Kulturë
Namik Selmani: Ka disa njerëz
E marte, 24.05.2022, 06:10 PM
Namik Selmani
Ka
disa njerëz
Neki
Lulajt
Ka
disa njerëz si ti
Që
ti iu përulesh, dhe pse në gju ndjen dhimbje.
Ua
shqipton emrin
Dhe
kur qepallat t’i mbyll netëve errësira.
Iu
thur poezi e këngë
Me
tinguj si purteka e florinjve
Dëshiron
t’ua shtrosh udhën me lule a qilima.
Ka
disa njerëz
Që
i japin jetës tënde mirësinë e vërtetë.
Që
është pak,
Për
t’i thënë se i ke pririjatar dritësie.
Kur
Kërbaçi i jetës të qëllon fort e rreptë
Të
vijnë pranë
Me
një shpërthim të pamatë energjie.
Ka
disa njerëz
Që
të japin një qiell tjetër brenda vetes.
E
Si në përralla të heqin re dhe vetëtima.
Ti
Bëhesh
i vogël para gurgullimës së dejeve.
E
në hapat e tu rrëzëllin madhështia.
Ka
ca njerëz
Që
zgjojnë Diogjenë të tjerë në shekullin modern.
Ani
Pse
me një qiri nuk shuhet ligësia e mëkati.
Po
kush
Kush
do ta hapë kanatet e portës që kërcet?
Kur
Fara e Mirësisë thahet dhimbshëm nga acari.
Ka
disa njerëz
Për
të cilët janë pak dhuratat e shtrenjta.
Ballë
Monumentit
Që
ngrejnë zemrat si mirënjohje.
Oooo,
Si
do të ishte dhimbja, lindja e vdekja,
Pa
këta njerëz
Që
janë modeli i lakmuar i çdo kohe???
Ka
disa njerës si ti
Para
të cilëve duhet të thyesh të gjitha pasqyrat
Se
ke gjetur atë që të tregon se si duhet të jesh.
Ti
Që
ditë e natë bë në radhë penelat, ngjyrat
Më
Jep
bekimin e nadh të një dite më të dielltë.
Ka
ca njerëz dritëfartë a flugerë.
Në
shpirt e në hap të bëhen timonierë.