Kulturë
Përparim Hysi: Noçe
E diele, 31.07.2022, 12:15 PM
NOÇE
Nga
Përparim Hysi
Ndodhi
që mesiteve '50-të të shekullit që iku, unë shkova për pushimet verore në fshatin
KODRAS që ndodhet në malësinë juglindore të vendit. Vet qeshë
"Skënderbegas" dhe, sado që kisha kaluar në atë quhej"Shkolla e
Bashkuar", stampën e skënderbegasit e kisha që në veshje.Laj-thaj vetëm me
atë uniformë, se në shtëpi, po të guxonte të hynte një mi, me siguri do thyente
kokën. Qe një barakë prej purpuliti dhe lart e mbuluar me ca llamarina të
vjetra dhe aq. Në shtëpi rronte imeëmë, e mplakur, ca nga hallet e ca nga mosha,
dhe, nëse flitet për shtroje një qilim i
vjetër (më i vjetër nga imeëmë), dy
karrike të vjetra dhe , veç tyre, një
raft librash, sajuar nga unë. Im vëlla qe ushtar dhe
unë"Skënderbegas".Ime ëmë as punonte kund dhe nuk kishte as pension.
Rronte me ndihmat e dy motrave të mia të martuara apo me ndihmën e miqëve tanë
që banonin në fshat.
* *
*
Ne
vet qemë të ardhur në këtë qytet.Këtu vdiq dhe imatë dhe, ngaqë mbetëm pa asnjë
ndihmë, mua më dërguan në Shkollën Ushtarake"Skënderbe". Vëllai i
madh punonte traktorist dhe, në këtë kohë që po flas, e kishin marrë ushtar në një repart tankesh.
Unë dhe pushimet e verës i bëja në kampe ku na dërgonte shkolla dhe, nga kjo
anë, imeëmë nuk e kishte merakun se më mungonte gjë. Nuk e di pse kisha ardhur
në shtëpi, me leje, sigurisht, kur tek
ne trokiti një mik.
E
hapa unë derën dhe pashë një burrë, veshur me rroba shajaku të zi dhe në kokë
një kapele si andej nga anët tona.Hë, desh harrova: imatë ka qenë nga fshatrat
e Përmetit.Burri hyri duke qeshur dhe e zbrazi:- Ja tek erdha, moj Razie!
Pse ç'kujtoje ti, se, ngaqë ke ardhur në
kasaba, nuk do të gjeja dot. Pa mbaruar
mirë së zbrazuri pushkën, i ardhuri, u rrëfye imeëmë dhe që të dy, u shkrinë së
përqafuari.
-
Po ku e theu këmbën shejtani që të solli deri këtu?- pyeti e mallënjgyer ime ëmë.
Moj,
- foli i porsaardhuri, - dhe në bri të buallit, po të ishe futur, do të gjeja. Unë , tek ndiqja
këtë"shkëbim zjarrI" mes njëri-tjetrit, mbeta si i habitur.
-
Pa hajde këtu, - foli imeëmë, - ky është NOKJA, imkushëri, që është si dajo. Pa m'ia hidh duarët në qafë, se, tani
për tani, nuk do gjesh kund duar më të ngrohta se të këtij, Dajkos.
Dhe
unë e përqafova dajon që vazhdoi të
tregonte.
Më
ra rruga këtej dhe thashë:- Do ta gjej se nuk bën timembesë, Razien! Dhe e
gjeta. Nokja apo dajua im, u lemeris me ç'i pa syri për rreth dhe jovetëm nuk
ndenji, por, kur po ngrihej të ikte, hapi
kutinë e duhanit dhe se ç'i zgjati nënës
sime, Nëna, në fillim nguroi, por pastaj e mori. E puthi NOKEN në dy faqe dhe, kur
po bëhej gati të përcillej dhe me mua, tha:- Në behar ma dërgo këtë nipçen
andej nga ne. U përqafua dhe me mua dhe, më përpara iku, se erdhi.
Nëna
më tregoi se NOKJA është kushëri i largët me nënën time, por nga anët tona, je
nip apo mbesë shkon tek gjithë fisi.
Erdhi
qershori dhe me porosi të nënës do shkoja këtë verë andej nga dajua. Më tha
nëna:-"Sata" të çonë mu në mes qytetit. Sa të zbresësh, do pyesësh:-
NGa bie rruga për në Kodras? Është e vërtetë që do i ngjitesh një të përpjete
të vështirë, po ti kot nuk je në shkollë për"zabit". Mos iu ndaj të
përpjetës dhe mos kthe as djathtas dhe as majtas, por vazhdo rrugën. Kur sos e
përpjeta, shfaqet dhe Kodrasi. Është fshat i vogël dhe dëgjo nënën tënde: të
gjithë atje janë të një gjaku. Sado që janë shtuar, por "ilaka"(martesa) me
njëri-tjetirn nuk bëjnë. Ja, ti do shkosh tek NOKJA që me nënën time është apo
nuk është kushëri i katërt, por ai më thërret mbesë dhe unë dajo.Me këtë porosi
të nënës në mendje dhe, tek ngjitesha të përjetës, pashë në dy anët e rrugës
fshatra buzë shkëmbinjësh dhe prisja të shfaqej Kodrasi. Pashë shtëptë e para
me pullaze me pllaka guri dhe çdo shtëpi, rreth e qark, kish nga një mur me
gur.Të dukej sikur tërë fshati qe i gurtë.Secili nga muret kish nga një portë
dy kanateshe që hapej e mbyllej siç ta
kërkonte koha. Tek po shkelja në rrugën të shtruar me gurë të mëdhenj e të
rrafshtë, u mata të pyesja për shtëpinë e NOKES.
Kur
zbritur nga qielli dhe rënë në tokë për këtë çast, befas u shfaq dajo NOKJA që,
sa më pa, sokëliti sa ta dëgjonte tërë
lagja:- Erdhi nipi veshur me rroba zabiti!!! Me "rroba zabiti" ishte
fjala për uniformën time ushtarake. Se laj-thaj ato kisha dhe uniforma e verës,
për të thënë të drejtën, ishte e bukur. Bërtiti, dajo NOKJA, po u shkulën
gjithë lagja për të më parë mua.nipin që isha veshur me rroba zabiti. Fëmijët
qenë ata që më rrethuan dhe nuk ngopeshin së pari. M' u kujtuan ca vargje nga
Majakovski që shkruante:" Po të vendosej në muzeum një bolshevik/ aty do
vërtiteshin kuriozët". Unë qeshë"bolsheviku i vënë në muze" dhe
të gjithë më vështronin mua. Ndonjë fëmijë që qe më i guximshëm, më zuri nga
xhaketa për të provuar në isha i vërtetë apo qiellor. Kuriozët i përzuri Dajo
NOKIA:-Epo mjaft, se ky"zabiti" këtu do të jetë këtë behar. Më priu
përpara dhe ulëriti:- Ju kam sjell një mik! Sa tha kështu, tregoi:- Është djali
i vogël i simembese, RAZIES dhe mëson për "zabit". Sakaq drejt meje u
derdh hallo DAKJA(gruaja e dajkos), e cila më puthi në të dy faqet dhe, kur më
lëshoi, tha:-Kjo ëshë NOÇJA, çupa jonë.Ke ardhur me këmbë të mbarë se në fund
të javës do e martojmë. NOÇJA, siç e pashë kalimthi, qe si një hënë
pesëmbëdhjetçe dhe, njëlloj si e ëma dhe ajo më puthi në të dy faqet.Sado i
emocionuar nga kjo pritje kaq të përzemërt, shikoja nga NOÇJA që gati lëshonte
zjarr nga faqet e kuqe. Sado që ishim kushërinj, parë së pari dhe, sidomos, ajo
që tha hallo DAKJA:-Do ta martojmë këtë fund javë, nuk qe pak.
Kjo"njohje" mes nesh, zgjati pak, dhe dajo NOKJA tha:- Shtrojni
drekën nipit dhe, pastaj, ti, NOÇE, - i
tha së bijës, i shtro të çlodhet në odën
e miqëve. Urdhëri i dajkos më qe si ajo boria e kushtrimit në shkollë dhe, sakaq,
u zbatua. Si hëngra, NOÇIA, më priu
përpara dhe, si ngjitëm një palë shkallë të drunjta, hymë në odën e pritjes.Kur i hodha një sy, u befasova me ato nimat rreth e qark, me një qilim
të trashë mbi dyshemen prej dërrase dhe, në të dy anët e oxhakut, nga
një poste me lesh deleje të bardhë. Tavani i odës së pritjes me dërrasa dyllë
të kafta dhe në, mes të tavanit, ornamente
gdhëndur në dru nga një dorëmjeshtëri. -Hiqi çorapet, - tha NOÇJA që të
rrish rehat. Pasi shtroi çarçafët e bardhë që bën"kërr", si për të
treguar se ishin për miq të sjadisur, NOÇJA foli:- Mos u mërzit, sa të sjell
legenin për të larë këmbët. THa kështu dhe si flutur fluturoi poshtë dhe, sa
hap e mbyll sytë, e vendosi legenin mu tek këmbët e mia. Përvishi deri lart dhe
u ul me duarët në legen.
-NOÇE,
- i thashë.Këmbët i laj vet, se unë jam ushtarak dhe kaq vjet që këtë punë e
bëj vet.
Ore,
ushtarak, sikur shpotiti NOÇJA:-Ke ardhur tek dajkoja dhe je nën urdhërat e
tij. Dhe, ndërsa NOÇJA, u mat të më lante këmbët, unë ia kapa dorën si pak me
politesë, po, për dreq, dora ime sikur mori zjarr. NOÇJA më shikonte në
sy.Befas, një uragan paniku sikur më pushtoi dhe sikur m'u mjegulluan sytë.Tek
shtrëngoja dorën e NOÇES, më dukej se ajo qe si një zok i trembur.
Më
zuri një si lemerisje që ndodh në moshën time dhe NOÇJA, mend u fut në gjoksin
tim. U mbusha me frymë dhe tani NOÇJA qe si një fllad fresike që bashkë me frymën time, hyri në mushkëri dhe
mushkëritë m'u bën si balonë. Si unë, po dhe NOÇJA nuk qemë as në qiell dhe as
në tokë.Mori legenin dhe zbriti shkallët me një frymë.
Sado
që isha i lodhur, tek u shtriva në shtrat, jo vetëm gjumi nuk më zuri, por dhe
mendja u bë firi-fiu. Nga NOÇJA dhe pas NOÇES që do martohej këtë fund javë.
* * *
Darrkën
e hëngrëm në kuzhinë dhe dajko NOKJA i tha NOÇES:- Kur të shtrosh jatakët për
këtë, "zabitin", ndizi atë
llambën e madhe që kemi për miqtë. Ky nuk është mik, por xheku rri mbi libra
dhe do dritë të madhe. Pastaj, ky e fal vet llambën. DAJKOJA:-NOÇE dhe ajo
lepe! NOÇJA qe ushtare e kaluar ushtares. Kur po hyja në odën e prtitjes, NOÇJA
e ndezi llambën e madhe dhe pashë se si i llamburiti fytyra. Vendosi llambën
mbi buhari dhe.kur i lirua, u kthye nga unë.Rrofsh, moj NOÇE, dhe të trashëgohesh atje ku do shkosh!
-
Mos ma zërë në gojë, -tha dhe zbriti shkallët sikur të kishte bërë një turp.
Unë u befasova dhe m'u duk sikur po
flija mbi jatakë të shtruar me gjemba. Nuk vura gjumë në sy. Siç duket, NOÇEN
po e martonin me mblesi.Fatkeqa NOÇE! Ajo, sikur të kish në atë kohë një
sfilatë bukurie, pa dyshim që do ish shapllur MISS. Kish një bukuri sa virgjine,
aq dhe hjynore.Me flokët e zesë korb, me
fytyrë bardhë dëborë, me faqet shegë, pa
mballoma marifetesh, kish me vete atë erën e trëndelinës që të kënaqte.Buzët të
kuqe dhe, kur fliste, dukej sikur kish bërë faj. Ishte si ishte, fati i saj qe
përcaktuar nga Dajkua im, NOKIA që kish zgjedhur për dhëndërr një blektor të
rëndomtë, por nga derë e madhe. E shkreta, NOÇE! Dukej sikur nuk priste ditën e
dasmës, por mend rënkonte kur kalonte nëpër shtëpi.
-Dëgjo,
- tha në darkë Dajo NOKIA, - unë dhe kjo(e kish fjalën për të shoqen) nesër do
zbresim në qyet për ca halle të dasmës.Timnip e ke në ngarkim. Portën do ta
zëmë me kyç nga jashtë që mos u bezdis njeri dhe ti, NOÇE, e di vet seç'i bën për sabah apo për drekë.
Shiko, -shtoi pak si me shpoti, - është qytetas ky"zabiti" dhe fle si
shelegët.Mos ia prish gjumin! Kështu u ndamë me dajkon dhe hallo Daken dhe pa
bërë mirë, natën e mirë, pashë që llamba e madhe në odën e miqëve, u
ndez.Ngjita shkallët dhe mu tek dera.më priti NOÇJA! Gjumë të ëmbël, - më tha.
Tërhoqi derën dhe iku.Unë, pothuaj, nuk fjeta. Me NOÇEN dhe lloj-lloj
shtëllungash tirrja në furkën time hamendësimeve. Në fshat mëngjesin e
paralajmërojnë gjelat. Kur këndoi gjeli, dëgjova që u hap porta dhe, pas pak, dëgjova
që u mbyll.Tani në shtëpi jemi vetëm unë dhe NOÇIA. Po ajo, do jetë zgjuar?
Dola
që të shihja për NOÇEN dhe ajo, sa më pa, vrapoi dhe më pruri një peshqir të ri
pranë musllukut ku do laja fytyrën. Sa
të lahesh ti, -tha NOÇJA, - unë bëj gati mëngjesin.U lava dhe, kur vajta në
kuzhinë, NOÇJA kish bërë dy vezë të skuqura me gjalpë, një fshere djatthë të
freskët dhe një filxhan çaji me qumësht. I kollofiat me oreks ato që më kish
nxjerrë NOÇIA dhe, kur e shihja si një bukuri të pikëlluar, nuk durova dhe i
hapa"tefterët" me NOÇEN.Dale, - tha NOÇIA! Sa të ngre tavolinënë dhe
do vij atje tek oda e miqëve. Unë u ngjita atje dhe në pritje të NOÇES po
lexoja një roman që kisha marrë me vete. Sa po gjeja fletën e romanit, mbrriti NOÇJA.-Çfarë po lexon?- më pyeti.Një
roman.Pa prit ta shoh? Ia zgjata dhe kur lexoj në kopertinë"Bija e
mallkuar", bëri oh! Qe një regëtimë si e dalë nga shhpirti dhe unë, i
shqetësuar, ndërhyra:-Ç'pate, moj NOÇE?
Unë nuk e di se ç'thotë, - tha ajo, -por
më duket se e ka shkruar për mua. Ndërkaq, u ul afër meje dhe, përmjetlotësh që
nuk pushonin, qante për fatin e keq të saj: do ta martonin jo vetëm kundër
dëshirës së saj, por, siç i kishin treguar, me një burrë gati dhjetëvjeç më të madh dhe dajko NOKE ia jepte
të bijën se ishte një derë e madhe.Qante e lebetitej mu para syve të mi dhe unë
aq u ligështova, sa për ta qetësuar sadopak, e përqafova ngrohtësisht dhe kur qarja e saj u
shpeshua, atëherë zura t'ia pija lotet dhe e putha nxehtësisht. Pak nga pak, ne
gati u bëmë një trup dhe "harruam"
çfarë ishim mes nesh.NOÇJA m'u dha e tëra duke më thënë përmes
ngashërimeve: për tri ditë (ah, mos u sosshin kurrë) unë do shkoj andej. Nuk dihet do shihemi apo nuk do shihemi
më. Ti je peshqeshi që më pruri ZOTI dhe nuk e di se sa e lumtur jam që po të
dorëzohem ty. ZOTI është i drejtë nuk do na dënojë për këtë"faj" që
po bëjmë! Dhe të dy, si fajtorë pa faj, unë e NOÇJA "celebruam" një dashuri
që lindi, krejt befasisht.
Pas
tri ditësh(ishte ditë e enjte dhe myslimanët martohen për të enjte), mbrritën
krushqit për të marrë nusen. Ishin 7 burra, të gjithë veshur me shajake dhe mbi
kokë kapat drejtkëndëshe. Tërë fshati qe në dasëm.Këngë e valle, por pa
saze.Këtyre anëve, deri vonë, nuk kish orkestra në dasëm. Si hëngrën drekë, krushqit
morën nusen, qe mbyti vendin me lotë e ngashërima.Tek vëreja NOÇEN mbi mushkë
që lebetitej, ndjeva një lot që ra nga syri im.Lamtumirë, moj NOÇE që qe aq e
mirë! Po qëllon që dardhën e qullur e ha breshka, - thashë me vete.
Të
nesërmen e dasmës, i them dajko NOKES! Dajko, nuk do ju harroj kurrë se si më
pritët dhe më doli fjala e simeëme:-Duar më të ngrohta s'ke për të gjetur. Ore,
tha DAJKO NOKIA, ne martuam NOÇEN dhe nuk po të martojmë ty që po ngrihesh e po
ikën.
Sidoqoftë,
u përcolla me ta dhe, sa sosa në qytet, u
nisa andej nga kisha ardhur.Tërë rrugës më kujtohej NOÇJA dhe fati i saj i
keq.Nuk mund të rrija më atje, në odën e
pritjes, kur NOÇIA nuk ishte më.
***
Epilog
Kanë
kaluar mbi 60-vjet nga kjo ndodhi. Unë pjesën të madhe të kohës e kam kaluar
jsahtë shtetit.Kam 12 vjet që jetoj në TIRANË dhe një ditë tek po debatoja për
një faturë tatimesh me një specialiste, si plak që jam, e pyeta atë nusen se
nga ishte me origjinë. Më tha:- Nga nëna jam nga një fshat në malësinë
juglindore?Epo unë ku ndahem me pyetje:-Po si quhej ai fshati i origjinës
?-ngulmova unë.
Nusja,
buzëqeshur, më tha:-Ai fsshati i nënës sime ca ka qenë i vogël dhe ca është zvogëluar tani me këto ikjet, është
quajtur KODRAS, por tani mund ta futësh në xhep.
-Po
dale, moj çupë e xhaxhait, - i them asaj. Atje, në KODRAS kam patur dajko NOKEN
dhe Hallo DAKEN unë dhe, kur martuan çupën e vetme, NOÇEN, kam qenë në dasëm.
Ou,
- bëri nusja! Ata kanë qenë gjyshërit e mi dhe mamaja ime është NOÇJA. Mamaja
është ndarë nga burri i parë dhe unë jam
një nga çupat me burrin tjetër!
Mend
u hodha përpjetë nga ky lajm i beftë dhe i thashë:-Pa dale të të përqafoj se më
je si çupa ime dhe këtë përqafim transefroje dhe tek NOÇJA. Nxora një pesëmijë
lekësh të ri dhe i thashë:-T'ia çosh NOÇES se nuk e darovita në dasëm. A vjen
në TIRANË që ta takoj? Mjerisht, mamaja gati ka zënë vend dhe nuk lëviz. U
përcolla me çupën e NOÇES dhe tërë ditë jetova me këtë përjetim.
Tiranë,
30 korrik 2022