Kulturë
Kalosh Çeliku: 'Liria' nëpër katunde
E marte, 03.05.2022, 05:10 PM
“LIRIA” NËPËR KATUNDE
(Aforizma
satirike)
NGA
KALOSH ?ELIKU
RROSPIA
“Demokracia”,
është një Nuse me shumë burra,
Prandaj, e
rrëzojnë në shtrat. Dhe, na del rrospi…
NDRYSHIME DEMOKRATIKE
Përderisa, në
komunizëm si shkrimtar
më ndiqte serbi.
Tashti në “demokraci”,
më ndjek “shqiptari
indershëm”…
MË TË RREZIKUARIT
NGA SIDA POLITIKE
Politikanët, janë
më të rrezikuarit
nga Sida. Ngase,
flenë me të njëjtën
kurvë politike në
Shtëpinë publike…
UNIVERSITETI I SHQIPTARËVE
Universiteti më i
njohur në RMV -ut
“Idrizovo“, është
i vetmi universitet:
ku, studentët
shqiptarë pranohen pa
intervenime, pa
deviza dhe me kritere
“shkencore”
partiake nacionale - fetare…
GËRDITJA VËLLAZËRORE
Në komunizëm aq
shumë u ngopëm me
“vëllazërim-bashkim”,
sa që: na gërditen
edhe vëllezërit,
që i kemi nga nëna
e babai, të një
gjaku brez pas brezi…
LAKMIA E SHEKULLIT
Gjyshet tona po të
ishin gjallë, sot:
Lakmi do t’ua
kishin partive politike,
në rrëfimet e
përrallave historike.
Vërtetë, janë
fantastike: vënë në gjumë…
DUKURI HUMANE
Numri i të
çmendurve është paksuar dukshëm
në qendrat e
rehabilitimit “Badovci” dhe “Slepçe”.
Shkaku se, këta të
sëmurë psiqik i rrëmbyen
partitë politike
në Maqedoninë e Veriut, si:
kuadër deficitar
nëpër institucione qeveritare…
NJË MAJI FESTA E PUNËTORËVE
Një Maji ende
vazhdon të jetë festë e punëtorëve.
Po, dihet: qëngjat
i hanë në sofër politikanët.
E punëtorët e
Popullit, i lëpijnë lugët…
HUMBËSIT E MËDHENJ
Të gjithë janë
“fitues”?! Dhe, festojnë para popullit
E, në realietet:
janë humbës të mëdhenj hstorik…
LIRIA NËPËR KATUNDE
Falë Partive
Demokratike Shqiptare: flamuri
shqiptar kuqezi
valon lirshëm majë plepave,
çative shtëpive.
Dhe, shtyllave nëpër katunde…
LUFTA E PARTIVE POLITIKE
FYT PËR FYTI PËR PUSHTET
Partitë Politike
Shqiptare në RMV -ut
bëjnë luftë të
madhe në Parlament,
për t’i kthyer ato
pak të drejta, që
dikur na i dha
komunizmi. E, sot: na
i rrëmbeu
“demokracia“, në “Liri” …