Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life'
E diele, 24.04.2022, 06:55 PM
Znj. Donika Gërvalla ZV/Kryeministre e Kosovës, ministre e jashtme dhe e Diasporës midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” NY
Nga
Keze Kozeta Zylo
Atdhe,
Zoti im,
Edhe
pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,
Në
të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,
Me
emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!
Në
mjediset e Qendrës “Illyria” në Bronx siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i
Kombit’, mësuesit, nxënësit dhe prindërit e Shkollave Shqipe “Alba Life” në të
gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online mirëpritën me plot respekt dhe dashuri
ZV/Kryeministren, Ministren e Jashtme dhe të Diasporës, znj.Donika Gërvalla e
cila kishte shprehur dëshirën për t’u takuar në Shkollën Shqipe në Bronx.
Zonja
Gërvalla është e bija e Jusuf Gërvallës, poet, muzikant dhe gazetar kulturor,
si dhe disident i regjimit të Titos. Në vitin 1980, u detyrua të arratisej në
Gjermani, pas dy vjetesh në janar 1982, shërbimi i fshehtë jugosllav do t’i
vriste të atin, xhaxhain, Bardhosh Gërvalla, si dhe shokun e tyre, Kadri Zekën.
Znj. Gërvalla
ishte e shoqëruar nga znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të
Jashtme dhe Diasporës shefi i kabinetit z. Sharr Jakupi si dhe nga anëtaret e
Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York si z.Lulzim Krasniqi dhe
znj.Teuta Hyseni.
Në
hyrje të qendrës “Illyria” Zonjës Donika Gërvalla iu dhura një buqetë me lule
nga nxënësja e talentuar e shkollës Simelba Xhaferri. Zonja Gërvalla u mirëprit me duartrokitje nga
të pranishmit në klasë. Më duhet të
shtoj këtu, ndonëse të gjitha shkollat Shqipe “Alba Life” në New York ishin në
javën e pushimeve të pranverës, përsëri ata që kishin mundësi dhe nuk kishin
ikur me pushim jashtë Nju Jorkut morën pjesë në nderim dhe respekt të Kosovës
sonë martire.
Z.Qemal
Zylo themelues dhe drejtues i shkollave Shqipe “Alba Life” në emër të bordit
dhe të stafit të mësuesëve i uroi mirëseardhjen znj.Donika Gërvalla dhe
përshëndeti gjithë të pranishmit. Ai
bëri një paraqitje të shkurtër të themelimit të shkollave shqipe, punës së
mësuesëve, prindërve dhe nxënësve. Puna
me shkollat shqipe në Diasporë nuk ka qenë e lehtë, pasi mësimi i gjuhës shqipe
bëhet pas programit të mësimit në shkollat amerkane, por në bashkëpunim të
ngushtë me koordinatorët, mësuesit dhe gjithë prindërit kemi qenë të
suksesshëm. Mësuesit punojnë
profesionalisht dhe kanë ditur të sjellin përvojën e tyre të mësimdhënies duke
e ushtruar me metodat bashkëkohore dhe frytdhënëse.
Shkolla
Shqipe “Alba Life” nuk e ndërpreu asnjëherë mësimin gjatë dy vjetëve të
pandemisë, por ishte e para që hapi klasa në Online, program që iu bashkuan
shkollat në Chicago, Halifax në Kanada si dhe nxënës nga vende të ndryshme të
botës.
ZV/Kryeministrja,
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës znj.Gërvalla i
përshëndeti
të gjithë të pranishmit plot përzemërsi dhe i falënderoi për mikpritjen. Ajo falënderoi themeluesit dhe drejtuesin
Zylo, gjithë mësuesit, koordinatorët, prindërit dhe nxënësit që vinin në
shkollë për të mësuar Gjuhën Shqipe, që aq shumë sakrifikuan të parët tanë për
ta ruajtur Gjuhën tonë të shenjtë. Zonja
Gërvalla e njihte mirë Diasporën, problemet e ndryshme që ajo has gjatë rrugës,
shkollat shqipe etj. duke sjellë shembull vecanërisht me Gjermaninë në të cilën
ka jetuar. Prindërit në radhë të parë
duhet t’ju mësojnë fëmijëve gjuhën e nënës, t’i edukojnë me dashurinë për
Atdheun në bashkëpunim me mësuesit dhe shkollat. Zonja Gërvalla solli shembull me bijën e saj
Nora dhe kujdesin që duhet të kemi si mësues në ushtrimin e metodave të
mësimdhënies sa më efikase, sa më të kuptueshme për nxënësit, pasi dihet që
fëmijët e lindur dhe rritur jashtë trojeve e kanë më të vështirë mësimin e
Gjuhës Shqipe. Duke bashkërenduar punët,
doemos që rezultatet do të jenë më të dukshme.
Me thjeshtësinë që e karakterizon ajo tha se pres propozime konkrete nga
ju dhe si ta përmirësojmë punën me shkollat shqipe në Diasporë.
Diskutuan
dhe dhanë mendime të vyera si Dr.Manjola Duli, mësuese Majlinda Tafaj dhe
z.Jojo Luncaj, prind.
Në
këtë takim disktuoi znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e Punëve të
Jashtme dhe Diasporës. Zonja Gashi foli për lidhjet e ngushta që duhet të
krijohen midis shkollave shqipe në Diasporë dhe programet unike që duhet të
kenë në dispozicion mësuesit.
Pas
diskutimeve nxënësit dhanë një program të shkurtër artistik ku kori këndoi
këngën: Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë, nxënësi excellent Jozef Juncaj intepretoi
himnin e Flamurit Kombëtar, Arelt Xhaferri një nxënës që premton shumë për të
ardhmen intepretoi poezi për Kosovën.
Programi u mbyll me valltarët e shkollës të cilët intepretuan vallen e
famshme të Tropojes nën kujdesin e mësuese Tafaj.
Ishte
një ditë e bukur, e këndshme më thanë plot kënaqësi nxënësit, prindërit,
koordinatoret mësuesit si Xhaferri, Duli, Tafaj, Hasanaj, Topollaj, duke folur
fjalë miradie për ministren dhe ekipin e saj që e shoqëronte, ata shprehën
mirënjohjen dhe shpresuan se do të realizohen disa projekte në lidhje me
shkollën Shqipe “Alba Life”, New York.
U
ndamë duke i uruar punë të mbarë në Kosovë dhe mirë ardhshi përsëri.
Së
shpejti do të sjellim kronikën e përgatitur nga TV “Alba Life” filmuar nga
Elton
Xhaferri bashkëpunëtor.
23 Prill, 2022
Staten Island, New York