Kulturë
Vahit Nasufi: Sali Ramadani - Kërçova
E marte, 19.04.2022, 06:33 PM
Vahit Nasufi
SALI RAMADANI – KËRÇOVA
Moj
Kërçovë Kala e burrërisë,
Je
dhe djep i trimërisë,
Përkundën
nënat nga Uskana,
Shumë
djem trima zemërluana…
Qoftë
bekuar nëna që lindi Viganin,
Atdhetarin,
Sali Ramadanin,
Intelektual
i shquar, fenomenal,
Veprimtar
shumë dimensional…
Lindi
më 1939 në trevën kërçovare,
Në
një familje shumë bujare,
Arsimdashëse,
atdhetare,
Shumë
mikpritse dhe guximtare…
Ishte
qytetar i devotshëm,
Një
puntor i pa lodhshëm,
Burrë
i matur, me shtat të hedhur,
Patriot
dhe i paepur…
Për
të ndjekur rrugën e progresit,
Studioi
n`Universitetin e Zagrebit,
Me
profesion ishte jurist,
Politolog,
shkrimtar, folklorist…
Ishte
pjestar i PPD -së,
Dhe
më vonë I PDSH -së,
Si
deputet ishte shembullor,
Një
kontribues madhështor!
Akti
që i takon pavdekshmërisë,
Në
Parlamentin e Maqedonisë,
Ishte
deputeti i parë shqqiptar,
Që
foli shqip për herë të parë!
Më
1997 -të, në cilsinë e deputetit,
Nga
foltorja e parlamentit,
Kolosi
ynë parlamentar,
Shpalosi
flamurin tonë kombëtar!
Me
grevë urije ka protestuar,
Tetë
herë i arrestuar,
Tri
herë i dënuar,
Gjithmonë
i fortë ka qëndruar!
Kishte
intuitë ndaj padrejtësive,
Ndaj
pengesave dhe vështirësive,
I
kishte fjalët të drejtpërdrejta,
I
pa luhatshëm në qëllimet e veta!
Sali
Ramadani, një pishtar,
Shkëlqeu
n`arsim si margaritar,
Në
trevën kërçovare angazhohet,
Që
femra shqiptare të shkollohet…
Ndër
të parët aktivizohet,
Univesiteti
i Tetovës, të themelohet,
Për
vatrën e dijes në gjuhën amtare,
Që
të studiojë ardhmëria shqiptare.
Por,
një smundje e rëndë e kaploi,
Sali
Kreshnikut, jetën ia rrezikoi,
Në
Prishtinë shkoi për mjekim,
Por,
as atje, nuk gjet shërim!
Në
janar, më shtatëmbëdhjetë,
Të
vitit dymijë e tetëmbëdhjetë,
Zemra
e Saliut rrahjet ndalon,
Mbylli
sytë për gjithmonë!
Menjëherë
lajmi ka vërshuar,
Sali
Ramadani, jetë ka ndërruar!
Familjarëve
u bëjnë homazhe,
Për
ngushllime u çojnë mesazhe.
Nga
spitali I Prishtinës,
E
sollën në fshatin e origjinës,
Sinonimin
e dijes dhe atdhedashurisë,
E
varrosën në fshatin Greshnicë.
Për
të përcjellë Saliun, në përjetsi,
Erdhën
shumë familjarë dhe miqësi,
Shumë
kolegë, shokë dhe dashamirë,
Për
herë t`fundit, i thanë lamtumirë.
Me
kurorë lulesh, varrin ia mbuluan,
Për
jetën dhe veprat, referate i lexuan,
Shuhet
jeta e një flakadani,
Por,
kurrë nuk vdes, Sali Ramadani!
Si
rrëke lotët shkonin për faqe,
Saliu
i dashur, prehu në paqe.
Në
lulet e parajsës, pusho i qetë,
Dheu
i Uskanës, të qoftë i lehtë,
Kërçovë, prill 2022