E shtune, 27.11.2021, 05:55 AM (GMT)

Kryeshkrim » Latifi

Blerim Latifi: Kritikat e Ramës për Bullgarinë, absurde!

E merkure, 01.09.2021, 08:25 PM


Blerim Latifi:

Kritikat e ashpra që sot Rama ja paska  bërë Bullgarisë në Slloveni në sytë e kryeministrit bullgar, janë absurde. Në vend se të luftoj për ta shkëputur perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE nga perspektiva e ish republikave jugosllave, ai vazhdon të zhytet edhe më thellë në moçalin e ndotur të tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët. Përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në Ballkan. Atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë. Në fakt historikisht ka ndodhur e kundërta: maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t'i shkombëtarizuar shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin. E gjithë bota e di se krejt ajo që quhet histori, gjuhë e kulturë e sllavëve maqedonas, në thelb, përbëjnë vjedhje të trashëgimisë bullgare, e se populli maqedonas është thjesht një sajesë konjukturale e Titos. Jugosllavia e Titos ka vdekur dhe Ballkani nuk do të qetësohet kurrë derisa nuk lihet pas e gjithë trashëgimia e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora