Editorial
Enver Bytyçi: Rexhep Qosja dhe Edi Rama, këta përçarës të mëdhenj të kombit shqiptar!
E marte, 05.10.2021, 07:51 PM
Rexhep Qosja dhe Edi
Rama, këta përçarës të mëdhenj të kombit shqiptar!
Nga
Enver Bytyçi
Para
një jave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dekoruar me medaljen
"Yllin e Mirënjohjes Publike" akademikun kosovar, Rexhep Qosja. I
pranishëm në ceremoni ishte gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të
cilin Qosja e porositi që takimet me shefin e ekzekutivit të Tiranës t'i kishte
më të shpeshta, duke fajësuar tërthorazi Kurtin për ftohjen e marrëdhënieve të
tij me Edi Ramën.
Që
midis Edi Ramës dhe Rexhep Qosjes ka një kimi të përbashkët të pazgjiidhshme,
kjo është bërë e ditur së paku në vitin 2014, kur kryeministri i Shqipërisë
vizitoi Kosovën dhe nuk vizitoi memorialin e Ibrahim Rugovës. Madje në fjalimin
e tij në parlament asokohe ai nuk e përmendi presidentin historik, duke bërë që
grupi parlamentar i Lidhjes Demokratik të lëshonte sallën. Dhe e gjitha ndodhi,
sepse Edi Rama në vend të Rugovës preferoi të nderonte Qosjen.
Të
njëjtën gjë bëri ai edhe pas 6 vitesh. Takoi kryeministrin Kurti, por jo edhe
presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Dekoroi Rexhep Qosjen dhe refuzoi të
nderojë Ibrahim Rugovën! Madje këtij të fundit refuzon t'i ngrejë monument në
Tiranë, ndërkohë që Rexhep Qosjes planifikon t'ia ngrejë përmendoren të bahçja
e vilës 31 të diktatorit! Akademiku kosovar beson se me ndihmën e kryeministrit
të Shqipërisë do ta fitojë garën me Ibrahim Rugovën! Por përveç Zotit nuk ka
shqiptar me dy këmbë, dy sy dhe dy veshë që mund ta arrijë liderin historik të
shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova. As nga pikëpamja politike, as nga ana morale,
as nga sakrificat personale e familjare në shërbim të kombit, as nga filozofia
kombëtare, as nga virtytet njerëzore, as nga maturia, mençuria dhe lidershipi,
as nga dija dhe këmbngulja për të mbrojtur vlerat, besimet dhe mendimet e veta!
Rexhep Qosja në këto fusha përballë Ibrahim Rugovës është dhe do të jetë një
humbës i pashpresë! Po ashtu dhe Edi Rama!
Rexhep
Qosja dhe Edi Rama njihen si përçarësit e mëdhenj të kombit shqiptar, ndërkohë
që Ibrahim Rugova pa ushtri, pa polici, pa gjyqëso, por me moral dhe etikën e
tij politike homogjenizoi dhe unifikoi dy milion shqiptarë, si askush tjetër në
historinë e kombit shqiptar! Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Kur Ibrahim
Rugovën e pyesnin gazetarët se "Çfarë mendimi keni për kritikat fyese të
Qosjes ndaj tij, ai përgjigjej qetë, qetë: "Ani, ani në demokraci jemi,
gjithkush ka mendimin e vet"! Asnjëherë nuk i tha Qosjes se "Ti
Rexhep Qosja më ke lënë shtatë muaj pa rrogë në Institutin Albanologjik"!
Kurrë nuk ia përmendi Qosjes deklaratat e tij për "protestat armiqësore të
shqiptarëve të vitit 1981"! Nuk ia përmendi as dekoratën e 7 korrikut të
akorduar në vitin 1974 nga qeveria e Repuvlikës së Serbisë për shërbime të
shquara të Qosjes ndaj saj! Edhe pse akademiku Qosja nuk e ka kthyer atë
mbrapsht së paku pas çlirimit të Kosovës prej Serbisë!
Pas
asaj dekorate të Serbisë, Qosja ka marrë më 3 mars 1999 edhe dekoratën e lartë
"Nderi i Kombit" nga ana e Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani.
Ishte koha kur Qosja ishte vendosur në vilën 31 të ish-diktatorit shqiptar,
Enver Hoxha dhe bashkë me autoritetet shqiptare e krerët e lëvizjës së UÇK-së,
të cilët ishin me rezidencë në Rogner, planifikonin likuidimin së paku politik,
të Ibrahim Rugovës! Edhe atë kohë ai u dekorua me "Nderin e Kombit"
de facto jo për shërbimet e ndershme ndaj kombit, por për kontributet e tij në
luftën kundër Rugovës! Aq i obsisionuar ishte ai ndaj presidentit historik të
Kosovës, sa e donte atë "në arkivol"! Për këtë shkak, vetëm dy javë
më vonë Rugova nuk pranoi që ta takonte në Rinas presidentin Meidani! E la në
pritje te salla e aeroportit dhe nuk zbriti nga avioni që do ta çonte në
Prishtinë!
Ndërsa
Edi Rama i dha Rexhep Qosjes dekoratën tjetër, "Ylli i Mirënjohjes
Publike"! Pse? Sepse Edi Rama dhe Rexhep Qosja ndajnë të njëjtat mendime e
pozicione politike. Kryeministri Rama i urren Sali Berishën dhe Ibrahim
Rugovën. Të njëjtin sentiment shpreh edhe Rexhep Qosja. Në diskursin e të
dyve gjen vetëm sharje dhe mallkime
kundër Berishës! Nga ana tjetër, Qosja kishte propozuar i pari oas Dobrica
Qosiq dhe vazhdon të mbrojë ndryshimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve dhe
ndarjen e Kosovës! Të njëjtën gjë ka bërë dhe përpiqet ende të bëjë Edi Rama me
Kosovën! Rexhep Qosja përkrah idetë e Beogradit për Minishengen, Ballkan të
Hapur, pra synimet e Beogradit për të krijuar një Jugosllavi të Re, ose Serbi
të Madhe! Edi Rama i implementon këto ide së bashku me Aleksandër Vuçiq.
Rexhep
Qosja propagandon dhe ngre lart lidershipin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.
Edi Rama ndërton skemat dhe skenarët e nderimit të vazhdueshëm të kësaj figure
të urryer të kombit shqiptar. Ja se çfarë shkruan Rexhep Qosja në vitin 2016
për diktatorin: "Enver Hoxha ishte atdhetar i madh, atdhetari më i madh
shqiptar, që ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë shtet dhe popullit shqiptar
komb. Këta të sotmit, të gjithë së bashku s'i vijnë atij as deri te nyja e
poshtme e këmbës".[...] Rexhep
Qosja (2016). Dëshmitar në kohë historike vëllimi VII. Tiranë. fq. 619.
Këto
jaë kontributet publike të Rexhep Qosjes për të cilat ai mori dekoratën e Edi
Ramës. Në fakt në Shqipëri kryeministri Rama është I pari që ndan dekorata.
Sepse historikisht kjo përgjegjësi dhe kompetencë I takonte presidentit ose
kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën e komunizmit. Por me
ardhjen e Ramës çdo gjë ndryshoi për së mbrapshti! Edhe protokolli I shtetit!
Ndërsa dekoratat e tij u shndërruan në qoka për njerëz që mbartin ide dhe
pozicione përçarëse anti-kombëtare si Rexhep Qosja! Gjithçka në funksion të
pushtetit të tij personal!
Një
ditë prej ditësh Edi Rama, për hatër të Rexhep Qosjes, do ta sulmojë edhe
Ismail Kadarenë! Vetëm se ia prish këtë lojë miqësia e Kadaresë me Erion
Velinë!