| E premte, 12.08.2022, 08:59 PM |
Ndue Ukaj:
Shumë
i trishtë lajmi se është sulmuar me thikë shkrimtari Salman Rushdie, i cili,
një jetë të tanë e ka jetuar me vdekjen, i kërcënuar dhe i frikësuar.
E
ky njeri s'ka ba asgja të keqe, pos që ka shkruar bukur dhe u ka dhanë mundësi
lexuesve të hapin horizonte të reja për t'i gjykuar shumë fenomene shoqërore.
Dhe kjo dëshmi i ka tmeruar ata që jetojnë në kurriz të milona njerëzve që
bëhen rresht.
Fati
i këtij shkrimtari - tash e disa dekada- tregon sa shtrenjtë paguhet fatura me
të cilën mbrohet liria njerëzore, kundër të ciës janë të mbrehta kthetrat e
egra ekstremiste.
Arti
i këtij shkrimtari i ka tronditë mendjet e këqija që duan njerëz të nënshtruar që bëhen rresht dhe ecin në një
drejtim.
E,
letërsia e vërtetë e ka si mision sublim e të përhershëm: të luftojë çdo formë
të shtypjes.
Sulmi
i sotëm kundër këtij shkrimtar tregon sa shumë kemi nevojë ta forcojmë kampin e
lirisë.