E enjte, 08.12.2022, 12:11 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shumë i trishtë lajmi se është sulmuar me thikë shkrimtari Salman Rushdie

E premte, 12.08.2022, 07:59 PM


Ndue Ukaj:

Shumë i trishtë lajmi se është sulmuar me thikë shkrimtari Salman Rushdie, i cili, një jetë të tanë e ka jetuar me vdekjen, i kërcënuar dhe i frikësuar.

E ky njeri s'ka ba asgja të keqe, pos që ka shkruar bukur dhe u ka dhanë mundësi lexuesve të hapin horizonte të reja për t'i gjykuar shumë fenomene shoqërore. Dhe kjo dëshmi i ka tmeruar ata që jetojnë në kurriz të milona njerëzve që bëhen rresht.

Fati i këtij shkrimtari - tash e disa dekada- tregon sa shtrenjtë paguhet fatura me të cilën mbrohet liria njerëzore, kundër të ciës janë të mbrehta kthetrat e egra ekstremiste.

Arti i këtij shkrimtari i ka tronditë mendjet e këqija që duan njerëz  të nënshtruar që bëhen rresht dhe ecin në një drejtim.

E, letërsia e vërtetë e ka si mision sublim e të përhershëm: të luftojë çdo formë të shtypjes.

Sulmi i sotëm kundër këtij shkrimtar tregon sa shumë kemi nevojë ta forcojmë kampin e lirisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora