Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Nadja e mirë!
E diele, 03.10.2021, 10:39 AM
Prej prehnit t’mallit e prehjes s’andjes, Shkodrës loce,
ju uroj me tan zemër e
vullnet t’Hyjt, "Nadja e mirë!"
Nga
Albert Vataj
E
bardh si drita qi lmon shtatin e kredhun andrrimesh, kjoft njaja rreze dielli
qi t'sheh s'pariherë, ty qi t'rrokin kraht e zgjimit e synin ta puth tamëltimi
i zemrës qi i bahet prehën ardhjes tande n'ditën e dritun gazmimit.
Prej
t'tana, t'amblave andje qi m'kanda me i mylmye me nji dëshir t'pashterrshme e
t'pangishme, me t'cillat jam dashtunu me huj, prej ku lindun kam e rritun jam,
prej Shkodrës, asht urimi i dalun me njaq za e zjarm, njaq delikates e
përzemërsi:
-
Nadja e mirë!
E
shqiptoj çdo ditë lume e gjithher m'duket se jam tue e than s'pariherë kyt urat
t'shenjt dritimi t'shpirtit.
Njaq
e amël m'kumbon e me njaq mirësi m'ledh. Por s'shkon pa m'përmall e pëlot,
ngase m'kujton t'shtrejtit e mi qi nuk jan ma, e tue mi rikthye ata përmes
këtij bekimi, sikur don me m'than diçka qi s'mujten me ma than sa ishin këso
jete.
E
sa herë qi tham:
-
Nadja e mirë! mue, diçka drite e mirësie m'përkund tue m'çu nëpër njato ledha e
m'flatron dashnimit, qi munden gjithher
me t'mbush me zjarm e përjetim.
Ne
mujm me urdhnue zemrën me gatue ma t'andërrtat fjalë t'hyjshmtt shembuj
t'dëshirimit, por kurrë s'kena me e çue njaq nalt yjësinë e asaj mirësie e
mëkimi, siç e banen vullnet shpirti njata t'cillve siç u kena borxh amanetin, i
detyrohena për shenjtërinë që na e lanë me pëshpëritje t'shpirtshme, fjalë qi
sa her zgjedh me e gazmue zemrën, njaqherë ma shumë ata shndrisin.
Nadja
e mirë!
S'ka
me pas ndër ne bekim ma t'madh se ky. Ditë që merr ymër prej dritët e shndrit
prej diellit tue na mbush me jetë e vërshim, s'ka pa njat za, pa njat shpërthim
amëlcimi.
Edhe
n'se s'kë nxan, njikyt urim me e than, provoje; nji herë, dy... e t'tretën ke
me e pa se s'ka me pas gja qi ta heq prej gojet e ta shqit prej buzet. Ke me
ndigjue se si vetë zani jot t'merr hopa e t'çon ku ti s'ke shkue kurr edhe pse
njaq shum' ke dëshirue.
Mëso,
mundesh edhe ti me m'than, "Nadja e mirë!"
E
ban vaki e shihna ndoj nadje, e tue m'than "Nadja e mirë!", tash kam
me kthye un', "Mir' se t'pruni nadja".
Nuk
due më t'than njitash se ç'ka t'ban me ndi njat dekik, por njajo qi mundem me
t’besue si fjalë e lanun peng mirësisë, asht, se ke me provu ditën ma t'lume qi
ka mbajt n'prehën andrrën tande.
N'se
don, mundesh edhe ti me m'than, "Nadja e mirë!"
FOTO
T'BAME PARA PAK VITESH: