Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Ndre Zadeja
E premte, 04.02.2022, 07:03 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI:
Pjesa e V: Zamak i Flamurit Kastriotit...
DON NDRÉ ZADÊJA
Shqiptarët e njohën
me Emnin e nderuem: Poeti i Ambelsisë!
U thirr bashkë me
popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë
Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi. Menjëherë mbas pushkatimit
të Kolës, Don Ndreu iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në
kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjes komuniste.
Don Mikel Koliqi edhe
Ky atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993: “Si tash e kam ndër veshë të
inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin. Ai asht torturue
shumë dhe po u thonte torturuesve: “Mohni bre kështu, po a ban shqiptari në
shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”
Don Ndreu akuzohet se
ka pasë dijeni për vendqëndrimin e Don Lazër Shantojës, Don Alfons Trackit, Kol
Ashikut, Martin Sheldisë, Gjovalin Sheldisë, Ndoc Jakovës, Gjok Gjergjit (prej
Lisnet) dhe Zef Augustinit (prej Lisnet). Njëkohësisht ka mbajtë lidhje të
ngushta me Don Injac Gjokën, i cili strehon dhe përcjellë ndër shpella
“kriminela” të luftës. Don Ndreu mohon akuzën që i bahet por burrnisht pranon: “Mësova
se punohët për shuemjen e Partisë Komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe
unë.” (Dosja 667, me 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.).
Gjykata Ushtarake e
Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif
Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me 16 shkurt 1945 dha
vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.
“I pandehuri kërkoi
lehtësimin e dënimit.”
Gjykata e Lartë
Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas
murit të Rrëmajit, në Shkodër. Ishte i
Pari Klerik Katolik Shqiptar që u vra në Shkoder.
Fjala e fundit e Don
Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, shka të baj ma shumë për
ty?!”. Ndër pushkatimet e ditëve të para lejohej prifti me i krye sherbimet.
Në këtë rasë ishte
aty Don Tomë Laca, i cili mbas pushkatimit e mori në krah Don Ndreun e vramë,
(me leje të Sheuqet Peçit) dhe bashkë me xhakonin Mark Çuni dhe dy të tjerë, e
kanë varrosë mbrenda vorreve të Rrëmajit, aty ku asht edhe sot.
Kur Don Toma shkoi në
Argjipeshkvi aty nga ora 7.00, pau veladonin e lamë me gjakun e Don Ndreut prej
supit ku e kishte mbështetë e deri në fund të kambëve, dhe aty për aty i ka ra
të fikët. Prej atij çasti ai ka pësue një sëmundje nervore nga e cila nuk asht
shërue kurrma. (Si mbas tregimit të Don Mikel Koliqit, në vitin 1993).
Atë ditë, një afishe
e madhe u vue ndër murët e Shkodrës:
“PUSHKATOHEN
KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË E POPULLIT:
1.Prenkë Cali 2. Dom
Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash
Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10.
Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci dhe
14. Pjetër Dedë Gjedashi.”Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë
Shqipnia!”
Don Ndreu i la Popullit Shqiptar një veprimtari letrare
të pakrahasueshme.
Shkodra nuk e harroi asnjëherë Letren që Ai i dergoi në
1942 At Fulvio Cordignanos.
ME 25 MARS 1945...
PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË
SHKODER,
PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË”
DON NDRE ZADEJA,
I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT
KOMUNIST NË KËT QYTET, MBAS DON LAZËR SHANTOJËS NË TIRANË, ME DATËN 5 MARS
1945.
NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE
MARTIRË TË
KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE,
QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE,
PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE.
Me shumë respekt Fritz RADOVANI.
LETER E HAPUN
A T F U L V C O R D I G N A N O S
1942
Cum non est cui suadeatur
Et qui suadeant non sunt.
(Plint. Paneg.)
I.
Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit
e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu
nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit
gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta
ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine: 5
Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme,
si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,
s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,
por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin
shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm! 10
E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,
si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua
bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,
ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,
me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina, 15
me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje, (pa mê – pa pushue,FR)
me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra
një shkop për ty. Patër Milan të quejti,
t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,
ngarkue me plaçka tua e me visare 20
t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti
ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,
ku e pakundshoqe t’pritte bujarija
e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,
lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun 25
me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,
cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,
plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël
para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti
i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun 30
e buk e krypë e zemër parashtrote.
Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!
N’areopagun e letrarve t’tú
rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,
(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!) 35
e si shpërblim plot e përplot me tamthin
e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite
e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm
Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!
Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin 40
e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën
e tij do t’pijn’.... i pvetun do t’përgjegjët:
“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”
Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja
durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, 45
e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér
pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem
shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ
i shuem e i poshtër? Un me dije tânde
s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari 50
meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!
Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre
ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,
me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove
nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute, 55
e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’
na vûne: Ktu pushon rraca ariane!
Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,
skotë e përzieme hithâsh ariane
kênka Shqipnija? O témpora! O móres! 60
Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër
n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,
mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat
e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare
dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? 65
e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka
n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari
mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun
emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun
nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit 70
n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe
se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet
e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde
gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? 75
Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna
tejshekullore rrihi flet’t e tua,
Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde
çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli
me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!
Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, 80
rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,
Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,
por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma (shêj – kêputë)
e Illyri Illyr.
Verigat ja zgjidh’ Gencit,
i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit 85
besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.
Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja (preja – të pabesë)
e votres sonë, emënharruem, rrugaca?
Rrugaç, vasal, ushtar i blem me pare
edhe zamadhi Kastriotë i yni? 90
pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta
mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme
fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre
n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?
E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun 95
n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa
Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,
Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,
por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.
Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit. 100
Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim
çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre
për fate
t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull
ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?
Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! 105
Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën
vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua
qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!
Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote
qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme, 110
nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:
Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.
Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni
goja me fol’ çka para téjet nieri
i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin 115
pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit
me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër
vigmën aj sot e lshon.... Prej téje e nâmta
kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne
–përmbysun)
nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë 120
rrféja mizore e hijevet Illyre,
nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin
Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,
ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma
e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, 125
prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.
II
Mjedja, Barbari i Madh,
n’heshtjen e gjumit
t’vorrezave injacjane e luejti
rrashtën
brahyçefale e prej dy rrathve
t’humbun
Frombója i dyt’ dy sy vetoi si
rrféja; 130
me grushtin e përtham e shkundi
Pasin,
Jungun e t’amblin Gjenovic me
vllazën,
akull ku n’préhje barasohen
eshtnat
e t’strukunve nën dhé. E théll’
si deti,
ehéu! Nji gjâmë u ndi e
përfrigueshme. 135
Ndigjom’, ti Cordignano, e
veshin vénja
fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili
degâmje
vargjet e mija qi frymzon, por
ahti
i nji shqiptarit t’lirë, i
shituem zânash,
pse i prekun n’tél, pse i
thérun n’zemer, t’rámën 140
gati me e bâjt’ por t’shámen
kurr. Harrohet
e s’harrohet çdo dhûn’ mbi
tok’, por ndéri
për kombe a shêjt, si shêjt a
gjaku i dêrdhun
për Atmë e Fé. Por, kurr nuk
mund t’harrohët
oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme 145
tridhetë e sa vjeçare, kur
s’andejmi
shkodranit ftyrën me ja marrun
déshte
me t’idhtin gaz e Shkodrën e
rrëthueme,
(ku zogjt e shqipës s’parit syt
i çilne,)
n’thalbin e zemrës keqas ma
gërgave, 150
njât’her’ kur ûja flatrat e
shpuplueme
ndête mbi né mortore e ankimi i
zi,
me rrâjça n’goj’ kelkaze e
madergone,
çilte vorreza t’reja n’për
gardhîje;
kur nanën téme, ditë e zezë, e
mblova 155
n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur
Taraboshi
e Lodertuna viellshin zjêrm
çeliku,
n’thalbin e zemrës keqas ma
gërgave!
Nanën kush e harron? Por Nana e
Madhe
Shqipja dykrenshe Illyre u
njâllte e lumja, 160
u njâllte. E pra ty Shkodra,
Cordignano,
t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a
kjo ti thue?
A e din, a e din sa tâmb’l
atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht)
q’at ditë e sod ka derdh’ gjini
i Rozafës
shkodrane? A e din, a e din se
lojcë a fati, 165
por jo mizuer si ti? Se e
vërvit’ peshën,
por si ti dorën nuk e mshehë? E
s’paku
me rrashta e me kersij s’lot
shkopecingël (kersij – kocka)
si don me lujtun ti, tue
çprush’ ndër vorre
amanet vorrit ç’âsht zakon me i
lânun 170
të pa trazuem, t’pa fyem?
S’harrohët shpota (shpota – tallja)
mbi ata shqiptar’t e lashtë e meshatarë,
mprojtsa fatosa t’virgjinís s’
kërcnueme
e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti
m’i shgjetove,
kâllpa m’i qite. E pra njata
rrëbeshit 175
salvimtar kalli vetun ballë i
bâne,
njashtu si muejtne e dijtne,
kurse ndjeksit
e Benediktit t’ Madh hanës
drapnore
ju shmângne tui lân’ mbrapa
troje e rrasa,
por monumente jo, sikur
Barleti, 180
Buzuku i lashtë e Budi e
émënmadhi
Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’
shkueme,
nám i pasosun i ksaj’
tok’s shqiptare,
ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra
endè e pa shkîmun,
ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra
endè e pa shkrepun, 185
ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise
endè e pa çártun.
Ti misjonar, përmbi stomîjet
shêjte,
vllazën na quejte e vllazën na
përcolle,
por vrasës ti na dole! E, po,
po, thue,
t’i lajnë uhat félshuesat e
Shqipnisë 190
me priftën t’vet shqiptarë! E
prá këta priftën
nuk ju përulne kurr çâllmës
sulltane,
as shkopit t’carvet, por
synuene Romën
Latine t’Papve fén edhe
kombsinë
tuj mprojt’ her’ mbath’ her’
zdath’, edhe tiarat 195
përmbi fronet e lashta
ipeshkëvnore:
Kur brûnxat flêjshin n’dhé e
kur t’mbértisna
vashat shqiptare drejtë e
syjshin trévën
shêjte t’zbulueme, gur’ për
gur’ ku shêji
i mbledhjes s’tyne, qinda vjet
me radhë, 200
krepatueshëm kumbon’t i xëvêndsote;
kur jashta murit t’that,
pushkën për faqe,
burrat e dheut, xhúrdin e zez’
mbi krye,
vështojshin mos t’i xân pusí
vezire
mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e
meshtarit 205
shqiptar n’bekim dukej e
zhdukej para
se t’qitte synin rrezja e parë
e diellit.
O misjonar’, kambsor’t e Naxarenit
n’detin e shqetësuem t’ kti
krishtënimi
s’ bashkut me né, kush rretin e
kush grepin, 210
me gjoj’ hyjnore dora
dor’s ta mbushim
lundricën e Tinzot me at lajm
t’frigueshëm
qi nierz përtrijn e kombe!
Marrí njehët,
âjun kur Drini breg e m’breg
vërsulet
e shkamba dyndë e m’ shpin’
përkund’ çináre, 215
bregut përpjet’ me i dhân’
rrëshanzës s’ vogël,
për t’ mbledh’ bërcakë e cokla
e cingla t’ thata
pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet
m’u bâ bleta,
por marimanga blet’ nuk bahët
lângun
pa e sjellun n’helm. Ta dijë
koha e ardhshme 220
e lume o e mjer’ (me fatin kush
mund kapët?):
Kanuja Illyre pronen edhe
kullen
me kulm e me temel e gjan’ e
gjallë
me ç’fryn e ç’ avullon ja digjte núri,
por armën lirshëm n’dor’ ja
lête gjaksit. 225
Siell, Cordignano, n’dorë armën
e ké:
Ndêshëm n’tryvezën shkencatare
t’ presin
banor’t e botës s’ vogël primitive.
Kjémë çka kjém’ e jém çka jém.
Zakonët
ti ruejmë Illyre e gjuhën
t’papërlyeme! 230
Ndër duer t’virgjilta t’ çikave
t’ fatueme
t’ përshkohen spikt, e pêjna
leshi s’dredhun
t’ dalin të ri për tirqi si
biluri,
e téja t’ fort’ si kanpi për
buljera,
e kput’ t’ qindîsna n’ar për
fatamirin 235
qi hylli do t’u sjell’ kur táta
e lókja
n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si
na lá i pari.
Njashtu si na lá i pari, çeta e
lúme
e barijvet shqiptar’ n’ mallesa
t’ veta
ogiçin para, berreve
dihatse 240
t’u prijn ké mrizi plak
mijavjeçari;
nën hije t’ tij t’këndojn
kangën e vjetër,
t’shkruejn zogj me krah’
n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,
t’shkruejn flutra lloje lloje
m’ furk’ shpatúke,
si lokja jau kërkoi Bardhën
nuse. 245
(qi me e kërkue me pishë edhe
me qiri
mana kûnd shoqen nuk ja gjên’);
e t’ shkruejn
e t’ shkruejn edhe me gjak
shêja vllaznije,
n’krahun e njom’ të njani
tjetrit, gërmat
e vjetra t’nji kujtimi t’
lasht’ sa bota 250
e tyne Illyre. Bashk’ me hije
t’ dirgjën,
prej muzgu, dhênt përpara tè
konaku
t’u prrallë e tue këndue
‘i kang’ mbas krahit
qi sos’ përher’ n’ kushtrim.
Çka thot’ kumbona,
or ju, n’ at Kish’ të lume, vetmitare? 255
Dita e misjonit! Mblidhën çeta
çeta,
bûjen me u dá mikpritse
misjonarve, (bujen – buken)
me u ba konak. Qé, siellet n’
héll’ ma i miri
dash për kumbon’. Prân’ spata
kmesa e lavra,
prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e
dîng përmbushet 260
streha hyjnore e vorfën. Nisin
zêmrat
rryeshëm m’u thy para s’
vërtet’s tronditse,
e besa bés’ m’u lidhë e i leshti parzëm
me lyp’ mëshrirë e dora dorën
gjakse
për hatër t’ Drunit
Shpërblimtar m’e puthun, 265
me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina
e s’majtës
cirkën e tér’ zbunûese. A
lodhë, a thýe (cirkën – djersën)
Thráku barbar i yti,
Cordignano!
Tashti , té votra shlodhu, o
misjonar,
e n’ dritën e tymósun t’
pishtarit 270
shejó triumfe t’réja: sóse
ditën
me syt e lodhun tui kërkuemun
gërmat
e ufices meshtarake. S’a
nevoja,
n’ kureshtën tânde shkencatare,
synin
harû t’a lshojsh ndër rrath’t e
atij vargoni: 275
a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t
e shqipës
a janë a s’janë Illyrë, a mos
teprica
e ‘i rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije
me u ardhun hakut macave
shpijake,
prushin mbi shpîn’ t’u
grumbullue, gazit 280
pa dijt’ me i dhânun fund, kur
ato t’mjerat
t’përzhituna n’térbim e
merrshin iken.
Njikshtu m’kurriz’ t’
shqiptarve grumullove
gáca mbi gáca, Cordignano, e
bota
veshin tá vûni e përmbi letra
t’ mëndafshta 285
dorën kundroi leçitse
albanofóbe.
Veprën e misjonarit lavdiplote,
ravën e kambve t’ tija koha e
amshimi
me bindje e përkujton, por,
vepra e jóte,
ravizë e zbét’ trathtije, a
gjurmë gamilli, 290
qi vetun e përlán’ shtërgata e
breshni.
Shkoder, 1942.
Shenim F.R.:Më shpjegonte Prof.
Gaspër Ugashi, rreth vitit 1958 në Shkoder:
Lexoje këte “Leter të hapun” që
një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian
At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin
Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.
Në vitin 1942 një student
shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për
letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të
njohtuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e
fundit?” – Studenti shqiptar heshtë... – Profesori francez shton: “Pikërisht në
vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik
Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i
njohtun italian, po edhe ai klerik katolik.
Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen
vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike.
Autori i saj Zadeja, ka shkrue
një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha
moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.
Por, askush nuk mund të
parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit,
Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga
tradhëtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”.
Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia
këte Leter!
Shpërndajeni në katër anët e
Botës, si asht shpërnda.., edhe vetë Rinia Shqiptare !!!
Melbourne,
4 Fruer 2022.