E premte, 26.04.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Lulja e Erosit

E shtune, 06.08.2022, 07:36 PM


LULJA E EROSIT

Pak fjalë mbi poezinë e Skënder Sherifit, lexuar në librin e tij LOVE SONGS

Në leximin e parë të librit "Love songs" të autorit Skënder Sherifi, që në krye të diskursit poetik e hasim femrën dhe konturat e mendimeve për të bukurën e cila na vret këndshëm

Shkruan Remzi Limani

Poeti ynë respektiv, Skënder Sherifi, në librin e tij "Love songs" na shpalos të bukurën deri në atë shkallë, saqë vetëm qetësia e shpirtit mund ta dëgjojë. Z. Sherifi, pamëdyshje me gjilpër shpirti qëndis mbi madhështinë e dritëhijeve spektakulare, me të cilat ngrihet trupi i femrës në përjetësi që shungullon nën shqetësimet e prekjeve të shenjta... Ky poet i zemrës, vjen krejtësisht i mëvetësishëm, sidomos në planin e versifikacionit ku shtrihet sinteza e erosit, si kryefjalë dhe kallëzues në planin tematik. Pra, në vargun e tij hasim observimet e subjektit lirik në variacione vlerash që i korrespondojnë dritëhijeve midis shpirtit dhe trupit.

Këtu pra, poeti i dëshmuar kacavirret nëpër lulen e erosit dhe, duke e përjetuar lëshohet deri tek rrënjët e saj, për t'u ngjizur sërish në vorbullën e lumit të etjes... Poeti ynë, Sherifi, përgjatë gjithë librit merr udhën e tij dhe, "pelegrinazhin" e dashurisë e fillon nga hapja e perdës së diellit, duke udhëtuar nëpër gallaktikat e panumërta të cilat pikojnë dritë mbi kërthizën zambake - aty, ku Skenderi mbolli lulen e tij, e cila, poetin e bën të vdesë i lumtur mbi kurmin e shtrirë mbi çarpafin prej mëndafshi të kuq, të zhubrosur nga nata festive, ku poeti solemnisht e shkundi dehjen e tij...

Tani, nëpër stuhitë e dashurisë, zoti Sherifi, vazdhdon udhën deri tek maja e thithkave për tu zhdjergë nëpër plantacionet e së bukurës, për t'u mbjell sërish si një farë shpirti në trupin e adhuruar nga synari i tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora