qëllim marrjen e kontrollit të Afganistan.
Pas
marrjes së kontrollit të Kabulit në datën 15 gusht 2021, Talibanët afganë
emëruan si kryeministër të tyre Mullah Mohammad Hasan Akhundin, një ndihmës i
ngushtë i themeluesit të grupit Mullah Muhammad Omari. Kabineti qeveritar i
Talebanëve përbëhet nga 33 ministri. Duhet theksuar se që në fillim ka patur
një mosmarëveshje të madhe sa i përket krijimit të qeverisë Talebane dhe ndarjes
së posteve qeveritare midis tre fraksioneve kryesore.
Lufta
më e madhe është përqëndruar midis tre fraksioneve, emirit të përgjithshëm
Mawlawi Hibatullah Akhundzada dhe Mullah Ahdul Ghani Baradar-it, klanit të
Mullah Mohammad Jakub-it dhe klanit të Sirajuddin Hakan-it.
Tre
personat më të rëndësishëm në qeverinë afgane janë përkatësisht zv/kryeministri
Abdul Ghani Baradari kreu i zyrës politike të Talebanëve, Ministri i Brendshëm
Sirajuddin Hakani, djali i themeluesit të Rrjetit Haqqani (HQN) dhe Ministri i
Mbrojtjes Mullah Mohammad Jakubi, i biri i Mullah Mohammad Omar-it.
Është
e rëndësishme të theksohet se nga 33 poste ministrore, 13 persona duke filluar
nga kryeministri, ministri i brendshëm, ministri i mbrojtjes, ministri i
inteligjencës dhe jo vetëm, vazhdojnë të ndodhen në listën e terroristëve
globalë të përcaktuar nga OKB-ja, ku për informacione për vendodhjen e tyre
shpërblimi është 10 milionë dollarë.
Fatkeqësisht
tërheqja e shpejtë dhe dorëzimi i të gjithë zinxhirit komandues të ushtrisë dhe
policisë kombëtare afgane mundësoi që Talebanët afganë të kenë në duar 56
bilionë dollarë armatime të dhuruara për 19 vite nga administrata amerikane dhe
aleatët e saj.
Pjesë
e kësaj asistence ushtarake përfshin mijëra mjete Toyota, Ford, mjete të
blinduara HUMVEES, MAX PRO MRAP, mbi 120 dronë survejimi ku përfshihen dronet
ScanEagle dhe avionët e zbulimit PC-12, rreth 211 mjete ajrore, 166 nga të
cilat kanë qënë operacionale në muajin gusht 2021. Këtu mund të përmendim
avionët e sulmit amerikan/brazilian Embraer A-29 dhe Cessna AC-208, shumë
helikopterë amerikanë UH-69 BlackHawk, UH-60 A, UH-1H, MD-530 F dhe avionët e
transportit amerikan C-130H, C-208BB dhe Boing 727 etj të dislokuara në bazat
ajrore Bagram, Mazar-e Sharif, Shindand, Kandahar dhe Kabul.
Meqënëse
bashkë me Talebanët afganë në përbërje të tyre, pjesë e ofensivës ne vitin 2021
ishin edhe mijëra xhihadistë, terroristë dhe militantë të rreth 22 grupeve
terroristo/xhihadiste të gjithë bashkëpunëtorë me al-Qaedën, kjo e shton
rrezikun se së shpejti territori i Afganistanit do të rikthehet në atë që gjatë
viteve 1996-2001 njihej si “Universiteti i Terrorizmit Ndërkombëtar” për shkak
të kampeve të shumta terroriste të stërvitjes në këtë vend dhe qëndrimit të
rreth 500 anëtarëve të al-Qaedës në Afganistan (AQA).
Kjo
u vërtetua së fundi ku vendndodhja e emirit të al-Qaedës Dr. Ayman al-Zawahiri
ishte në Kabul, ndërkohë që gjatë marëveshjes me amerikanë në Doha, talebanët
afganë kishin premtuar se nuk do të lejonin asnjë pjesëtar të al-Qaedës në
Afganistan.
Si
përfundim, al-Qaeda edhe pse është dobësuar pas vrasjes së emirit të saj Dr.
Ayman al-Zawahiri në Kabul në korrik 2022, vazhdon të bashkëpunojë dhe ka
lidhje të ngushta me organizatat e mëposhtme terroriste si: Al-Qaedën në
Afganistan (AQA), al-Qaedën në Pakistan (AQP), al-Qaedën në Magrebin Islamik
(AQIM), al-Qaedën në Somali (AQS),
al-Qaedën në Gadishullin Arabik (AQAP-AQY), al-Qaedën në Siri (AQS), al-Qaedën
në Subkontinentin Indian (AQIS) dhe HTO në Siri. Al-Qaeda ka lidhje indirekte
me: ISIS-in, Brigadat al-Mulathameen, grupet terroriste al-Nusra, HTS,
al-Mourabitoun, Ansar Dine, Abu Sajafin (e cila u bashkua me ISIS-in në vitin
2014), grupin Ansar al-Islam e cila u bashkua me ISIS-in në datën 29 gusht
2014, Lëvizjen Islamike të Turkmenistanit Lindor (ETIM), Emiratet e Kaukazit,
grupet Fatah al-Islam, Talebanët Afganë, Talebanët Tekrik-e-Taliban në Pakistan
(TTP), Talebanët Waziri, Rrjetin Haqqani (HQN), Lëvizjen e Forcimit të Ligjit
Islamik Tehreek-e-Nafaz-e-Shariat-e-Mohammadi’ (TNSM), grupin terrorist Hafiz
Gul Bahadur, Bashkimin e Xhihadit Islamik, Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit
(UIM), Jaish al-Mohammed-in (JEM), Jemaah Islaminë (JI), Lashkar-e-Taiban
(LeT), Lashkar-e-Islam (LeI), Lashkar-e-Omar (LeO), Lashkar-e-Jhangvi (LJ),
Grupin Hezb-e-Islami Gulbuddin, Lëvizjen për Xhihad në Afrikën Perëndimore,
Grupin e Armatosur të Luftëtarëve Marokenë, Lëvizjen ‘Salah Suleiman’, etj.
Për të interesuarit për
të lexuar/mësuar më shumë për strukturën e al-Qaedës dhe 12 komandave të saj
operacionale në botë, kam botuar një kolanë e cila përbëhet nga 14 libra, të
cilat analizojnë në detaje të gjithë strukturat operacionale, lidershipin,
strategjinë, taktikat dhe sulmet terroriste të 12 komandave të al-Qaedës nëpër
botë, së bashku me dy librat e tjerë: “Operacionet Terroriste” & “Grupet
Terroriste” në të cilat analizohet bashkëpunimi global midis këtyre grupeve.
Pikë kontakti: Z. Bujar
Karoshi: Tel 0692068603/0686508441, Shtëpia botuese M&B, Tiranë.
Dritan Demiraj, Ph.D.
11 Shtator 2022.
facebook.com/profile.php?id=100044589662161