E shtune, 27.04.2024, 01:43 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Ndahet nga jeta kleriku që u dënua për poezi

E premte, 28.01.2022, 09:00 PM


Ndahet nga jeta kleriku që u dënua për poezi

Nga Kastriot Dervishi

Është ndarë sot nga jeta, një ndër klerikët që vuajti 9 vjet e 20 ditë burgim gjatë regjimit Dom Gjergj Simoni. Historia e burgosjes së tij është interesante. I kontrolluan banesën më 30.8.1976 dhe i gjetën disa poezi të thjeshta, me të cilat u akuzua për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Poezitë ishin shkruar në vitet 1958-1975. Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.78, datë 9.4.1977, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me maksimumin e masës, 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Gjergj Kolë Simoni (Hardhia), u lind në Shkodër më 11.12.1933. Revoltën e tij ndaj regjimit kriminal komunist e shprehu në vargje. Ai shkruan për gjamën dhe të pafetë që mbuluan vendin.

U arrestua më 30.8.1976 dhe u lirua nga burgimi më 20.9.1985. Mbase ishte kleriku i fundit i burgosur nga diktatura komuniste që jetoi deri sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora