E marte, 28.06.2022, 06:22 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Me Serbinë, veshtirë me gjetë formulë

E enjte, 30.12.2021, 02:47 PM


ME SERBINË, VËSHTIRË ME GJETË FORMULË PËR TA PËRULË

Nga Dedë Preqi

Një politikë që nuk dinë asgjë tjetër vetëm të prodhojë konflikte dhe nxitje të luftrave ndërnacionale. Është Serbia me politikën e saj antishqiptare, që dallohet gjithnjë  përmes tipareve pushtuese , dhunuese dhe gjakpirëse dhe për faktin se nuk ka edhe kurfarë tradite paqësore, e cila gjatë gjithë historisë ndodhet në konflikte me gjithë ata që i konsideron jo sllav dhe u kundërvihet për të dominuar vet në rajon dhe Ballkan.

Prandaj, kuptohet epilogu i Serbisë dhe nuk duhet, nëse edhe kohën e fundit mund të dëshpërohemi nga një politikë e tillë, por mjerisht kjo formë e politikës njerëzore nuk do të sigurojë zgjidhjen e problemeve ekzistenciale e aq më pak do ta kthejë paqën tek njerëzimi, duke e bartë edhe të ardhmën e rajonit pezull, dhe në këtë mënyrë e ka të vështirë ta drejtojë historinë e vetë në rrugë të drejtë, deri sa të fillojë një epokë e re njerëzore në trollin e saj.

Një pjesë e madhe e popullit serb, akoma bie në sy, sikur vetë natyra e tij do të ishte edhe thëmeli i gjitha padrejtësive dhe fillesa e gjitha rreziqëve që kanë ndodhur në Ballkan, që ka arritë shumë  çëllimeve të veta, duke iu referuar mashtrimeve dhe propagandave për ta mbajtur Kosovën të nënshtruar dhe nën Kushtetutën e vet, në realitet një gjë e tillë u varros njëherë dhe përgjithmonë  në vitin 1999, dhe sot në pllakatën e saj të përjetshme shkruan, Republika e Kosovës.

Me fjalë të tjera, nuk ekziston më ndryshimi i përmbajtjeve të nocioneve, sikur më herët për Kosovën dhe popullin shqiptar të këtij vendi, nën okopimin e Serbisë, kur ai që këndonte i vrahej edhe kënga, ai që kërkonte barazi e drejtësi do të quhet kundër revulucionar, ai që vritet për demokraci, do quhej vrasës i regjimit, ndërsa ai që vret, do quhej i vrarë, ai që përndjek do quhej i ndjekur, ai mbi të cilin bëhëj terror do quhej terrorist, ndërsa ai që bënë terror do quhej mbrojtës i rendit dhe ligjit, dhe në këtë mënyrë duke i shtrembëruar nocionet dhe përmbajtjen e tyre, kjo kohë ka mbaruar, tani realiteti duhet të përputhet me rrethanat ekzistuese.

Për fat të keq politika e Serbisë ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë po tregohet edhe në të tanishmën arrogande, tërësisht e gabuar edhe pas luftës, dhe për atë, ajo do të dështojë si e tillë,  nga se është e projektuar dhe definuar mbrapsht gjatë gjithë historisë së saj dhe kështu pretendon të vazhdojë e pa përmirësuar edhe në imazhin e ri të kësaj bote, ndoshta edhe shumë përkrahës të saj apo një pjesë e botës kanë menduar kështu, por në mënyrë të paskatë.

Dhe çka do të thotë kjo, pse sot Beogradi dhe udhëheqja e sotme e Serbisë, nuk e pranon përfundimisht këtë realitet, ose ta pranojë difinitivisht këtë disfatë politike dhe historike për faktin  se, duke ditur nuk ka kthim mbrapa, përkundrazi Serbia, vazhdon dhe bënë përpjekje duke luajtur çdo kartë të saj që mund ti ketë mbetur për t’a penguar njohjen e mëtejme të shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2010, e legjitimoj juridikisht dhe përfundimisht pavarësinë e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, që nënkupton fundin e shpërbërjes së Jugosllavisë, duke u shkëputur nga kjo orbititë famëkeqe e Serbisë, njëherë dhe përgjithmonë, ku gjithçka do të ishte e qartë për së cilin njeri të aftë për të vëzhguar dhe gjykuar.

Prandaj, kjo Gjykatë e dha përfundimisht verdiktin e saj dhe e bëri publike Dekleratën e Pavarësisë së Kosovës,  e cila u shpall me 17 shkurt 2008, që do të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si edhe në bazë të Rezulutës 1244, e Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila nuk e kundërshton një akt të tillë, në një mënyrë, duke i dhënë fund pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Beogradi dhe Vuçiqi, bëjnë sot një diplomaci mjaftë aktive por edhe dhelpërake, duke i shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme, si edhe ato lidhjet tradicionale që ka me Rusinë dhe Kinën, por edhe disa vende tjera që kanë simpati ndaj saj, duke lobuar për tërheqjen e atyre vendeve që e kanë njohur shtetin e Kosovës, edhe pse e di fare mirë Serbia, se Kosovën e ka humbur, sepse ky ishte vullneti i vet popullit të Kosovës, për t’u liruar nga shtypja dhe dhuna serbe dhe kjo ishte e drejta e tij sublime për t’u organizuar si shtet i pavarur, e cila u bë realitet, duke e  respektuar dhe pranuar pjesa e madhe e komunitetit ndërkombëtar, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj më të fuqishëm të botës.

Madje edhe nga një këndvështrim tjetër, Kosova është një rast i veçantë dhe unikat, i cili nuk mund të krahasohet ndoshta me vendet tjera, apo t’u shërbejë atyre dhe shpjegojë zgjidhje situatave të veçanta në rajon dhe vende tjera të globit, të bazuara shumë ndryshe nga pikpamja etnike dhe karakteristikat tjera deri te ato gjenocidiale që ka shkakëtuar Serbia, ndaj popullit shqiptarë civil dhe të pa armatosur.

Dhe Kosova, është shembulli më arigjinal dhe ura më e qëndrueshme e një thëmeli të ri, që do ta lidhte Ballkanin e vjetër me Evropën e re, dhe një kapitull edhe pse ndoshta i vështirë dhe i ndërlikuar, por që do ta mbyllte një histori të përgjakshme mijavjeçare, me ç’rast edhe populli serb i një mentaliteti të çartur dhe egoist, do ta kuptonte se rruga më e drejtë dhe prosperitei i këtij populli nuk do të ishte sot ringjallja dhe nxitja e konflikteve të armiqësive ndërnjerëzore, por krijimi i kushteve dhe zgjidhja politike me forcimin e paqës dhe krijimin e shoqërive të lira demokratike.

Prandaj, negociatat që vijnë dhe vazhdojnë në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, dhe në veçanti në bashkëpunim dhe veprim të ngushtë me SHBA-të, janë shtysa që na japin kurajo që këto dy vende të gjejnë një rrugë paqësore dhe të cilat nuk do ta mbajnë peng njëra-tjetren, apo ta pengojnë në rrugët e tyre integruese dhe drejtë një Evrope të bashkuar.

E veçanta e gjithë kësaj është se, me Serbinë, e ka vështirë Kosova me gjetë një formulë adekuate dhe praktike, që do ta përulëte Serbinë dhe do të shkakëtonte efekte të krijojë kushte mbi bazën e një marrëveshje të qëndrueshme, ose nëse e përdorim gjuhën popullore, të ushtrojë një  zotërim politik dhe strategjik, për ta bindur konceptin e një mentaliteti të tillë serb,  që ti jipet fund këtij kapitulli historik dhe tragjik në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Shpresat e të ardhmës duhet ti marrim parasysh vetëm në kuptimin paqësor, ku gjithçka ndodh dhe lëviz në drejtim dhe logjikën e saj, që nënkupton edhe një vetëdijësim i botës së qytetëruar dhe njëkohësisht të marrin fund luftat dhe lumnjt e gjakderdhjes ndërnjerëzore në mes këtyre dy vendeve, por edhe të marrin fund fantazmat historike të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, dhe e gjithë kjo do mvaret në ndërgjegjën dhe politikën e Serbisë, thënë ndryshe, nëse nuk ndodh një realitet i tillë, duhet të kemi një qëndrim dhe besim vetëm me ndihmën e SHBA-ve, si çdo herë me rrolin e saj.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora