Kulturë
Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit
E marte, 05.10.2021, 08:12 PM
5 Tetor, Dita Botërore E Mësuesit
October 5, World Teacher's Day
BETIMI I MËSUESIT
Nga
Keze Kozeta Zylo
?Do ta kryej detyrimin
tim me ndërgjegje dhe krenari.
?Nxënësit e mi nuk do të
jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e
tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
?Do ta mbrojë me të
gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
?Kolegët e mi çdo herë do
të jenë edhe miqtë e mi.
?Në bashkëpunim me ta do
të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin
efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale
në arsim.
?Këtë betim solemn e jap
plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder.
Organizata
e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994,
ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit. Betimi solemn i mësuesit quhet ndryshe edhe
Betimi i Hipokratit (i pedagogjizuar ) të cilin në vitin 1966 për nevojat e
UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 - 1984.
Pak reflektim
Brezi
im dhe brezat e mëparshëm janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit. Betimin
e mësuesit, mësimdhënësit shqiptarë ndonëse e kanë pasur të pashkruar si
dokument, ata ishin të betuar në misionin e shenjtë, sepse kishin bazë
shembullin e mësuesëve martirë të Kombit, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të
Gjuhës Shqipe. Brezi im dhe brezat e mëparshëm
figurën e mësuesit e kishin gati si perëndi, ngase vetë mësuesit ishin frymëzim
dhe shembull ideal për nxënësit e tyre.
Natyrisht
është e pafund të trajtosh këtë temë profesionalisht, por duke qenë nxënëse dhe
mësuese midis dy kontinenteve sjellë përvojën e madhe dhe dashurinë për dijen
që na ngulitën mësuesit tanë heronj dhe vizionar. Ka shume gjëra që kanë ndryshuar në botë, në
arsim etj, por ajo që uroj të mos ndryshojë kurrë është si: “Mësuesit jane
misionarë. Nxënësit e mi nuk do të jenë
vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre
edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.”
Kam
krenari të ligjshme që këtë status e prek dhe e ndjeje në rrembat e gjakut tek
mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun. Kur ata i jane bashkuar programit të mësimit
të Gjuhës Shqipe ndër shkollat “Alba Life” si në Staten Island, Brooklyn,
Queens, Manhattan, Bronx, Online, e kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe
gjatë intervistes se: “T’ju mësosh nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe nuk është
punë për të mbajtur familjet, por eshte një shërbim humanitar, është mision
kombëtar.”
5 Tetor, 2021
New York