E shtune, 26.11.2022, 03:58 PM (GMT)

Kulturë

Bekri Murselaj: Një roman dokumentar

E diele, 17.07.2022, 05:02 PM


NJË ROMAN DOKUMENTAR

Nga Msc. BEKRI MURSELAJ

Roman dokumentar “Ditari i kohës nën pushtim” i autorit Murat Gashi, hy në letërsinë shqipe si një tekst narrativ që e dokumenton kohën nën pushtimin jugosllav. Romani në fjalë e njofton lexuesin, me të kaluarën jo aq të largët të popullit tonë për liri. Mënyra e rrëfimit gjatë gjithë kohës në roman dëshom për ngjarje dhe të kaluar jo të lehtë të shoqërisë sonë. Këtu dokumentohen përpjekjet e vazhdueshme të popullit për lirinë. Gjuha narrative, mënyra e të rrëfyerit si dhe grupet e personazheve pozitive dhe negative përbëjnë një roman të veçantë letërsinë tonë, duke pasur parasysh tematikën që trajton ky roman.

Në këtë roman mbizotron diskursi historik, që është i mbushur me data dhe të dhëna të ndryshme rreth të kaluarës sonë. Demonstratat si formë e shfaqjes së pakënaqësisë së popullit drejt pushtuesit jugosllav përbëjnë thelbin e këtij romani. Romani fillon me përshkrimin e aktivitetit ilegal dhe politik të kryepersonazhit Luringut, për të vazhduar mëtutje me organizimin e shoqërisë në tërësi. Në roman përshkruhen demonstratat më të fuqishme të kohë kryesisht të viteve ’81, ‘83, ’89 për të vazhduar me ngjarje që e kanë karakterizuar kohën si helmimet e nxënësve në shkolla si dhe rioganizimin e mësimit në shtëpi-shkolla.

Romani dokumentar “Ditari i kohës nën pushtim” i autorit Gashi, pra, bëhet dëshmi historiko-letrare ngase përmes këtij romani autori dëshmon për një kohë të vështirë por dhe një aktivitet të fuqishëm popullor. Në këtë roman dëshmojnë personazhe real dhe të rëndësishëm në jetën shoqërore, ndërsa personazhet negative poashtu janë real që poashtu edhe ata kanë një aktivitet negativ në shoqëri. Jeta shoqërore dhe politike e popullit tonë merr një karakter historik në roman, ngase aktiviteti i shoqërisë do të bëhet një lëvizje gjithëpopullore për liri. Dëshmia dhe tema historike në roman ka të bëjë me përndjekjen, arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e shqiptarëve nëpër kohë.

Kur flasim për temën historike në roman atëherë, duhet të themi se ky roman përshkruan gjithë aktivitetin e popullit tonë prej viteve ‘80-ta deri në lirinë e plotë të Kosovës. Demonstratat, aktivitetet politike dhe kulturore janë disa prej përpjekjeve të vazhdueshme për liri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora