Mendime
Nue Oroshi: Beteja për Prizrenin
E diele, 22.08.2021, 10:24 AM
Beteja për Prizrenin nuk do të përfundoj më 17 tetor 2021
Nga
Nue Oroshi
Sa
afrohet dita e 17 tetorit 2021 ku do të mbahën zgjedhjet lokale në Republikën e
Kosovës gara sa vjen e bëhet interesante.Një qytet që gjithmonë ka qenë gara
shumë interesante dhe që i ka dhënë me pas edhe orientimin politik edhe Kosovës
ka qenë Prizreni qyteti i dytë më i madh i Kosovës.Ky qytet ka sjellë befasi në
zgjedhje lokale për faktin që është qytet ku asnjë parti politike nuk e ka
bastion të vetin por që kohë pas kohe bëhen ndërrime politike,varësisht fuqisë
së partive që kanë në momente të caktuara kohore.Në këtë qytet kryesisht që nga
paslufta kanë udhëhequr tri parti LDK,PDK dhe VV, ku në koalicion i kanë pasur
edhe partitë e tjera më të vogla si dhe partitë e pakicave.Beteja për Prizrenin
në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do të zhvillohet në mes te tre kandidatëve:Anton
Qunit të LDK-së,Shaqir Totajt të PDK- së dhe Mytaher Haskukajt të VV. Dy nga
këta tre kandidat do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 17 tetorit
2021.Që të tre kandidatët i kanë karakteristikat e veçanta që mund të kalojnë
në balotazh.Anton Quni është komandanti i Betejës se Kosharës dhe ka një
reputacion të madh kombëtar.Në cilindo qytet të madh të Kosovës që do të
kandidonte ai do të fitonte pa asnjë problem.Por Prizreni i ka disa veçori dhe
karakteristika të ndryshme që munden mos të ja japin meritën e duhur
komandantit të Kosharës dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës Anton
Qunit.Nëse Antoni kalon në balotazh betejën e ka të fituar.Një kandidat tjetër
që shihet kandidat serioz për ta fituar Prizrenin është edhe kandidati i PDK-së
Shaqir Totaj.Shaqiri është një ekonomist i mirë i cili ka një vizion perëndimor
të mendimit politik.Ai edhe në zgjedhjet e kaluara e kishte sfiduar seriozisht
kandidatin e VV Mytaher Haskukën.Edhe Shaqiri nëse kalon balotazhin gjasat do
ti ketë te mëdha që të udhëheq me Prizrenin.Mytaher Haskuka kryetari aktual i
Prizrenit llogaritë që ta fitoj edhe një mandat vetëm në saje të fuqisë së
liderit të VV Albin Kurtit dhe përkrahjes se partive të pakicave kryesisht
turke,boshnjake dhe ashkalive, pasiqë edhe dega e VV e kishte kontestuar si
kandidat dhe në dy përpjekje nuk ia kishte dalur që ta fitoj besimin e kësaj
dege në Prizren dhe është një pakënaqësi e madhe në organet drejtuese të kësaj
dege.Por një gjë dihet që në saje të frymës se VV që mbretëron në Kosovë
Mytaher Haskuka do të shkoj në balotazh ku përballë do ta ketë Anton Qunin
e LDK-së ose Shaqir Totajn e PDK-së.
Sa
i përket dy kandidateve te tjerë Zafir Berisha i Nismës dhe Lulzim Kabashi i
AAK-së ata dy edhe më herët kanë qenë kandidat për Kryetar të Prizrenit dhe nuk
kanë marrë ndonjë përkrahje nga qytetaret prizrenas. Ata janë sa për të
plotësuar sharmin e demokracisë prizrenase pa asnjë shans reale që të shkojnë
në balotazh përveç se të marrin nga dy eventualisht tre asambleistë me partitë
e tyre, në Asamblenë e qytetit të Prizrenit.
Çfarë do sjellë
balotazhi në Prizren?
Është
shumë interesant të pritët se çfarë do të sjellë balotazhi në Komunën e
Prizrenit.Ky balotazh do të jetë përseritje e balotazhit të vitit 2009 në Prizren
por vetëm me role të ndërruara.Derisa në vitin 2009 kishim një rreshtim të
partive politike shqiptare në një anë dhe PDK-së e partive turke,boshnjake e
ashkalive në anën tjetër, balotazhi i vitit 2021 do ta sjellë Vetvendosjen në
rolin e PDK-së që e kishte në vitin 2009.Partitë politike shqiptare në balotazh
në Prizren do të rreshtohen rreth partisë që është në balotazh në këtë rast
kandidatit të PDK-së ose LDK-së kurse VV do të mbetet në koalicion më partitë e
pakicave kryesisht me turq,boshnjak e ashkali,si dhe me grupin e deputetit
Haxhi Avdylit nga lista Guxo.Lufta politike do të bëhet interesante dhe vetëm
pak vota do ta vendosin fituesin.Fituesi do të mvaret se sa janë në gjendje
partitë të mobilizojnë përkrahesit dhe votuesit e tyre në balotazh.Kjo ndikon
për faktin se shumë veprimtar e aktivist që janë nëpër listat e partive
politike për të hyrë në Asamblenë e qytetit të Prizrenit do të dëshprohen me
rezultatet që do të marrin në zgjedhje pasi shumica e tyre do të mbetën jashtë
asamblesë së Prizrenit.Se cili nga këta tre kandidat do të fitoj që të shkoj në
balotazh do të tregojnë zgjedhjet e 17 tetorit 2021 në Prizren kurse fituesi do
të dihet dikur në dhjetorin e ftoftë dhe me borë.