Kulturë
Lekë Mrijaj: Në Krumë të Hasit është inauguruar shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit
E diele, 01.05.2022, 07:52 PM
NË QYTETIN E KRUMËS SË HASIT ËSHTË INAUGURUAR SHTATORJA E IMZOT PJETËR BOGDANIT
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Imzot
Pjetër Bogdani për katër decenie të tëra është deshmuar jo vetëm si një
doktorant i filozofisë dhe i teologjisë të njohur nga Roma e Italisë së asaj
kohe, por edhe si pishtar i letërsisë së vjetër shqipe dhe i asaj kauzës
kombëtare në çlirim kundrejt perandorisë aziatike. Imzot Bogdani, njihet edhe
nga shkenca botërore, evropiane dhe në botën shqiptare si një pararendës i
hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë shqiptare e filozof e teolog i kompletuar.
Ashtu siq interpretohet nga shumë studiues të ndryshëm, imzot Pjetër Bogdani,
si Arqipeshkëv i Shkupit, ndeshet me fatalitet me sëmundjën e mortajes së zezë,
qe do të thotë se me 7 dhjetor vitit 1689 vdes në Prishtinën e Dardanisë
pikërisht gjatë rënies së ushtrisë Austriake (sipas studiuesve, Plasari, Hamiti
e Belaj) të cilit edhe pas varrimit të eshtrave të tij, mongolet aziatik ia
hodhën eshtrat qenve në sheshin e Prishtinës (sipas nipit të tij Gjon Bogdani).
Ndaj
sot, me 28 prill 2022 komuna e Krumës së Hasit të Bogdanit dhe banorët e saj
permes pjesmarrjës së shumë mysafirëve nga Shqipëria e Kosova ka promovuar
veprën e realizuar të shtatorës së Pjetër Bogdanit, i cili për ne shqiptarët,
pas Gjergj Kastriotit-Skëndebeut, ishte dhe mbetet një legjendë e pamposhtur si
dhe një simbol i gjallë dhe tejët i lavdishëm kombëtar, çlirimtar, politik,
shpirtëror, kulturor dhe njerëzor.
Të
pranishën në këtë evenimet promovimi kombëtar morën pjesë: prof. Enver Hoxhaj,
ish zv/ministër i Kosovës, Imz. Dode Gjergji, Ipeshkëv i ipeshkvisë
Prishtinë-Prizren, Imz. Angjello Masafra, Arqipeshkëv Shkodres, prof. Sabri
Hamiti, studiues, prof. Aurel Plasari, studiues, Imzot Gjergj Metaj, Ipeshkëv i
Rreshenit, z. Kadri Morina, biznesmen dhe sponsorizues si dhe të tjerë kryetar
komunash nga Kukësi, Prizreni, Klina e intelektualet klinas, prof. Pal Canaj,
prof. Dodë Ndrecaj, publicisti, Lekë Mrijaj, krijuesi, Vilson Culaj e prof.
Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit.
Paraprakisht
në Sallen e Kulturës "Pjetër Bogdani" është mbajtur një Sesion
shkencor ndaj me një fjalë pershëndese e hapi, z. Liman Morina kryetar i
Bashkisë Hasit. Eventi promovues u mbyll permes disa pikave artistike muzikore.
Vlen
të potencohët se edhe Prishtina e Pjetër Bogdanit, me 6 dhjetor të vitit 2019
në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të këtij prelati e filozofi,
ishte Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel studiuesish e
klerikësh të Kishës së saj dhe të nivelit shekullar pjesmarrës permes një
Tribune shkencore kanë shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik në
Kriptën e Katedrales "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë. Me atë rast pos
veprimtarisë shkencore në sallen "BogdaniPolis" në Katedrale ishte
organizuar edhe një meshë në përshpirtëri të Shkelqisë së Tij-imzot Pjetër
Bogdanit, ku kishin marrë pjesë shumë Arqipeshkëv, Ipeshkëv, klerik të Kishës
Katolike Apostolike Shqiptare.