Mendime
Enver Bytyçi: Kur SHBA-të "të largohen", Kosova do të jetë anëtare e NATO-s!
E shtune, 21.08.2021, 03:24 PM
Kur SHBA-të "të largohen", Kosova do të jetë anëtare e NATO-s!
Nga
Enver Bytyçi
Një
valë e madhe diskutimesh ka përfshirë largimin e trupave amerikane nga
Afganistani. Analistë e politologë në Serbi, të ndjekur edhe nga disa në
Kosovë, kanë vënë një paralele midis asaj që ndodh këto ditë në Afganistan dhe
asaj që mund të ndodhë në një rast të tillë në Kosovë. Pra, duke hamendësuar
largimin e trupave të NATO-s nga Kosova dhe rkithimin e talebanëve serbë në
vendin e krimit dhe të masakrave të paskrupullta.
Në
Beograd këto janë nota muzikore të zakonshme. Por nuk pritej që edhe në Prishtinë
e ndoshta nga ndonjë kokëshkretë në Tiranë të flitej me gjuhën se çfarë do të
ndodhë, dhe se si do të rikthehen talebanët serbë në 7-9 apo 12 orë, nëse prej
aty largohet KFOR-i. Një diskurs tmerrësisht egoist dhe inatçor sipas parimit
"Për inat të mulluxhisë, pafsha djalin në dhe"! Nuk do të ndalem
imtësisht në këto prononcime idiote e të papjekura. Në fund të fundit ata në
Beograd u vetëshpallën se janë në rolin e talebanëve dhe kjo mjafton
si autogol për ta. Ndërsa këta pak "pisa" në Prishtinë duhen falë se
për inat të Albinit e Vjosës nuk dijnë se çfarë bëjnë e çfarë flasin. Madje nuk
e kanë mendjen në vend që të gjykojnë dhe arsyetojnë me tru. Ndoshta ndonjëri
prej tyre edhe paguhet për diversione të tilla. Koha do ta provojë edhe këtë.
Tani
të kthehemni te thelbi e mos qëndrojme te deklarimet idiote e të pavërteta.
Afganistani dhe Kosova janë dy çeshtje krejt të ndryshme. SHBA dhe NATO shkuan
në Afganistan pas aktit terrorist mbi dy kullat binjake në Neë York më 11
shtator 2011. D.m.th edhe pasi kishin një eksperiencë të ndërhyrjes ushtarake
në Kosovë. Në Afganistan shkuan me rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Por atje
ato nuk ndërhynë për shkaqe gjeopolitike, ndryshe Rusia dhe Kina nuk do ta
votonin rezolutën që autorizoi këtë ndërhyrje ushtarake të NATO-s. Në Kosovë
NATO dhe SHBA-të ndërhynë për shkaqe gjeopolitike, prandaj dhe Rusia deklaroi
votën kundër bombardimeve të Aleancës kundër Serbisë. Pse për shkaqe
gjeopolitike? Sepse konflikti dhe lufta në Kosovë rrezikonte të zhvendosej në
vendet anëtare të NATO-s. Kjo do të thoshte shkatërrim i aleancës. Ai konflikt
po ndodhte në Europë dhe Europa e bashkuar do mbetej një nocion abstrakt me një
konflikt të gjatë brenda territorit të saj.
Këto
janë arsyet pse shtetet kryesore të NATO-s dhe BE-së po përpiqen të fitojnë
paqen në Ballkanin Perendimor, territor në të cilin, përveç Shqipërisë, ndodhën
luftrat e përgjakshme të para një gjysëm shekulli. Dhe të njëjtat arsye nuk
janë në rastin e Afganistanit. Nga ana tjetër mbajtja e trupave amerikane në
Afganistan ka një kosto njëqind apo njëmijë herë më të madhe se mbajtja e
trupave në Kosovë. Kjo provohet me anën e llogaritjes së diferencës së numrit
të ushtarakëve në të dy rajonet, por edhe me spërfaqen dhe faktorë të tjerë
socialë në të dy vendet.
Nëse
NATO dhe SHBA dëshirojnë të largohen nga Kosova, atëherë ato do të gjejnë rrugë
më të lehta dhe më të sigurta, sesa ato që përdorën në Afganistan. Për mua dhe
uroj të mos jem i gabuar, kur SHBA dhe
Aleanca Atlantike të mendojnë të tërhiqen nga Kosova, ato do të gjejnë rrugën
më të shkurtër për këtë, pranimin e Kosovës në NATO. Vërtet katër vende anëtare
të NATO-s nuk e njohin Kosovën si shtet, (Greqia, Spanja, Rumania dhe
Sllovakia), por është shumë lehtë që këto vende të votojnë pro anëtarësimit të
Kosovës në Aleancën Atlantike. Asnjëra prej këtyre vendeve nuk mund ta
përballojë një presion politik të koordinuar midis Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Gjermanisë e Britanisë së Madhe.
Greqia
ka probleme me Turqinë, anëtarja më e fuqishme e NATO-s pas SHBA-ve. Spanja ka
probleme me Britaninë e Madhe, por edhe probleme ekonomike që lidhen me
Gjermaninë. Rumania dhe Sllovakia po ashtu nuk do të donin t'i dobësonin
pozitat e tyre në Aleancë për shkak të rrezikut rus. Para këtyre situatave
asnjëri prej këtyre vendeve nuk do të fitonte, nëse do votonte kundër pranimit
të Kosovës në NATO. Ndoshta do kishte abstenim, por jo votë kundër. Në këtë
rast Kosova bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut dhe mbrohet sipas nenit 5 të
dokumentit të themelimit të kësaj aleance nga shtetet anëtare të NATO-s. A do
të mundej që Serbia e madje qoftë dhe Rusia të hynte ushtarakisht e të cënonte
sovranitetin e Kosovës, në këtë rast?! Sigurisht që jo. Kjo është formula më e
thjeshtë e zgjidhjes. Unë parashikoj që kjo të ndodhë në 5-6 vitet e ardhshme.
Pranimi në NATO i jep gjithashtu fund dilemës së dialogut Kosovë-Serbi. Kosova
konsolidohet si shtet më shumë duke qenë anëtare e NATO-s, sesa duke qenë
anëtare e OKB-së. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ajo të mos jetë edhe
anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Atyre
që krahasojnë Kosoën me Afganistanin harrojnë gjithashtu se Kosova është
demokraci. Madje demokracia më e konsoliduar në Ballkanin Perendimor. Harrojnë
se gati 100 për qind e popullsisë së saj është me vokacion pro NATO dhe pro BE.
E kundërta ndodh në Afganistan. Afganistani dëshmoi se ishte pro-talebanëve.
Kosova kurrë nuk do të jetë as serbe, as pro-serbe. Në këto kushte as që
mendohet të ketë ndonjë paralelizëm midis dy vendeve.
Ndaj
besoj se gjithçka u ngrit e u tha për diversion ndaj Kosovës ose ndaj qeverisë
Kurti. Por asgjë nuk është e vertëtë. Asnjë krahasim nuk mund të bëhet midis dy
vendeve, dy rajoneve, dy ndërhyrjeve të NATO-s dhe dy kulturave të ndryshme.
Kosova ka një vend të veçantë dhe në territorin e saj është ndërtuar tashmë një
bazë e fuqishme ushtarake amerikane. Ndërkohë që në territorin e talebanëve
fqinj gjenden baza të logjistikës së mbetjeve sovjetike, si baza ruse e Nishit!