E hene, 29.11.2021, 09:28 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Luan Asllan Dibrani: Maldivet e 1197 ishujve

E diele, 21.11.2021, 06:00 PM


Fotoreportazh nga Maldivet e 1197 ishujve parajsë në tokë në Oqeanin e Indisë

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Foto Igballe Dibrani

Maldivet ishin në listën time për disa vite,por as që e imagjinoja se mund të shkoja atje në këtë kohë . Ishte një destinacion luksoz dhe muaj mjalti që, mendoja, do të ishte gjithmonë i paarritshëm edhe me rastin e situates së Covidit -19.Në mendjen time, vende të tilla ekzotike ishin të rezervuara për njerzit  e famshëm dhe turistët shumë të pasur edhe duke  e konsideruar si një ishull  në vete e jo aq sa posedon...

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë vendpushim mahnitës, një pikë gjigantëve të pushimeve në plazh, dhe ndoshta kanë parë foto nga plazhet dhe hotelet më të mira. Maldivet janë 12 ore  fluturim nga Frankfurti – Gjermani.Ky shtet ishush  është i vendosur në Azinë Jugore në mes të Oqeanit Indian në ekuator.

Pushimet behen zakonisht në hotele dhe për të zgjedhur hotelin më të mirë, vlen të kuptohet se ku ndodhen Maldivet? Ku ndodhet kryeqyteti Male dhe aeroporti ndërkombëtar dhe ku duhet të shkoni për të pushuar. Shpresoj se tashmë ju kam bindur për rëndësinë e të kuptuarit të pozitës gjeografike të Maldiveve? Atëherë le të theksojmë  se gjeografia e Maldiveve është aq interesante sa që kur filloni ta eksploroni atë, menjëherë e kuptoni pse "humbja" e përhapur e Maldiveve nuk është e rastësishme. Ato janë aq të vogla saqë janë vërtet të padukshme në hartën gjeografike. Dhe shumë njerëz shpesh nuk e dinë se çfarë janë Maldivet. Disa prej tyre mendojnë seriozisht se ky nuk është një vend i tërë, por një ishull i vogël me plazhe dhe hotele të mrekullueshme.Por jo nuk eshte ashtu!?

Do e përshkruaj,sadopak këtë vend të  Malediveve, aq sa munda ta përjetoj dhe lexoj, e aq sa pata kontakte informative nga zyrtar dhe qytetarë të këtij vendi.Hulumtova ,por nuk pash asnjë fotoreportazh apo udhëpërshkrim në gjuhën shqipe nga kjo pjesë  e botës turistike!.

Aty këtu ka ndonje reklame,apo ndonje foto nga disa pseudokëngetare apo moderatore shqiptare qe në krah kanë ndonje dashnor apo biznismen me xhepa të majëm!!!

Vazhdojmë  ti kthehemi artikullit në përshkrim dhe informim.

Maledivet janë si destinacion i pushimeve nga  e gjithe bota,me bukuri të rralla ,por edhe me kosto shumë të lartë. Maledivet janë një parajsë në tokë. Një sërë ishujsh koralorë me ngjyrën bojëqielli të detit,temperaturat e larta përjetësisht dhe reshjet e pakta.Maledivet  janë bërë sinonim i kujtdo që kërkon pushime në plazh në çdo kohë të vitit. Është verë e përjetshme këtu. Maldivet janë bërë disi sinonim i të shkuarit në muajt e mjaltit i shtrir në Oqeani Indian.

Oqeani indian  fsheh shumë gurë të çmuar, por ai që ka rënë gjithmonë në sy janë Maldivet. Në Maledive  gjinden 1997  ishuj, nga të cilët rreth 200 janë të banuar. Shumica e ishujve në Maldive janë me origjinë vullkanike dhe janë formuar pikërisht nga fundosja e vullkaneve, të krijuara si pasojë e rritjes së aktivitetit vullkanik në këtë pjesë të botës. Ata janë vendi më i ulët në botë, me një lartësi mesatare prej 1.5 metra. Maldivet janë një nga shtetet sovrane më të shpërndara gjeografikisht në botë, si dhe shteti më i vogël aziatik  nga sipërfaqja tokësore. Ka reth 557,751 banorë, vendi i dytë më pak i populluar në Azi. Male është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar, i quajtur tradicionalisht "Ishulli i Mbretit" ku dinastitë e lashta mbretërore sundonin vendndodhjen e tij qendrore.

Udhëpërshkrimi  i udhetimit, gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndermend  t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike dhe hyrja në Maldive.

Turizmi dhe hyrja në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit  ketu, nga e cila  për neve   ishte suprizë dhe dhuratë  me pushime në Maledive  nga  djali i ynë  Meriton Dibrani .

Surprizat janë përjetimi i situatave, dhe ndjenjave të paparashikuara nga njeherë si të pa pritura dhe këto supriza dhe dhurata  të kësaj natyre janë  shumë të mira dhe emocionuese  të gëzuara dhe shumë me vlera. Edhe ne morrëm në këtë Nëntor të 2021, bashk me shoqen tim Igballen  një dhuratë të veqante nga Meritoni,me çka e pritëm me shumë gëzime,një pushim dy javorësh në  Maledive . Udhëpërshkrimi  i referohet  udhetimit tonë,  gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndrmend t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike.

Destinacioni i yn i pushimeve është një ishull i vogël Medhufushi Island Resort .

Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar Velana) është aeroporti kryesor ndërkombëtar në Maldive, nga e cila ne udhetuam nga Frankfurti  drejt  në Duha -Hamad  në shtetin  Katar, (Qatar)nga i cili për një kohë të shkurter vazhduam udhetimin për Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar,i Malediveve.

Aeroporti  ndodhet në ishullin Hulule, disa kilometra larg kryeqytetit, Male. Terminalet për hidroavionët e vegjel për destinacione   e ishujve  janë në lindje të ishullit. Tragetet qarkullojnë midis Male dhe aeroportit çdo 10 minuta. Taksitë dhe qiratë private funksionojnë 24.h.

Procedura e imigrimit në aeroport është mjaft e thjeshtë. Ne turistët muarem  një vizë pas mbërritjes, e cila është e vlefshme për 30 ditë. Për një zgjatje duhet të kontaktohen zyrëtarët  e imigracionit në Male. Rregulloret ndalojnë importimin e materialeve pornografike, drogave, armëve të zjarrit dhe alkoolit.Po ashtu edhe  testi i covidit 19 ishte i doemosdoreshem. Destinacioni i yn i pushimeve është Medhufushi Island Resort ,ku Meritoni e kishte  përzgjedh për ne prindërit.

Nuk kaloi shumë dhe arritëm të niseshim për në destinacionin tonë - Medhufushi Island Resort. Udhëtimi 45 minuta me avion detar, i pari për ne. ishte paksa turbullues, por pamja e atoleve të shumta të vogla koralesh nga ajri ishte magjepsëse.Medhufushi Island Resort është me të vërtetë një parajsë tropikale - një nga ata ishuj të vegjël të përsosur .U emocionuam  kur zbuluam dhe arritem , në një vend kaq të bukur dhe relaksues. Prenotimi qe kishte bërë Meritoni përmes agjensionit turistik  ,ishte një vilë mbi ujë, i vendosur  mbi shtylla që daljen  e ka përmes shkallëve direkt  në det.

Medhufushi Island Resort është një vendpushim i rrethuar me plazhe me rërë të bardhë dhe një lagunë bruz në Memu Atoll.

Gjithashtu shtëpia e Qendrës së zhytjes Werner Lau, duke e bërë atë vendin e përsosur për vizitorët që kërkojnë të shijojnë bukurinë nënujore të Maldiveve. Ishulli Medhufushi, ka gjithsej 122 vila, 66 të dizajnuara për t'u përzier me atmosferën e ishullit, me tarasa  hyrje dhe me shtretërit e vet secili pran plazhit. Po ashtu  kompleksi  i  46 vilave jane të vendosura mbi ujërat e kores së lagunës në mesin  e tyre edhe vila  e jonë qe kostoja është shumë ma e lartë se ato që gjenden në siperfaqen e  tokës pak metra më tej . Punonjesi i cila na i dha  çelsin  e vilës, nxitoi të na informojë se na kishte dhënë vilën në krahun  e perëndimit të diellit, që ishin më të mira se vilat nga lindja  . Dita e parë që kaluam në ishull ishte relativisht e thatë, me ciklon që dukej se kishte marrë një ndërprerje. Ne e kaluam pjesën më të madhe të ditës duke eksploruar plazhin me rërë, duke u njohur me strukturën e resortit dhe duke shijuar bufenë e shkëlqyer.

Suitat dhe vilat e ujit Lagoon janë të dizajnuara për çifte, vilat e tjera mund të strehojnë deri në 2 të rritur me një ose dy fëmijë. Të gjitha vilat kanë ajër të kondicionuar, tharëse flokësh, minibar, TV satelitor, telefon IDD, kasafortë në dhomë dhe pajisje për çaj/kafe. Do përpiqem t’i publikojmë ndonjë foto nga ky udhëpërshkrim. Maledivet e largeta kanë diferencë  4 orë të plota  me Evropën .

Duke dalë në ballkonin e vilës sonë me ujë, gjëja e parë që më goditi ishte flladi dhe shikimi i valëve të kaltër-gjelbërit në çdo drejtim prej kilometrash e miljesh gjë  që na shoqeroj po thuajse terë kohës me erëra jo të fuqishme, por edhe jo te deshirueshme për shumë turist.

Është e vërtetë ajo që thonë se plazhi është i mirë për shëndetin tuaj. Pamja e gjithë atij uji ishte në mënyrë të paimagjinueshme qetësuese dhe relaksuese, por mos harroni se bregdeti ynë  shqiptar është  një det me plotë mrekulli në krahasim me këta ishuj, por menaxhimi i standardeve dhe teknologjise aktuale i mungojne Shqiperisë.Këtu ka kulurë organizim dhe rregull.Këtu mbreteron qetesia  dhe relaksi në Shqipëri të mbyt muzika jo vetëm nga restoranti apo hoteli pran jush ,por e mbyt zhurma e muzikes tërë plazhin, gjë qe shumë pushues iritohen. Turistet evropian të shteteve si Gjermania ,Britania ,Franca, Çekia,Polonia ,Zvicera ,Austria e shumë shtete tjera kanë njohiuri të gjatë me turizem dhe këto shtete nuk iu perputhen  standardet tona akoma.Infrastruktura  e rrugeve ,parkingjeve dhe  bulevardet  turistike akoma në Shqiperi nuk jane joshëse ta perfitojne turistin evropian ,por shpresat janë  qe kanë filluar ndryshime  pozitive.Jam optimist qe bregdeti i yne në një të ardhme do të jetë destinacion  i shumë evropianëve,me rastin  e zhvillimit me teknologji dhe infastrukture të fundit ,edhe  me hapjen e aeroporteve të reja.

Hyrja dhe rregullat për të udhëtuar në Maledive!

Hyrja dhe rregullat për të udhëtuar në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre. Vizat lëshohen pa pagesë në momentin e hyrjes. Nuk ka një vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm për turistët. Vetëm turistët që planifikojnë të qëndrojnë në "ishujt lokal" (ishujt e banuar) duhet të vaksinohen dhe të paraqesin dëshminë përkatëse në hyrje. Pavarësisht se ku janë në Maledive, udhëtarët duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR pas hyrjes. Tamponi mund të jetë marrë maksimumi 96 orë para nisjes. Fëmijët nën një vjeç përjashtohen nga testi. Përveç kësaj, është e detyrueshme të paraqisni një deklaratë elektronike hyrjeje, e cila duhet të plotësohet në faqen e internetit të autoriteteve kufitare Maldiviane përpara nisjes. Matjet e temperaturës merren në hyrjen.

Vizitimi i Maldiveve me një buxhet është ndryshe nga vizita në destinacione të tjera udhëtimi si Meksika shtetet e Ballkanit apo edhe të Azisë me një buxhet, ku mund të jeni në gjendje të arrini duke shpenzuar më pak se 50 deri në 100 dollarë në ditë. Ka disa mënyra për të kursyer, por në përgjithësi një udhëtim këtu është mjaft i kushtueshëm. Jo të gjithë ishujt në Maldive janë të banuar. Nga gati 1200 ishuj individualë, vetëm rreth 200 janë të banuar ose të dorëzuar në vendpushime. Maledivet janë të vendosura si në jug dhe në veri të kryeqytetit, Male. Disa prej tyre mund të arrihen me skaf ose traget, ndërsa të tjerët janë aq larg sa që turistët fluturojnë tek ata ose me aeroplan (taksi ajror) ose me fluturime të rregullta të brendshme.

Ishulli më i largët në jug ku jeton popullata lokale është Gan (Atoll Addu). Linjat ajrore maldiviane fluturojnë atje nga Male. Pranë ishullit Gan ka një vendpushim të mrekullueshëm në ekuator. Duke përmbledhur artikullin tim, shpresoj se tani ju e dini saktësisht se ku ndodhen Maldivet dhe cilat tipare të veçanta gjeografike janë karakteristike për këtë vend.

Maldivet janë një shpërndarje e atoleve piktoreske në ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian. Gjithçka këtu disponon me lumturinë: kilometra plazhe të izoluara, hotele të pasura dhe natyrë shumë të bukur. Maldivet, "banorët" e famshëm të ujërave ekuatoriale të Oqeanit Indian, me të drejtë konsiderohen si një nga destinacionet më të mira ekzotike. Ka 1,197 ishuj (ose më mirë, atole) dhe të gjithë janë sikur të ishin një përzgjedhje: me laguna blu, plazhe me rërë dhe bimësi unike. Ka gjithçka për relaksim: paqe dhe qetësi, natyrë e bukur, botë e pasur nënujore. Dhe gjithashtu diçka pa të cilën ndonjë avantazh i çdo vendpushimi zbehet menjëherë në sytë e turistëve modernë - hotele të mira dhe një nivel të lartë shërbimi.

Çmimet, duhet të theme dhe nje here se , në Maldive janë gjithashtu mjaft "në nivelin": pushuesit këtu mund të përballojnë kryesisht udhëtarë, tregtarët e nivelit të të ardhurave të të cilëve përcaktojnë si "mbi mesataren". Duke vendosur një shumë të konsiderueshme për udhëtimin të pushuesve, ku do të jenë 100% të kënaqur me pushimet.

Klima

Klima e Maldiveve është e ngrohtë dhe e lagësht. Temperatura e ajrit gjatë ditës është rreth +30 ° C, natën +26 ° C, ujë +26 ° C. Për shkak të afërsisë së saj me ekuatorin, ndryshimet sezonale të lidhura me musonet janë pothuajse të padukshme. Gjatë musonit në jugperëndim (maj-tetor) bie shi më shpesh dhe moti është më me erë. Sezoni i musoneve në verilindje (nëntor-shkurt) konsiderohet të jetë më pak i lagësht.

Plazhet në Maldive

Në Maldive, të gjitha rrugët të çojnë në plazh: rërë e imët e bardhë, valë krejtësisht blu, palma të larta - kudo që të shikoni, fotografitë nga posterat reklamues marrin jetë kudo. Bregdeti është i gjerë, i gjerë pothuajse kudo, i pajisur me komoditete, rreptësisht  eshte e ndaluar të bëni banja dielli topless dhe të pini alkool në plazhet e Maledivit.

Në listën e plazheve më të famshëm të arkipelagut - Naladu dhe Banyan Three në Male Atoll, San dhe Nika në Ari Atoll. Breshkat kanë folenë në brigjet e Laviani, delfinët spërkaten në brigjet e Maafushit. Publiku i pasur pushon në ishujt Hadahaa (Gaafu Alif Atoll), Kunfunadu (Baa Atoll) dhe Veligandu (Ari Atoll). Ekziston një plazh i pajisur edhe në kryeqytet: natyrisht, nuk është aq spektakolar sa zonat e rekreacionit në vendpushimet luksoze, por është mjaft i përshtatshëm për surfing dhe banje dielli. Dhe përshtypjet më të gjalla do të jepen nga notimi i natës në plazhin "dritë": mikroorganizmat nënujorë dhe algat lumineshente në bregdetin Vaadu (Mashkulli Jugor) vezullojnë në errësirë drita blu, duke krijuar efektin e një qielli me yje që zbret në tokë.

Gjeografia e Maldiveve

Shteti ishull i Maldiveve ndodhet në Oqeanin Indian rreth 700 km në jug-perëndim të Sri Lanka dhe 400 km nga India. Maldivet pushtojnë 26 atole. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij vendi, duke përfshirë të gjithë ishujt është 298 km².

Nuk ka male në Maldive. Në përgjithësi, pika më e lartë në Maldive nuk i kalon 2.4 metra. Gjithashtu, nuk ka lumenj dhe liqene në Maldive.

Kryeqyteti

Kryeqyteti i Maldiveve është Male , i cili tani është qytet  i mbi 100 mijë banorëve . Male është ndërtuar në Mesjetë si selia e Sulltanit Maldivian.

Gjuha zyrtare e Maldiveve

Gjuha zyrtare në Maldive është Dhivehi, e cila i përket degës indo-iraniane të familjes së gjuhëve indo-evropiane e flasin anglishten shumica.

Transporti

Maldivet janë një rrjet ishujsh, të banuar dhe të pabanuar, të rrethuar plotësisht nga uji. Nuk ka lidhje të rregullta transporti në ishujt.

Transporti në Maldive është një varkë. E vetmja shpikje njerëzore që mund të lëvizë turistët dhe vendasit në një ishull specifik. Turistët gjatë mbërritjes në Maldive mund të marrin me qira anije për lëvizje të pavarur, por para se të merrni me qira një varkë, mos harroni të bini dakord për çmimin paraprakisht, në mënyrë që të mos futeni në një situatë konflikti. Ishujt janë të shpërndarë shumë afër njëri-tjetrit, kështu që udhëtimi mos të jetë rraskapitës për ju.

Pothuajse të gjithë turistët që vizitojnë ishujt arrijnë këtu me aeroplan. Aeroporti Ndërkombëtar në Male qe ndodhet në ishullin Hulule, në një distancë prej 1 km (10 min udhëtim në varkën kombëtare ) nga kryeqyteti i Maldiveve - Male.

Për shkak të veçorive të gjeografisë së arkipelagut, shumica e transportit kryhet nga aeroplanë, helikopterë dhe anije. Aeroplani është i mundur vetëm gjatë orëve të ditës sipas orarit (nga ora 07:00 deri në 16:00). Duhet të mbahet mend se hidroaviacioni nuk fluturon në të gjithë ishujt. Avioni Havilland, i shquar për ndërtimin e tij të guximshëm dhe manovrueshmërinë e lartë, i njohur gjithashtu si DHC-6, është i aftë të zbresë normalisht dhe të mbajë deri në 20 pasagjerë. Aeroplani ulet në ujë, dhe një varkë ju çon në skelë (bankinë).

Ekzistojnë 2 transportues ajrorë në vend - "Maldivian Air Taxi" dhe "Hummingbird Island Airways". Çmimet janë mjaft të larta, është disi më e lirë të porositni një aeroplan përmes administratës së hotelit ose një agjencie udhëtimesh. Përveç kësaj, kompanitë ofrojnë fluturime për ndonjë gjë interesante dhe ekskursione njëditore me pikniqe në ishujt e pabanuar për 250 dollarë. (paraprakisht). Ju mund të merrni me vete deri në 20 kg bagazh plus 5 kg bagazh dore falas.

Nëse vendosni të keni një pushim të plotë dhe nuk jeni të detyruar në para, atëherë një helikopter mjaft i shtrenjtë është në shërbimin tuaj, por nga ana tjetër, ju jo vetëm që do të arrini shpejt në vendin e dëshiruar, por gjithashtu do të admironi Maldivet nga lart.

Ju mund të bëni një udhëtim në ishuj të largët, por është e pamundur të shohësh gjithçka menjëherë. Kërkohet një leje udhëtimi për atoll për të vizituar ishujt e vendosur jashtë zonës turistike; lejet lëshohen nga Ministria e Menaxhimit të Atollit vetëm për ata njerëz që janë të ftuar nga banorët e këtyre ishujve dhe atoleve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora