Mendime
Skender Jashari: Kryeministër Kurti, shkollat shqipe i ndaloi Serbia dhe hapi shkollat për islamizim dhe turqizim të Shqiptarëve
E marte, 28.12.2021, 07:02 PM
Kryeministër Kurti, shkollat shqipe i ndaloi Serbia dhe hapi shkollat për islamizim dhe turqizim të Shqiptarëve
Pjesa 1
Nga
Skender Jashari
Bota vlon me
tensione në maksimum në vatra të ndryshme të krizave, kërcënime ushtarake e për
luftë, armatosje të ngutshme, manovra dhe veprime paraluftarake etj, jo vetëm
në Ukrainë, por edhe në Gadishullin Ballkanik. Për më keq, kërcënime serioze
drejtuar edhe kundër Republikës së Kosovës, e që në permanencë Serbia ka
shprehur hapur pretendime territoriale, kërcënime ushtarake kundrejt saj.
Rusia kishte
përpilu një strategji kryesisht kriminale për ringritjen e saj pas rënijes së
BRSS-së, e që konsistonte kryesisht në: korruptimin e personave të ndryshëm në
vendet ku dëshironte shtrirjen e ndikimit a zbutjen e kundërshtimit; në
përdorimin e krimit të organizuar dhe në përdorimin e terrorizmit kryesisht
islamik, por edhe atijë pansllavist( si rastin e serbëve në Ballkan, rastin e
rusëve në shtetet Baltike a Ukrainë), por edhe në propagandën ekstreme etj.
Serbia të njejtën strategji adoptoi dhe zbatoi në Gadishullin Ballkanik. Që nga
shtator 2001, filloi rënija e faktoritetit të Shqiptarëve. Për të vazhduar me
defaktorizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shqiptarëve në Republikën
e Maqedonisë së Veriut, e poashtu edhe defaktorizimin e Republikës së Kosovës.
E sot, paqëndrueshmëria politike, ekonomike, sociale e Republikës së Kosovës,
pa lënë anash edhe atë të sigurisë dhe ushtarake, edhe më shumë e bënë situatën
më të rrezikshme.
Pak ditë më parë,
me rastin e përvjetorit të 70 të medresesë Alaudin në Prishtinë, u shokova kur
dëgjova dhe lexova, një deklaratë plotësisht absurd, të kryeministrit të
Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ishin:
-Kurti tha se mund të krijohet
përshtypja e gabuar sikur historia e medreseve në Prishtinë dhe Kosovë, është
vetëm kaq e vjetër, pra vetëm 70 vjet, duke përmendur se qysh në mes të
shekullit të 15-të, ky lloj i shkollimit përbashkon frymën fetare islame me
dijet shkencore dhe filozofike.
Ambasadori rus në
Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në
gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në elaboratet
e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane
filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër
Serbia, Greqinë etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe
forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët. Derisa Serbia dhe Greqia e viteve
1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan kontigjente
agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve osmane, për
të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e
tilla. Mos të harrojmë që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë
dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut,
Silivovës etj.
Gjatë pushtimit të
Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla,
deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk ishte.
Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri
në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira
ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman. Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në
Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18
tetor 1912, një fes( kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë
pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën
si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i
vritnin për turq.
Pasiqë u dëbu
Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve,
por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid
gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme
që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.
Serbia krijoi
Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore, ku në krye të saj vendosi:Hasan
Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të cilët i
shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame
me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në
referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”, pohonte që :”
seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për
dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt
organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata
organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë...” Me këtë rast kuptojmë që
gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën
politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare
dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.
Derisa Mbretëria e
SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave
katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që
ishin në frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve
dhe kryengritësve shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e
SKS-së, më 1925, hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e
hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral
Aleksandri i I-rë, drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që
deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin
islamin.
Shembull: sipas
statistikave turke të 1908, në:Pejë,
Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj,
Gjilan, nuk kishte asnjë turk, derisa në
Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet
derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër
për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja. Pastaj erdhi
periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të
Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve. Me rastin
e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me
shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807
shqipëtar kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë, Konventa jugosllavo-turke e 1938,
në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000
familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000
familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare
serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti
turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit,
por edhe popullatat muslimane. Pastaj
vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër
i jashtëm i Turqisë dhe Titos, në Split,
marrëveshje gojore, që në vitet
1953-1959 të shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për
në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan
hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni
oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë,
të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në
Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u
bënë 203.938 turq, kurse krahasuar me
këtë Shqipëtar më 1948 ishin
197.389, kurse në vitin 1953 ranë
në 162.254 shqipëtar. Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale
të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq.
Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia,
Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në
vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966( por edhe më
parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore,
për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e
tyre, migruan për në SHBA, Belgjikë,
Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.
Prandaj pasi së
pari ishte synim i Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u
angazhu në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj
edhe e njejta praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe
të tjera, janë në vazhdën e njejtë.
Medreseja Alaudin,
është hapur me vendimin e Këshillit
Ekzekutiv i Këshillit Krahinorë për Kosovën e Metohinë, me vendimin Nr.29503,
të datës 26.6.1949, por e cila filloi
punën më 1.11.1951. Gjatë kësaj periudhe kujtoni edhe shfarosjet që bënë kundër
shqiptarëve në “aksionin e armëve”, gjykimet dhe vrasjet e nacionalistëve shqiptar etj. Kurse në vitin
1962/1963, me vendimin Nr. 759-65, të Kryesisë Supreme Islame të RSF të
Jugosllavisë në Sarajeve, u hap “Medreseja e mesme Alaudin” në Prishtinë. Në këto dy medrese, u mësuan gjuhët serbe,
turke, arabe dhe thuhet edhe gjuha shqipe. Numri i maturantëve në këtë medrese
ishte 19 vetamë 1966-1967, kurse në vitet 1993-1994, ishin 43 veta.
Kurse sa i përket
shkollave gjatë mesjetës, në Trojet tona, ato më së keqi pësuan nga Perandoria
Osmane.
Duke qenë se
shkollimi mesjetar ishte pothuajse plotësisht nën udhëheqjen e kishës katolike,
e njejta ishte edhe në Trojet Arbërore. Universiteti teologjik i Durrësit, që
ishte universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe ndër universitetet e para në
Europë, ku edhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë 1365, në Haidelberg
me 1385, në Këln më 1388, në Erfurt më 1392 etj. Ky universitet kishte 100
studentë dhe u promovuan shumë doktor shkencash dhe shumë teologë-meshtarë për
Trojet Arbërore dhe për Dalmaci, Itali etj. Më i njohuri personalitet që doli
nga ky universitet ishte Gjon Durrsaku. Ky universitet u mbyll me rastin e
pushtimit të Durrësit nga Perandoria Osmane më 1501, kështu u shkatërru
shkollimi i lartë mesjetar. Madje në shekujt XIV-XV, kishte shkolla në Drisht,
në Pult, Shkodër, Tivar, Ulqin, Durrës, Prizren, Ulpianë etj. Pastaj kishat
katolike që shërbenin në atë periudhë edhe si shkolla, një ndër to ishte edhe
Kisha e Shën Barbarës në Balldre, apo që At Donat Kurti tek Hylli i Dritës më
1935, përmend tre shkollat e para shqipe atë të Pllanës, Blinishtit dhe
Shkodrës ose studiuesi amerikan Edëin Jacques në librin e tij e përmend
shkollën e parë shqipe në Velë të Mirditës, Pllanë afër lumit Mat, në Troshan
dhe Shkodër; apo shkollat ilegale shqipe në kishat katolike, si ajo e Stubllës
etj.
Sipas librit të
Serge Metais, të botuar më 2006, në Paris, të titulluar “Historia e
Shqiptarëve”, thuhet se në 1887, në Shqipëri kishte 3.000 shkolla, prej tyre
1.200 shkolla publike turke, 1.200 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare,
serbe dhe vllahe dhe 1 shkollë shqipe me drejtor Pandeli Sotirin. Edhe shkolla
e Prizrenit, e 1889 e ipeshkvit Ndre Logoreci, e drejtuar nga nipi i tij Mate
Logoreci, u ndesh në armiqësinë e Osmanëve dhe serbëve. Për të vazhduar pastaj
me Mësojtoren e Korçës dhe përndjekjet e pushtetit Osman dhe të klerikëve
ortodoks antishqiptar. Për të vazhduar pastaj deri në vitin 1911, françeskanët
kishin hapur 47 shkolla shqipe, mes tyre edhe 10 për vajza, por të cilat u
mbyllën me urdhërin e Zogut më 1933.
Kurse shkollat e
para serbe, u hapën me lejen që e fituan nga Perandoria Osmane, në vitin 1836
në Prizren, më 1848, në Graçianë(Graçanicë), në Vushtri, Pejë. Në këtë
periudhë, ishte vala e asimilimit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, derisa
kjo perandori serbëve ia dha tokat shqiptare, u lejoi shkolla etj. Madje në organin zyrtar të Vilajetit të Kosovës,
në gazetën “Prizren” botohej në osmanisht e serbisht që shkolla serbe do
hapeshin në çdo fshat që kishte më shumë se 100 shtëpi. Por nuk lejohej asnjë
shkollë shqipe. Kurse në vitet 1893/1894, në Sanxhakun e Prishtinës,
funksiononin 27 shkolla serbe për meshkuj dhe 4 tjera për femra me gjithsej
1149 nxënës meshkuj dhe 207 nxënëse femra.
Më shokuese dhe më absurd ishte
thënija e Kurtit:”Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta
ruajnë Islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të
luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një
gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”.
Fatkeqësisht vazhdon ende talebanizimi i Trojeve tona.
Më:28.12.2021
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë
në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.