Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Konferencë pune e mësuesve shqiptarë në Suedi
E enjte, 30.09.2021, 07:33 PM
Konferencë pune e mësuesve, Suedi
U MBAJT KONFERENCË PUNE E MËSUESVE SHQIPTARË NË SUEDI
Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi
Nga
Hazir MEHMETI, Malmö
Duke
e kuptuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe nivelin aktual
të komunikimit elektronik në shkolla, ngritja e nivelit analitik dhe gjykues
rreth shkollës, u mbajt me sukses konferencë pune në Malmö. Konferenca u
organizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me
Ministrinë e Diasporës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”
në Suedi dhe NBV. Projekti i konferencës ishte, “Gjuha amtare,
dygjuhësia dhe integrimi”.
Temat
ishin gjithëpërfshirëse për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve
shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci, mësues i
rrethuar nga aktivistë të njohur të shoqatave shqiptare. Ai në emër të
organizatorit përshëndeti dhe mbajti fjalën e tij rreth rolit duke paraqitur gjithashtu
synimin e konferencës dyditore. Programi u drejtua me përgjegjësi nga mësuesja
Anila Velaj. Ligjëratat ishin të
larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. duke shtuar se sa është
mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në
rrethanat aktuale sociale e teknologjike. Në emër të Ministrisë së Arsimit të
Kosovës përshëndeti Edona Maloku Berdyna, zëvendësministre.
Konferenca
nisi me Sara Vettergren, kryetare e
Entit Shkollor në Malmö me temën nga politikat arsimore në Komunën e Malmö-s,
me theks gjuha amtare. Shpend Rukiqi, mësues e pedagog me temën: “ Kompetenca,
kreativiteti dhe çasja racionale, çelës i suksesit në mësimdhënie”. Direkt në
lidhje elektronike nga Shqipëria realizoi temën e saj Olimbi Velaj, “Udhëzime
didaktike në mësimdhënie me grupet heterogjene”.
Temë
nga praktika mësimore sipas standardeve bashkohore në formën drejtpërdrejtë me
nxënës, e mbajti Xhevat Isufi, mësues. Një praktikë e nevojshme për mësimin e
gjuhës amtare përmes internetit në platformën e Modesmalalbanska në Komunen e
Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër.
Desara Beqari Gjonaj, mësuese nga Vjena, prezantoi tri librat e saja dhe
koncepti didaktik në praktikën mësimore. Shyhrete Reqica, zyrtare në MASH,
Kosovë, mbajti kumtesën e saj “Bashkëpunimi mes mësuesve në mërgatë dhe
institucioneve arsimore në atdhe jetik për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës
amtare. Rexhep Jashari, profesor i letërsisë shqipe prezantoi librat e tij të
rinj nga puna dhe veprimtaria e tij hulumtuese. Drita Kadriu, Universiteti i
Gjakovës, drejtpërdrejtë paraqiti temën e saj “Të mësuarit përmes të të
menduarit, shkruarit dhe lexuarit”. Drejtpërdrejtë nga Shkodra, mësuesja Elida
Halilaj paraqiti “Jeta dhe vepra e Ndre
Mjedës”, e cila nuk u realizua e plotë nga shkaku i problemeve teknike. Dr.
Nuhi Bajqinca, ligjërues në Shkollën e Lartë, Boräs, ligjëroi temën: “Afër 40%
e fëmijëve shqiptarë nuk ndjekin mësimin e gjuhës amtare, pse? Çfarë duhet bërë
që të rritet vijueshmëria e nxënësve që të rritet vijueshmëria”. Ishte kjo në
temë konkrete dhe e përgatitur në baza shkencore e cila u vlerësua nga
pjesëmarrësit. Hazir Mehmeti, mësues nga
Austria doli me temën nga praktika e tij mësimore: “Orë mësimore në klasat e
përziera”. Nga Greqia erdhën me temën e
tyre mësueset Eva Paloka dhe Merita Ymeri me temën e tyre interesante mbi
aktivitet arsimore e kulturore të organizuara me nxënësit e tyre. Nga Greqia
ishte e pranishme edhe Jonida Koci Mema, mësuese me përvojë. Mësueset nga
Greqia me emocione rrëfyen mbi vështirësitë e të qenit dhe jetuarit si fëmijë
shqiptar në Greqi. Nacional shovinizmi grek me urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve
është pjesë e theksuar e shoqërisë greke.
Isuf Bajraktari, mësues e krijues,
prezantoi krijimtarinë e tij letrare në dy veprat e tij të fundit.
“Folklori ynë i pasur në funksion të mësimit të gjuhës amtare”, ishe tema e
mësuesit Sinan Kastrati. Qerim Raqi, mësues, autor, prezantoi librat e tij të rinj të përkthyer. Konferenca u karakterizua me dialog të
haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja në mësimdhënie dhe
veprimtari në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi. Veç
ligjëruesve me praninë dhe diskutimet e
tyre ndihmuan edhe Dr. Muhamet Shatri, Nuhi Mazreku, Hazbi Lalinca, Zyrafete
Losha, Shaban Gashi. Adem Qerimaj, Sanije Selmani, Mejreme Gubetini,
Qefsere Tahiri, Dinore Loshi, Ismail Rugova, Mirela Bicaku etj. Aktivistë të
zellshëm të rrethit shqiptar ndihmuan në mbarëvajtje të konferencës, mes tyre
aktiv ishte Isuf Topilla etj. Stafi i Radio Dardanisë në Malmö, ofroi mundësi
komunikimi me dëgjuesit nga mësues e aktivistë vendesh të ndryshme.
Për Pjesëmarrësit në mbrëmje u organizua aktivitet kulturore me këngë e valle shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani dhe grupi muzikor. Ishte për të mos u harruar, një orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar. Nuk munguan as vallet të cilat nxorën energji kohe e malli në jetën gurbeçare me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat.
Sara
Vettergren, kryetare e Entit Shkollor në Malmö
Desara
Beqari Gjonaj, autore, Austri
Xhevat
Isufi, mësues e aktivist
Murat
Koci, drejutues i konferencës
Dr.
Nuhi Bajqinca