E enjte, 02.12.2021, 10:39 AM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Lotët nuk i digjen lumit

E hene, 25.10.2021, 06:04 PM


LOTËT NUK I DIGJEN LUMIT

(Babait Muharrem Rafuna, në tridhjetë vjetorin e vdekjes, më 24 tetor 1991)

Nga Meti Rexhepi

përvjetori i tridhjetë më prekë lagësht më prekë

teksa pashë

të varur një kosë të topitur e të ndryshkur

më erdhi  një erë bari e pleksur me djersë

në muzeun e qetë  fluturonte  një plis

dhe thahej një këmishë e një kënetë

e nuk binte asnjë kanjushë

tek dritarja pa roletë

një stuhi krah-thyer trazoi qetësinë

lëkunden gjë sendet e mbetura në muzeun tim

plisin ia kishte grabitur stuhia

e përbalti dhe i nxiu bardhësinë

atëbotë derdhej furishëm terri i moteve të mllefit

në shpirt kokë e shpinë

babait  tim

mos iu fiktë fanari në amshim

po të shkruante në letër

do të shkruante me lapsin e rrezeve

aty janë të  ngërthyera të gjitha nuancat e ngjyrave

dhe të reve

por

Ai gjithsesi do të gufonte  si gejzer

parakalimeve të  aradheve

pema e Tij që më mbolli në kokë

qet bisqe dhe  lëngshëm bulëzon

mes  brishtësisë vjeshtake që zverdhon

shirat mandej kthjelltësi e brymtë

përcëllojnë dhe shkrijnë vesën e mbresën

babai im

paç ndjesë

nuk të kalbi harrimi

derisa muzeut tim

nuk i doli tymi

as e përfshiu flaka tinëzare

as përftimi

ndaj mos e pritsha kumtin

se edhe lumit të mallëngjimit do t`i digjen lotët

Gjilan,  më 24  tetor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora