E hene, 11.11.2024, 10:43 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ramazani dhe Bajrami

E shtune, 23.04.2022, 05:04 PM


RAMAZANI dhe BAJRAMI*

In memoriam,  SABA HASA

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Ç'do lexoni më poshtë,  ka ndodhur në një ditë, kur festohej "Bajrami". Festohej në fshatin PETOVË e Re (sot ky fshat nuk ekziston se,  gati 30 familje, nga 33 që kishte gjithësej,  janë larguar në vendbanime të ndryshme). Ka qenë aty nga vitet '50-të të shekullit të kaluar,  Qe drekë për"DITËN  e BAJRAMIT" dhe në çdo shtëpi,  pas 30-ditë agjërimi, bëhej drekë. PETOVA e RE të gjitha familjet i kishte të besimit mysliman. Pra, çdo shtëpi festonte, por veçanërisht, tek komshinjtë tanë, gati bëhej dasëm.Komshinjtë (as 10-hapa me ta  na ndante një gardh sa për shenjë) ishin nga BOSNJA dhe, krahasuar me familjet e tjera, qenë si një"komunitet u vogël": me 6-burra dhe pasonin po aq gra dhe fëmijët. Boshnjakët agjëronin me burra e gra dhe, sado që kishin ardhur si komshinjtë tanë aty nga viti 1947,  ishin shumë punëtorë .Ndaj ishin bërë si të parët e fshatit dhe e bënin beli:edhe si komshi;edhe bujarë, por dhe shumë miqësor. Nuk ndodhte, qoftë dhe një ditë,  që në këtë familje kaq të madhe,  mos rrëfehej një mik apo dhe ca më shumë.

Në këtë shtëpi të madhe,  zakonisht, shfaqej herë pas here,  një qytetas që, me sa shihja,  jo vetëm ulej si i shtëpisë, por kishte nderimin e gjithë fshatit.  Siç mora vesh,  ky"qytetsi i herëpashershëm",   ishte SABA HASA, asi kohe sekretar i parë i komitetit të partisë në rrethin e  FIERIT. Aty e pashë ulur mbi shilte, këtë"qytetsin" që atëherë, unë fëmijë rreth 10-vjeç, as mund ta merrja me mend se ç'ishte një sekretar i parë apo dhe më tej. Ama, kur shihja gjithë ata burra, ulur këmbëkryq dhe tymosnin  me nge cigaret, sytë më ngelnin mbi këtë mysafirin që, ndryshe nga burrat e tjerë, qe veshur me kostum, por kishte dhe kollare. Në atë dhomë aq të madhe, "qytetsi" qe,  më i nderuar dhe qe vënë mu në një anë të oxhakut dhe, në anën tjetër,  përball qe Hoxha, të cilit secili i drejtohej me fjalën "Efendi". Sado që"efendiu" qe me xhube dhe me çallmë,  shikimi im atje, mbi mysafirin nga qyteti. Dera e burrave rrinte hapur se, sa  pritej të vinte dreka, shërbehej kafe ose ndonjë gotë ujë dhe muhabeti si aty. Nga ana tjetër,  sidomos ne, fëmijët, mezi prisnim të shtrohej dreka. Dreka e BAJRAMIT, ku do kollofisnim gjellët më  të shijshme.

*     *    *

Për një çast,  u ndërpre muhabeti dhe fjalën e mori "EFENDIU". KY i ftoi burrat që  të kryenin një nga ritet e KUH'RANIT dhe të ndiqnin veprimet e tij. Të tërë burrat ndoqën EFENDIUN dhe, për çudi,  ky"qytetsi"  jo vetëm nuk luajti nga vendi,  por vazhdoi të shikonte me ideferencë ç'ndodhte me ata 10-burra të tjerë që zbatonin veprimet e EFENDIUT. Mbaruan dhe EFENDIU, ngaqë nuk ia hante qeni shkopin, iu drejtua "qytetsit":

- Eni,  pse nuk u fale si gjithë të tjerët? Do të të zërë gjynahu dhe do marrësh ndonjë katar?  **

Qytetsi e priti me politesë sulmin e EFENDIUT dhe , aty për aty, tha:

- Unë jam komunist dhe nuk besoj në fe. Jo vetëm kaq, - vazhdoi ai,  pa e prishur terezinë, - unë historinë e RAMAZANIT dhe  të BAJRAMIT e di fare ndryshe.

EFENDIU ( e kujtoj me shumë mall se e kemi patur mik familjar) nuk qe klerik do si do. Ishte nga MARGLLIÇI i ÇAMËRISË dhe kish bërë Medresenë atje. I zgjuar si çdo çam dhe polemist i zoti, sado që ishte pakëz liberal, se kish të bënte me besimtarë të ndryshëm, këtij, "qytetsit", iu lëshua "çamçe":

-U dja dhe mbi asetet e KUH'RANIT do dalësh?!!!

Pa hë ta dëgjojmë, - lëshoi pe, EFENDIU,

Dhe"qytetsi" filloi:

*    *   *

BAJRAMI dhe RAMAZANI kanë qenë vëllezër. Shumë të pasur dhe, ngaqë besonin shumë tek PEJGAMERI,   në sheshe e kuvende edhe debatonin për probleme. Ndonjëherë, debatet ashpërsoheshin dhe, ndodhi që RAMAZANI u zu keqas me të madhin e EGJIPTIT (KAHLIFIN). Kahlifi nuk duronte ta kundërshtonin dhe e kërcënoi RAMAZANIN me burg. RAMAZANI qe besimtar i madh dhe flakë për flakë i tha KAHLIFIT, aty në sy të njerëzve:

- Unë jam SHENJT dhe nuk pyes për burg!

- Ashtu, - tha KAHLIFI, - mirë.Unë do të mbyll në burg për një muaj.Nëse, pas 30-ditësh,  ti do jesh gjallë, atëherë me zbrazje topash, do shpallesh "Shenjt".

Të tërë, sidomos ne, fëmijët,  prisnim se ç'do ndodhte me atë RAMAZANIN e shkretë për 30-ditë, pa bukë dhe ujë.

E lidhën që atë çast dhe drejt e në burg. Dhe do thoni ju:- Po më tej?

Më tej, - tha qetë-qetë,  ai, ndodhi kështu. BAJRAMI si pasanik e bleu rojen e burgut. Bleu rojen që e merrte shërbimin në ora 6 të mbrëmjes dhe e linte në ora 2 të natës. Në ato orë i çonte dhe bukë dhe ujë, ndaj në ora 6, hahet iftari dhe në ora 2 të natës syfyri!!!  KAHLIFI me shpurën e tij, pas 30-ditësh, erdhi të shihte RAMAZANIN që e kujtonte si të vdekur. Kur e gjeti gjallë, e shpalli  "SHENJT" dhe urdhëroi të zbrazeshin topat.BAJARMI shtroi një drekë të madhe, si kjo që po hamë sot, i dha fund tregimit, "Qytetsi". Dhe, ndërsa ai nuk mbajti të qeshurit, EFENDIU e zbrazi tërë mllef"dogranë" e tij:

- Eni, ju, komunistët, edhe burrat i bëni me barrë!!! "Qytetsi" e pranoi sfidën me buzën vesh më vesh. Dreka qe e hareshme dhe SABA HASA qe nga ato kuadro që ia vlen të kujtohet si  një NJERI që zor t'i gjendej shoku. Kur Efendiu shkarkoi mllefin, ai i kish zënë veshët me dyllë. JO vetëm kaq:ai mbeti mik i përhershëm tek familja e BAJRAM MAKËS nga BOSNJA dhe, krahas kësaj familje, edhe me familjen tonë që ishim komshinjtë etyre.

* do ju lutem lexuesëve se, duke prurë këtë ngjarje të jetuar dhe kaq të hareshme,  unë nuk bëj asnjë aluzion apo karshillëk me ato ç'thotë"KUH'RANI".Përkundrazi jam me EFENDINË dhe gjitthë besmitarëve myslimanë,  u uroj: GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT!

Tiranë, 22 prill 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora