Kulturë
Bashkim Saliasi: Fshati im
E enjte, 21.04.2022, 04:43 PM
Bashkim Saliasi
FSHATI
IM
Ka
vite që rrugicat në heshtje janë,
Nuk
ndihen zërat e fëmijëve,
Shkollës
muret e çatia i kanë rënë,
Mungon
blegërima e bagëtive.
Ka
vite që Dobrusha është thërrmuar,
Ujku
hungëron, qeni nuk kuis,
Ara
e livadhe në pyje janë shndërruar,
Fshati
humbi bukurinë që kish.
Lagjet
s’dallohen, shtëpitë kanë rënë,
Oxhaqet
nuk nxjerrin tym e zë,
Po
humbasin varret me ferra zënë,
Fshati
në heshtje rri e flë.
Po
zemra ime tek ti fluturon,
I
përshëndet ato vende ku rri fëmijëria,
Kujtimi
për ty shpesh më ngacmon,
S’më
lënë të qetë mendimet e mia!
LAGJJA IME
Në
lagjen time,
Dy
fise jetuan,
Saliasi
dhe Bejko,
Në
harmoni kaluan.
S’kishim
lidhje gjaku,
S’ishim
nga një anë,
Gëzime
e hidhërime,
Së
bashku i ndamë.