E merkure, 07.12.2022, 11:24 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan

E merkure, 23.02.2022, 07:51 PM


14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan

Nga Keze Kozeta Zylo

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan z.Frymezim Isufaj së bashku me stafin e tij organizuan në Kimberly Hotel ceremoninë e festimit të 14-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.  Në mjedise komode të hotelit që shkëlqente nga dritat e Manhattanit kryeqyteti i botës i cili nuk fle kurrë dëgjohej zëri i bukur i Kosovës martire.

Kosova e fitoi Pavarësinë me gjak dhe sakrifica të panumërta, më 17 shkurt të vitit 2008.  Qindra shqiptarë, trupi diplomatik i akredituar në Manhattan, z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” ushtarë të UÇK-së si gjeneral Gani Shehu, Qerim Gjocaj që i ka dhënë dorën luftës, Blerim Gjocaj, Shpend Gjocaj etj, Federata Panshqiptare “Vatra” me kryetar z.Elmi Berisha, z.Agim Rexha president nderi i saj, editori i Diellit z.Sokol Paja, Botuesi i gazetës së mirënjohur “Illyria” z.Vehbi Bajrami, Gena Morina Bajrami e shumë të tjerë morën pjesë në këtë ditë të shenjtë të Kosovës.

Ceremonia u hap me hymnin e Republikës së Kosovës interpretuar nga Banda muzikore drejtuar nga maestro z.Faton Macula.

Ambasadori Isufaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi Kosovës përjetësi në Pavarësinë e saj.  Ambasadori Isufaj falënderoi Amerikën e cila me UÇK-në i dhanë Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës, falënderoi Diasporën Shqiptaro-Amerikane për përpjekjet e saj të jashtëzakonshme si dhe Z.Mark Gjonaj ish Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili ka merita dhe kontribut të vyer në këto arritje.  Me duartrokitje u mirëprit fjala e diplomatit Amerikan në OKB, Ambasadori Richard Mills i cili shërben si zëvendës përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara.

Ambasadori Mills ka qenë një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar, së fundmi shërbeu si i ngarkuar me punë i Ambasadës së SHBA-së në Kanada.  Ambasadori Mills falënderoi z.Isufaj për këtë aktivitet shumë të rëndësishëm dhe i uroi atij dhe nëpërmjet tij gjithë popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori Ferit Hoxha përfaqësues i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit te përhershëm në Kombet e Bashkuara i uroi të gjithë pjesëmarrësit për Pavaresinë e Kosovës.  Ambasadori Hoxha foli me krenari për arritjet ndërkohë tha se Kosovën dhe Shqipërinë e presin shumë sfida të tjera përpara.

Shumë emocionuese ishte dhe dhënia e një kopjeje nga origjinali i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhuruar nga znj. Lumi Hadri Divine, nje aktiviste e mirënjohur e Diasporës si dhe e bija e akademikut Ali Hadri, i cili gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe popullit të tij.

Pas ceremonisë pjesëmarrësit shijuan ushqimet e shumëllojshme me nga një gotë verë përpara nga Kantina e Verës “Stone Castle”.  Ata u argëtuan nën tingujt e bandës muzikore si dhe nën intepretimin e këngëve nga artistja e njohur Arbërie Hadërgjonaj.

17 shkurti është nje ditë historike për gjithë Kombin shqiptar dhe do të festohet sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe.

Së shpejti TV “Alba Life” do të sjellë kronikën e përgatitur si dhe intervistat me personalitete nga stafi i saj me z. Valbon Gërbeshi, Bujar Sadikaj me producent z.Qemal Zylo për 14 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gëzuar Kosovë, Gëzuar Shqipëri!

17 Shkurt, 2022

Manhattan, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi Kozeta Zylo: Promovohet libri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr. Lazër Radi! Kozeta Zylo: Luigj Çekaj si Shenjt i Poezisë Kozeta Zylo: Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe "Alba Life" Kozeta Zylo: Lamtumirë Ilia Ylli Luka Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në mjediset universitare të St. Francis College në Brooklyn Kozeta Zylo: Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e lindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit Legjendar Adem Jasharit Dhe Ditës Së Flamurit Kombëtar Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe Kozeta Zylo: Loti im godet pa meshire perdhunuesit serbe ndaj motrave te mia te Kosoves Kozeta Zylo: Mirënjohje për Shkollën Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora