Kulturë
Bashkim Saliasi: Estetika dhe jeta jonë e përditshme
E diele, 22.05.2022, 02:05 PM
ESTETIKA DHE JETA JONË E PËRDITSHME
Nga
Bashkim SALIASI
Në
të gjitha mjediset kudo që ndodhet njeriu, shijon bukuritë e natyrës, jeton
ndryshimet e realitetit që ndodhin për rreth tij dhe krijohet tek ai një
gjëndje shpirtërore e caktuar.
Kjo
ndodh, se veçorit estetike të realitetit, veprojnë në ndërgjegjen tonë dhe ne
reflektojmë karshi këtij realiteti në gjendje të gëzuarë ose të hidhëruar sipas
rastit që ndodhimi.
Vlerat
estetike të jetës njerëzit i vlerësojnë sipsa njohjes, shkallës së intelektit,
gjendjes shpirtërore, mjedisit në të cilin janë rritur dhe edukuar, shkolluar
dhe janë edukuar si njerëz me bindje të thella për të jetuar realitetin.
Shijet
estetike, nuk janë pasqyrë e thjeshtë
dhe pasive e veçorive estetike të realitetit, por janë reflektim subjektiv i
këtyre veçorive objektive.
Në
edukimin e shijeve estetike të njeriut në radhë të parë jep efektin e vet arti
dhe muzika, sepse këto, janë një nga format
e larta të qëndrimit eastetik të njeriut ndaj realitetit në kohën në të cilën ne jetojmë.
Në
ditët tona artistët me krijimtarinë e tyre, në të cilën ata konceptojnë dhe
preceptojnë jetën e njerëzve, ju sjellin atyre realitetin me anë të mjeteve të shumta
emocionale.
I
qëndrojmë mendimit se në ditët që po jetojmë jemi të shkëputur paksa nga
realiteti., duke lënë pas dore ndjenjat dhe emocionet e gurrës popullore.
Edukimi
estetik me ndjenjën e nacionalizmit nuk duhet parë si qëllim në vetvete por, si
një pjesë e rëndësishme e jetës së realitetit që jetojmë dhe të eksperiencës që
na kanë lënë trashëgim brezat paraardhës.
Nuk
jam dhe nuk kam qen asnjë herë kundra që në vendin tonë të mos dëgjohet muzika
dhe të njihet arti botëror. E theksojmë se në as një moment nuk duhet lënë në
harresë kultura e popullit tonë ku shprehen ndjenjat e brezit paraardhës.
Po
t’i referohemi poemës “Bagti e Bujqësi”, e shkruar nga Naim Frashëri ne ndjejmë
kënaqësi edhe e përfytyrojmë natyrën e bukur shqiptare me mjeshtërinë me të
cilën e ka përshkruar poeti natyrën në këtë vepër, përjetojmë ndjenjat e
dashurisë, mallit e dëshpërimit që e përshkojnë poemën.
Kur
e lexojmë dhe e rilexojmë, na duket sikur jetojmë edhe ne bashkë me poetin, me
ndjenjën e tij për vendlindjen, gjë e cila ndodh dhe në ditët tona kur djemtë e
vajzat kanë marrë rrugët e kurbetit dhe jetojnë në dhe të huaj.
Në
rastin tjetër, në qoftë se Naimi do na e përshkruante natyrën shqiptare me
fjalë të zakonshme, ne nuk do të ndjenim po atë kënaqësi që ndjejmë prej poemës
së Tij.
Letërsia
luan rol të madh në edukimin estetik të njerëzve. Në ditët tona na lindin një
mori pyetjesh:
-Si
duhet të vishet njeriu i sotëm?
–Cili
do të jetë stili i mobilimit të shtëpisë?
–Si
duhet të zbukurohet shtëpia?
-Cili
është tualeti më i përshtatshëm që duhet të bëjmë?
-Cili
do të jetë stili i jetës së sotme nga pikpamja estetike?
Edhe
njerëzit që merren me stile të modës po hasin vështirësi dhe po t’i ndjekësh me
vëmendje u janë kthyer sfilatave të realizuara disa vite më parë.
Shijet
e veshjeve shprehen me ndryshimet estetike të kohëve të ndryshme dhe pasqyrojnë
kushtet dhe mënyrat e jetesës së njerëzve, epokat që ata jetojnë.
Në
kohën që ne po jetojmë, ndryshimi shprehet dhe në veshje dhe në paraqitjen
estetike në rrugë, mjedise publike, qoftë dhe në mjedise zyrtare, apo dhe në
televizione.
Shpesh
herë kur flitet për veshje, përdoren shprehje: “Kjo veshje është sipas modës,
ose kjo veshje nuk është e modës”. Çdo kohë ka mënyrën e vetë të të veshurit,
ashtu sikundër ndryshon dhe ndryshojnë nga një vend në vendin tjetër.
Shkalla
më e lartë e shfaqeve të shijeve të shëndosha estetike dhe kulturës së formuar
mirë është krijimi i stilit estetik të jetës.
E
bukura përfaqëson të përkryerën në të gjitha fushat e jetës dhe të natyrës. Ajo
na ngjallë në shpirt ndjenja të pafundme kënaqësie dhe admirimi.
Njeriu
prej natyre është i prirë për të bukurën dhe lufton për ta krijuar atë në jetë,
në mjedisin ku jeton, dhe mjedisin shoqëror që ndërton.
Por
nga të gjitha krijimet, njeriu është vepra më e bukur që ka krijuar natyra. Tek
njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur. Edhe mendimet, edhe shpirti, edhe fytyra,
edhe veshja.