Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kosova e shkretë!
E diele, 09.01.2022, 03:45 PM
Kosova e shkretë!
Shkruan
Fahri Xharra
(Nëno
moj , po na kërcënohen . Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të
përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një
milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve
,rrënimeve dhe dhunimeve , Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd , donin që t`i
mos të flasësh më gjuhën e të parëve , atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe
që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë.Kosova e jonë halle madhe ! nga FahriXharra :Kur do të vijnë bijtë e
shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025
Të
them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të
lëpihem pas “ të mëdhenjve “ , por nuk i
takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si
pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet
e mia , për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.
Rrahim
Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇk-s, invalid lufte shkruan:
“MARRËVESHA
PËR ASOCIACIONIN
Në
marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë
nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan
se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga
Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata
ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e
saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje,
që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
Tani
ç`keni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që
po e kërkon Borreli ?
Si
guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është
ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga
shkapërderdhja e saj ?
Nga
reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin “ ( nënshkrimi famëkeq të Isa
Mustafës ! E dini çfarë pasoja ka për
Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai .
“Besnikëria
e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e
pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe
pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka
përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.”
(Dushan. T. Batakovic, 1017)
Ju
e doni këtë lloj besnikërie ?
Gazetat
tona alarmohen :“Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak
Asociacioni “ Po punë e madhe , le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i
mbronë interesat e Serbisë ?
“Kryeministri
Kurti dhe kryediplomati evropian, JosepBorell s’janë pajtuar për zbatimin e
marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën
e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa
Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson
zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni
do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.”
E
dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim:” Analisti politik, Vehbi
Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin
Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e
Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta
rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti
nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me
vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të
siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo. “
Kajtazi
është haptas për Asociacionin :”Ky deklarim i analistit politik vjen pas
mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti.
Shefi i Diplomacisë së BE-së, JosepBorrell tha se marrëveshja për Asociacionin
duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po
i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga
kryeministria.”
Por
nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e
aprovon sepse Borreli paska thënë:s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata
Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni
duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.”
Është
e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin
dhe të bëjë diçka të madhe.
Ta
e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo
parave nënshkruan diçka kundër
Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të
drejt juridike
Edhe
një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe,
në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në
pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm
pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka
nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj!
Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend,
ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
“Sa
më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do
kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve
të perëndisë, atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .
E
di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë
të përgjaktë të historisënjerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore
-duemngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të
vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
Nëno
moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na
i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e
mbi krye tinzë po na ik jeta.”
Fahri Xharra.08.12.21
Gjakovë