E premte, 26.04.2024, 05:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Hejza: Kadareja si fenomen dhe 'fenomenët' e Kadarasë

E merkure, 06.07.2022, 07:10 PM


KADAREJA SI FENOMEN DHE “FENOMENËT” E KADARESË

Ismail Kadare, si fenomen në letërsinë shqiptare dhe që ka zënë vend meritor në Panteonin e shkrimtarëve botërorë, është bërë temë studimi për qindra studiues kombëtar e botëror. Për Kadarenë, respektivisht, për opusin e tij krijues, janë shkruar mijëra studime, kritika e trajtesa letrare sa që, në tërësinë e tyre, paraqesin materien e një shkence më vete - KADARELOGJINË!

Kritikët botërorë, kritikët popullorë në gjuhën e të cilëve përkthehet ndonjë vepër e Kadaresë, është e kuptueshme që dalin me studime mbi fenomenin Kadare, që shkruajnë në hollësi për një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që ka sot njerëzimi. Këto lloj shkrimesh janë të kuptueshme, të domosdoshme dhe shumë interesante, sepse shfaqin këndvështrime të ndryshme, qasje letrare, estetike e kulturore të ndryshme dhe kjo e begaton fondin e shkrimeve shkencore mbi Kadarenë si shkrimtar dhe si fenomen letrar.

Çka bëjmë ne si komb, si shtete kombëtare, si institucione nacionale për ta mbrojtur këtë “oksigjen të letërsisë” kombëtare! Shkenca ka dhënë definicionin e vet për Oksigjenin si element kimik! Tani, çdo përpjekje për ta ridefinuar Oksigjenin është përpjekje diletante e pseudo-shkencëtarëve!

A paraqet kontribut mbi ndriçimin e ndonjë vlere të Ismail Kadaresë ndonjë hartim shkollor, ndonjë “kritikë letrare” e “kritikëve” të cilët si mediokër që janë mendojnë se, duke u kapur për Kadarenë, do të ngjiten majave të kritikëve letrarë! Ekzistojnë madje edhe portale, revista, fatkeqësisht, edhe shtëpi botuese që turren për të botuar diçka mbi Kadarenë, ndërkohë që nuk janë në gjendje të kuptojnë në mos ajo vepër është përmbledhje e citateve me një 1000 fusnota, mos është ndonjë kompilim me përkthime citatesh nga veprat e botuara në gjuhë të ndryshme, mos është ndonjë vepër që nuk e ka për qëllim zbardhjen e ndonjë vlere të panjohur deri më sot të Kadaresë si krijues, por synon dëshmimin e “kritikut” si “kadarelog” i ri e me perspektivë!

Jo gjithçka e shkruar ia shton vlerat Kadaresë, jo gjithçka e botuar bëhet për ta ngritur edhe një shkallë më lartë drejt majës së piramidës së krijuesve botërorë.

Duke ngarendur pas temave që kanë të bëjnë me fenomenin Kadare, “fenomenët” e Kadaresë, jo rrallë hedhin baltë mbi figurën e Ismail Kadaresë si mbret i letrave shqipe! Nuk përbën kurrfarë teme për studim urrejtja e serbëve për Kadarenë, të cilin populli serb e ka të përkthyer dhe shumë të lexuar. Temë përbën konstatimi i Kadaresë se serbët e urrejnë kulturën shqiptare! Nëse studiohet urrejtja serbe mbi Kadarenë, atëherë naivisht amnistohen serbët nga konstatimi kadarean se ata e urrejnë kulturën shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vetë shkrimtari shqiptar! Kadare askund nuk flet për serbët që ushqejnë urrejtje anti-kadare, por gjithmonë ka folur për urrejtjen serbe kundër çdo gjëje shqiptare! Përpjekja “akademike” për ta mbrojtur Kadarenë nga keq-leximi i veprave të tij nga shkrimtarë e akademikë maqedonas apo serbë, është më tepër vardisje prej koteleje të vogla për t’u ngrohur te këmbët e pronarit se sa që është ndonjë fushatë për ta ndërgjegjësuar dhe shpëtuar nga prishunia gjenetike “akademikun” serb apo maqedonas, të cilët mund të shkruajnë vetëm për konsumatorët e vet të varfër dhe jo për të trokitur në vlerësimet estetike që bota i ka për shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.

Ismail Kadare te shqiptarët duhet të trajtohet vetëm institucionalisht; Ismail Kadare duhet të jetë objekt studimi vetëm për Akademitë, për katedrat e letërsisë, të studiohet në mënyrë ekipore; hulumtimet të nivelit të doktoraturave duhet të lejohen vetëm prej ekipit-komisionit akademik kombëtar më të thirrur për fenomenin Kadare, hulumtime këto të panjohura më parë për këtë fenomen letrar shqiptar me përmasa botërore.

Le t’i dëshmojmë për së gjalli MBRETIT të letrave shqipe se, si komb, jemi në gjendje për t’ia mbrojtur vezullimën prej një Ylli me të cilën mund të nderohen vetëm kombet e bekuar!

HEJZA

https://www.facebook.com/HejzaShqip



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora