Kulturë
Kristofor Mërkuri: Përkëdhelu valë
E shtune, 30.04.2022, 03:00 PM
Katër poezi nga Kristofor Mërkuri
PËRKËDHELU VALË…!
…Mos
u rrëmbe valë e “uritur”!
Përkdhelisht
do kridhem në trillet e tua.
Me
ty jam lindë, me ty jam rritur;
Përkdhelu
valë se…e di që të dua!
Pluskojnë
bulëzat në mishin e regjur.
Drithërima
nga koka në thua.
Gjysmën
e jetës, tek ti jam dergjur;
Përkdhelu
valë, sa shumë të dua!
Zhaurima
jote, mbi bregun me zall,
Ekstazë
dashurie, ergjele lëshuar.
Më
squlle shpirtin me dhimbje e mall;
Përkedhelu
valë se…vet të kam llastuar!
V A R F Ë R I…?!
Si
somnambul endem nëpër natë.
Nuk
ka perëndi sonte të më joshë!
Vikamën
e ditës, gëlltis fillikat;
Sa
duar të shtrira, kërkojnë lëmoshë.
…Dhe
të “pamundur”, sa janë o zot!
{dhe
të kërkosh që në shpirt, të ndjesh pranverë}
Kur
nëpër rrugë sheh dhimbje e lot;
Ndihesh
i zbrazur, më shum’ se i mjerë.
Pse
kaqe fatkeqë, në këtë vend të bekuar?
Lëmoshën
përtypin, me lot përzier.
Kush
ta mbolli farën, qoftë mallkuar;
“Varfëri,o vuajtje e urryer!
FOTOGRAFIA…
Ç’mall
që më bie për ca vite të shkuar!
Kjo
foto e vjetër, bardh e zi.
E
lashë dikur, mes një blloku harruar.
Ç’t’i
thom shpirtit që, bën marrëzi?
Nga
larg ajo erdhi, diku në pranverë.
Fustan
basme, plot lule të limonit.
Lirikat
që solli,si gonxhe plot erë
I
lëshoi si flutra, brigjeve të Jonit.
……………………
Atë
natë të fundit,vera mbyllte stinën,
Gojët
na u kycën, gishtat po më ngrinin.
Ajo,
e mëshironte Tatjana Larinën,
Unë,
e” urreja” Eugjen Onjeginin!
Si
fllad ajo erdhi, ashtu u largua.
E
kam këtu, në foton bardh e zi.
Ajo,muzë
në vargje, mbeti për mua;
Sa
shumë kam bërë, sa shum’ marrëzi!
…………………………
Që
atëherë, ka shkuar tërë një jetë.
Por
sot…erëmuan lulet e limonit.
Ajo…veshi
uniformën e blertë,
Unë
…spirancën hodha, brigjeve të Jonit.
MAGJIA E NJË LUGINE
(Lugina e Krongjit)
Në
ka një vend që, kaq ëmbël
më
sëmbon,
Që
fryma më meket e dua të
këlthas.\
Që
çmendurisht, shpirtin ma harbon;
Magjia
që s’dua ta humbas!
Një
luginë ku dielli, syrin
saponxjerrë.
Mijëra
rreze hedh, mbi qelq
të
liqenit.
E
ndezi vesën në mijëra ylberë;
Magjia
u shfaq në “Kopshtet e Edenit”!
Lugina
mitike si altar hyjnor.
Një
kurorë lofate, kush u dashurua.
Cila
vajzë nuk do, këtu te vër’ kurorë?!
Cila
nuse nuk do, këtu te bëhet grua?!
Perënditë
e krijuan këtë amfiteatër.
Këtu
e ngjizi Krishtin, Maria.
Bekuar
me lotët ë “Syrit të Kaltër”.
Këtu
lindi jeta,lindi mëmësia!
…E
thonë që jeta nuk shihet,nuk flet;
Dëgjoj
një burbuqe tek frymon, kërcet.
Në
do vërtet, të prekësh Magjinë,
Një
mëngjes pranvere, eja ne Luginë!