E marte, 28.06.2022, 01:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Shqipëri rilindjesh

E marte, 09.11.2021, 02:46 PM


Atdhe Geci

SHQIPËRI RILINDJESH

Në Çamëri e gjithandej pellazgjisë

tharë nuk janë shirat e bukës dhe

as vetëtimat e bubullimat e reve,

tharë nuk janë as gurët e shkruar

as e gjelbra e frutave dhe e ullirit.

Në Çamëri e gjithandej Shqipërisë

tharë nuk janë valët e detit,as qiell

i tokës, as vallëzimi i ylbereve në

kopshtet me ullinj dhe portokalle;

  Çamëri e gjithandej Prevezës

tharë s´janë gjuha e as folklori, as

qeleshja bardhë, as kujtesa kombit

as dora Thotit, Zeusit dhe e Pirros

Në Çamëri e gjithandej Dodonës.

gjallë është kushtrimi i Çamërisë

dhe gjallë është ndjenja kombëtare

e Thesprotëve, Kaonëve Molosëve,

Greqi e andartëve dhe fanariotëve

gjakun e genocidit mëse do ta lajë

ajo  po  i  shtyp  pellazgët e fundit

në emër të një zoti krejt të shpifur!

Në Çamëri e gjithandej pellazgjisë

gjallë është eposi i Epirit të lashtë

gjallë është grushti antik i arbërit

gjallë është, Shqipëri  e  Rilindjes.

Dortmund, Gjermani, 2021

S  H  Q  I  P  T  A  R  Ë  T

Festë  e  veçantë  është  dita  e flamurit

dita e më të shenjtit të popullit shqiptar

dita  e     shqiptarit    atdheut  tonë

dita  kur të gjithë së bashku kremtojmë.

Atdheu ynë  di  ta  bëj  trupin  mburojë

nuk  i  trembet luftave dhe betejave për

liri, ai di të bëj luftë, dhe të korrë fitore.

Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve

një dhe të pandara janë trojet shqiptare

një   dhe  Shqipëri  është  kudo  atdheu.

I bimur nga gjaku e eshtrat e të  rënëve

më lë të puthi, të përqafoj e të betohem;

i yti është atdheu nga Tivari e Çamëria,

i yti është atdheu nga Shkupi dhe Parga,

i yti është atdheu, nga Ilirikumi  e  Arta

Flamur i pellazgëve, ilirëve, dardanëve;

sa të ketë  toka jetë, plis  dhe  xhubletë

do të ketë Shqipëri dhe flamur kuq e zi

do të  ketë Dardani, Iliridë dhe Çamëri

do të ketë çam me flamur të pavarësisë!...

Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora