E marte, 28.06.2022, 12:52 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Lazarati eshte i rrezikshem!

E marte, 24.08.2021, 06:00 PM


Lazarati eshte i rrezikshem!

Nga Enver Bytyçi

Po. Eshte i rrezikshem per Edi Ramen, sepse 98 perqind e votuesve te Lazaratit votojne kunder Edi Rames!

Eshte i rrezikshem per ata qe nuk e duan Shqiperine. Dhe ketu ben pjese edhe Edi Rama.

Eshte i rrezikshem per te pabeset dhe kryeministri eshte me i pabesi nder te pabeset!

Eshte i rrezikshem per intrigantet dhe maskarenjte dhe...

Lazarati eshte i rrezikshem per te paudhet.... dhe ata jane jo pak, nder ta me i paudhi eshte ....

Lazarati eshte etaloni i atyre qe e duan atdheun, lirine dhe demokracine. Prandaj e urrejne tradhtaret, diktatoret, satrapet!

Ata qe e urrejne i kane bindur edhe amerikanet se Lazarati eshte i rrezikshem per ta. Se ne Lazarat ndodhin krime makabre cdo dite! Se Lazarati nuk mikpret si gjithe shqiptaret e me mire se ata! Se ne Lazarat ka gogole, ciklope, kucedra! Ne fakt eshte e kunderta!

Dhe per ta provuar kete te vertete ftojeni zonjen Kim dhe gjitha personelin e ambasades amerikane per ne Lazarat! Do te shohin se sa mashtrime jane bere kunder tij!

___________

Aleksander Vucic tha sot se eshte shume i lumtur per iniciativen e Ballkanit te Hapur dhe e konsideroi kete nje ide dhe veper fantastike.

Ai tha nje te vertete. Ballkani i Hapur per presidentin dhe per Serbine eshte vertet nje projekt fantastik. Kete te vertete e kemi thene sa here eshte folur per kete iniciative, ashtu si me pare per minishengenin.

Nderkohe Vucic permendi edhe nje fakt: Tha se bashke me Edi Ramen ata te dy qeshin me homologet e tyre ballkanike qe nuk pranojne t'i bashkengjiten Ballkanit te Hapur. Qeshin, pse te mos qeshin! Sidomos presidenti i Serbise jo vetem qesh, por edhe kercen drejt perpjete nga gezimi i madh qe ka rekrutuar kryeministrin e Shqiperise. Ai thote se qeshin te dy. Po e vertet ata qeshin. Qeshin e tallen me Albinin, me Vjosen, me Gjukanovicin, Izebegovicin e te tjere kundershtare te Ballkanit te Hapur!

Pse te mos qeshin? E percane faktorin ballkanik e sidomos faktorin shqiptar!

Qesh Aleksander Vucic, sepse ia ka hedhe Edit Rames trute e gomarit der aty sa kryeministri i vendit tone t'i quaje shqiptaret "fashiste"! Nuk e kishte pare kete arritje as ne enderr asnje prej lidereve politike serbe te te gjitha koheve!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora