E enjte, 20.01.2022, 11:22 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Josef Martinsen - Turp për ty Kosovë! (2)

E merkure, 10.11.2021, 01:57 PM


Heu Shqipëri të marroft Zoti, si nuk e çele asnjë herë gojën !

(Josef Martinsen: Turp për ty Kosovë!  ( pjesa e dytë )

E pëgatiti Fahri Xharra

Rasti në fjalë ka të bëjë me mirëqenien e grave që janë abuzuar seksualisht gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe të drejtën e tyre për dinjitet dhe për një shpërblim të drejtë financiar. Këto gra të cilat qëndruan të forta gjatë luftës duke u kujdesur për familjet, fëmijët dhe shtëpitë,meritojnë nderim nga shoqëria, dhe jo injorim.

Pas luftës, janë regjistruar rreth njëzet mijë raste përdhunimi. Mjekët dhe spitalet jashtë vendit kan bërë verifikimin e rasteve të përdhunimit; më shumë se katërqind viktima dolën përpara dhe u regjistruan, shumë nga këto raste ishin përtej të kuptuarit. Këto viktima është dashur të marrin kujdesin e duhur në çdo mënyrë të mundshme nga ana e shoqërisë, por kjo nuk ka ndodhur dhe viktimat janë ende duke vuajtur, ndërsa përfaqësuesit e tyre, dmth politikanët, – nga pakujdesia e tyre e madhe – u sollën atyre një turp shtesë!

Shumë prej atyre, njëzetmijë e kanë lënë atdheun e tyre dhe duke e lënë vendin dorëzuan deklaratë, të konfirmuar nga mjekët, se ishin përdhunuar dhe për shkak të qëndrimit të shoqërisë ndaj tyre, nuk panë mundësi tjetër, përveq se të largohen nga Kosova.

Natyra e luftës në Kosovë 1998-99 ishte asimetrike në të gjitha aspektet e fjalës, veçanërisht në rrethanat si në vijim:

1. Ushtria, policia, milicia paramilitare dhe civile sulmuan dhe shkatërruan popullësinë e pa armatosur civile shqiptare mbi një vit e gjysmë.

2. Aktivitetet kriminale, të tilla si përdhunimi i grave, janë përdorur si një armë kundër shqiptarëve civilë.

Gratë që janë abuzuar seksualisht mbetën papritur vetëm nga shoqëria e pas luftës. Ato u bënë “persona të padëshiruar “, siç mund të shihet qartë nga burimet e mëposhtme:

– Historitë e tmerrit 1998-1999 (History of horror 1998-99) nga Sanije Gashi (2010)

– Rrefime Tronditëse (2003) nga Luljeta Selimi

– Pa Apologji (Without APOLOGJI) nga F. Ramosaj

Dy vëllime të dokumentacionit të Prof.Dr. Jusuf Osmanit (2016) “Krimet e Qeverisë serbe në Kosovë 1998 – 1999”, deklaron në faqen 67 Vol.1 se “Gruaja shqiptare ka qenë prej kohësh një objektiv i propagandës shoviniste serbe. Thënia e Vasa Çubrilloviqit në vitin 1937 thotë që gruaja shqiptare është njohur mirë: me ndershmërinë e saj, ajo ka penguar projektin serb për zhvendosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës me elementin serb “.

Qeveria dhe Parlamenti nuk arritën të nderojnë gratë për kontributin e tyre kur vendi u sulmua nga forcat serbe. Për gjashtëmbëdhjetë vjet Qeveria dhe Parlamenti kanë injoruar 423 viktima të regjistruara, dhe femrat që u larguan përpara kanë pritur për drejtësi dhe të drejta të barabarta. Presidenti i Kosovës, Ministrat dhe deputetët e parlamentit a e kanë harruar vallë historinë e tyre bashkëkohore?

Njohuritë e tyre të pamjaftueshme rreth historisë në përgjithësi dhe rezultatet e luftës në 1998-99 në veçanti kanë sjellë vështirësi dhe turp për këto gra që meritojnë nder.

1. Kush është ngritur në këmbë për gratë e abuzuara seksualisht?

Përveç autorëve të librave rreth grave të dhunuara të përmendura më lart, jo shumë qëndruan në barrikada për këto viktima të abuzuara dhe injoruara.

Kjo duhet të ketë qenë një fokus kryesor për OJQ-të QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës) që ka qenë në funksion për gjashtëmbëdhjetë vite! Mua më duket, se QKRMT ka shmangur vazhdimisht termin “gra të abuzuara seksualisht”nga veprimtaria e tyre, dhe është fokusuar në termin “torturë”. Duke iu shmangur për të identifikuar saktë llojin e mizorisë që maskojnë të vërtetën.

Ashpërsia e kryerjes së abuzimit seksual ndaj njerëzve të cilët nuk mund të shmangin situatat nuk ka qenë e reflektuar në qëndrimet e shoqërisë. Këto viktima janë më të rrezikuara nga të gjitha viktimat e luftës. Ato qëndruan duke mos pasur asnjë shans kundër ushtrisë së armatosur dhe paramilitare serbe. Nuk kishin askënd për t’i mbrojtur ato , dhe ato nuk mund të iknin . Ato kishin për të qëndruar mbrapa në shtëpitë e tyre për tu kujdesur për fëmijët e tyre , ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.

Këto ngjarje nuk mund të injorohen nga askush. Situata e rëndë për të paktën 423 raste që janë plotësisht të dokumentuara nga mjekët dhe spitalet duhet të lajmëroj dhe alarmoj politikanët , studiuesit dhe anëtarë të tjerë të vijës së frontit të shoqërisë.

E falenderoj Prof. Dr. Jusuf Osmani që ka permendur këto viktima dhe të drejtën e tyre të qartë për barazi dhe drejtësi në punën e tij të plotë, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Por unë nuk kam asnjë dyshim se dikush brenda është armiqësor ndaj idesë së kompensimin të grave të dhunuara seksualisht. Kjo shkon gjatë gjithë rrugës deri në Parlament dhe Qeveri. Është e qartë se anëtarët e Qeverisë dhe Parlamentit paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me të drejtat e barabarta të grave dhe drejtësi, kam shpresuar se kjo ishte një gjë e së kaluarës.

3. Përmbledhje

Le të jetë absolutisht e qartë se objektivat e abuzimit seksual janë në faktviktimat – se ato janë qytetaretë cilat nuk mund të fajësohen për gjendjen e tyre.

Le të jetë shumë e qartë se politikanët në Kosovë të cilët janë zgjedhur që nga viti 2000 kanë përgjegjësinë për situatën e tmerrshme që këto gra kanë ,dhe kanë pasur gjatë gjithe këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve.

Është koha për të bërë një njoftim publik që njeh dhe shpall vështirësit që këto gra kanë duruar dhe për t’u dhënë atyre një kompensim të drejtë në mënyrë që ato të mund të përfshihen në shoqëri përsëri.

Qeverisë dhe deputetëve:

T’i njohin gratë që janë dhunuar gjatë luftës së Kosovës 1998-99

Koha ka ardhur për të njohur vuajtjet e grave të dhunuara dhe të abuzuara seksualisht në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Atyre u duhejtu qëndronin jo vetëm sulmeve gjatë luftës, por edhe faktit se duhet të jetojnë nënhijen e padukshme që nga atëherë. Këtyre viktimave femra nuk iështë dhënë e drejta e tyre, një ndihmesë emirë, sepse ato dhe familjet e tyre janë shumë në nevojë. Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për ato.

Kosova ka braktisur gratë që qëndruan mbrapa në shtëpitë gjatë luftës duke u kujdesur për fëmijët, për ushqimin dhe veshjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.

Ky është një turp dhe një turp i madh.

Sipas mendimit tim kjo është çështje e nderit për Kosovën, dhe Kosova duhet ta përmbush atë. Qeveria dhe parlamenti duhet ta pranojnë lehtë zemërimin që ata vetë nuk e kanë perjetuar.

President dhe Kryeministër : Ju duhet tu jepni këtyre grave dhe familjeve të tyre mjetet për ekzistencë që ato e meritojnë- në mënyrë të denjë.

Mos u fshihni pas justifikimeve burokratike.

Fahri Xharra nga Gjakova

01.11.21



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora